LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Darka me Nezajn dhe hetimi për lobimin e Opozitës, Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

Komentuan akuzat e hedhura mbi të e qeverinë.

25 Janar 2023, 17:58 Nga F.M
VIDEO/ Darka me Nezajn dhe hetimi për lobimin e Opozitës, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me akuzat se ka korruptuar ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal për të ndikuar për të hapur hetimin mbi lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se drejtësia amerikane ka folur qartë për atë çfarë akuzohet ish-agjenti dhe se kjo gjë nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare. I pyetur për faktin që ka darkuar me 'Personin A' (Agron Nezaj), i cili në dosje del si njeriu që ka dorëzuar 225 mijë dollarë në duart e McGonigal, Rama tha se ai është ulur në tryeza në Strasburg e Shqipëri me persona non-grata, por që kjo nuk e vë nën akuzë. 

Pjesë nga prononcimi:  

A ka dijeni ambasada amerikanë që ju keni zhvilluar takime me zyrtarë të FBI?

Edi Rama: Për çfarë duhet të ketë dijeni ambasada amerikane? Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Janë amerikanët që lajmërojnë ose nuk lajmërojnë ambasadën.

- Zoti Rama, pse kryeministri i Shqipërisë duhet të takojë një agjent të FBI-së në prani të personave të tjerë që nuk janë pjesë të qeverisë?

Edi Rama: Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do ta takoja përsëri, sa herë të më jepej mundësia sepse unë kam takuar dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe fakti se presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte apo mund të jetë në hetim kjo nuk ka lidhje me mua apo me këdo qoftë që ne takojmë por ne jetojmë në një zonë të botës ku njerëz merren me “Kë takove, kujt i fole, kujt nuk i fole”, por jo çfarë fole ose çfarë të tha e çfarë i the. Kështu që e kam takuar dhe kam bërë shumë mirë që e kam takuar dhe s’kam absolutisht asnjë problem me këtë dhe ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Dhe më vjen keq për ju por s'ju vë faj sigurisht sepse ju jeni pjesë e ndërmarrjeve që përfaqësoni. Në akt padinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka absolutisht asnjë gjë që lidhet me mua apo me qeverinë përveç fakteve: u takua këtu, u takua atje.

- Takimet në akt padinë thuhet që janë shoqëruar dhe me fatura.

Edi Rama: Në çfarë gjuhe e keni lexuar këtë?

- Në anglisht

Edi Rama: Mësoni më mirë anglisht.

-  Duke qenë se ju thoni që nuk ka asnjë shqetësim për këtë çështje, a do lejoni një hetim parlamentar, një komision parlamentar?

Edi Rama: Jo s'kam unë asnjë shqetësim për këtë çështje. Jo s'kam unë. Drejtësia amerikane e cila e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluzione dhe ka dalë në akuzë për personin dhe në rastin konkret ai ka ne këtë rast akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga shoku i tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që jetojnë bashkë në New York

- I cili ka darkuar bashkë me ju, kanë darkuar të gjithë pak kohe pasi janë bërë pagesat.

Edi Rama: Unë kam darkuar edhe me një person non grata këtu në Shqipëri. Kam darkuar në Strasburg me një njeri që është i shpallur non grata dhe po pastaj çfarë do të thotë kjo që "kam darkuar", çfarë janë këto muhabete?

-  Do lejoni komision hetimor për këtë çështje ?

Edi Rama: Për çfarë?

-Të hetohet kjo çështje.

 Edi Rama: Të hetohet cila çështje? Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzionet. Çfarë do hetohet këtu? Do hetohen fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe çdo lloj raporti me publikun? Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë.

- Te hetohet nëse ka pasur gisht mazhoranca në kërkesën e hetimit për lobimin e opozitës.

Edi Rama: Ka një drejtësi në Amerikë fatmirësisht dhe ka gjykata në Amerikë kështu që nëse ju thoni që drejtësia amerikane, gjykatat në Amerikë mund te kontestohen nga vetëgjyqësia e foltores apo e vulës bashkë me foltoren apo tjetrit e tjetrit, kjo është zgjedhja juaj. Nuk është zgjedhja ime. Unë nuk kam asnjë replikë, asnjë polemikë për të bërë. Unë iu them njerëzve ku eshtë pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane pastaj ata zgjedhin cilën nga pasqyrat tuaja të shohin, të ndjekin, të dëgjojnë edhe madje njerëzit zgjedhin edhe të besojnë që një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për te bërë fitime me shegë dhe me luleshtrydhe!

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet