Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shehu ka shtuar se askush nuk i ndalon më në revanshin e tyre ndaj institucioneve dhe e cilësoi Aktin Normativ si ekstrem.
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë është zhvilluar ditën e sotme me debate të shumta mes deputetit demokrat Tritan Shehu për ndryshimet në urdhërin e mjekut. Shehu në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për Urdhrin e Mjekut, i ka quajtur ndërhyrje të paligjshme dhe antikushtetuese të qeverisë. Shehu ka shtuar se askush nuk i ndalon më në revanshin e tyre ndaj institucioneve dhe e cilësoi Aktin Normativ si ekstrem.
“Merret guximi të goditet një institucion si Urdhri i Mjekut. Shteti po fut duart si hajdut, sepse ka frikë nga institucionet e pavarura. Po godasin edhe këtë. Pse? Sepse e ndjejnë se janë të pavarur, profesionistë dhe i kanë frikë. Këtu ka mbaruar gjithçka. Nuk rregullohet më! I bëj thirrjeve kolegëve mjekë që të ngrihen siç u ngritën studentët. Kjo është e paligjshme, antikushtetuese”, tha Shehu.
Shehu ka deklaruar më tej se është shkelje ndërhyrja te ligji i urdhrit të mjekut, duke shtuar se ai është i pavarur.
“Keni frikën të dilni hapur. Bëni ligje të tjera. Është antikushtetuese. Akti normativ është antikushtetues dhe i paligjshëm. Aktet Normative janë të përkohshëm, kurse ky është i përhershëm. Shkelje të rënda kushtetuese dhe e papranueshme. E keni bërë si në kohën e Enver Hoxhës, shtetëzoni edhe qymezet. Po shkatërroni sistemin publik dhe kjo do largojë mjekët, do shtojë korrupsionin. Këtë s’e kanë bërë as Italia dhe as Franca”, tha Shehu.
Kurse nënkryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu theksoi se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë Akt Normativ që prekin urdhrin e mjekut.
“Ndryshon vetëm struktura dhe kriteret e komisionit disiplinor, madje dhe këtë vetë Urdhri do e hartojë. Nuk ka ndryshim të buxhetit apo pikave të tjera. Bëhet fjalë vetëm për një Komision masash”, tha ajo.
Ndërsa kryetari i Urdhërit të Mjekut Fatmir Brahimaj theksoi se nuk ishin lajmëruar për këto ndryshime dhe nuk u bënë palë diskutimi.
“Ajo ishte çështje kriminale dhe jo shkelje e etikes. Nuk mund të ndërhyhej nga ne. Sigurisht ka dhe çështje etike, por në këtë rast ishte vepër penale, aq sa edhe Prokuroria e Tiranës nuk e mori përsipër por e kaloi te SPAK-u. Ne trajtojmë shkelje të lehta etike. Në veprat penale presim vendimin e Gjykatës, ne nuk marrim vendime penale apo t’i trajtojmë”, tha Brahimaj.
SPAK GREQI- Mediumi grek ‘Kathimerini’, ka publikuar një artikull pas lirimit të eurodeputetit Fredi Belerit nga burgu. Në shkri...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malaj se çfarë e sht...
Edi Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me mjekun Kita Sallabanda teksa ky i fundit ka treguar një histori dashurie q...
Anila Denaj TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se mund të ulen taksat për kompanitë që importojn&eum...
Edi Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se siguria në shkolla mbetet një problem për çdo prind. Duke folur nga shkoll...
Edi Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ftuar mësuesit që kanë dalë në pension që të angazhohen në nj&eu...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po vijon me tone të larta debati mbledhjen. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar thirrjen e aplikimeve p&...
Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë TIRANË- Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shënd...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka drejtuar disa pyetje Ministres së Bujqësisë Anila Denaj. Në Ko...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi fëmijët, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së ...