LIVE UPDATES
Politike

"Buxheti për 2026-ën u rrit në 162 mln euro"/ Debate për financimin e bujqësisë, Salla: Ky buxhet e vendos bujqësinë shqiptare në shinat e anëtarësimit

Gjatë fjalës së tij në komisionin e ekonomisë, Braçe tha se bujqësia ka rënë dhe se sektori i ndërtimit e ka dëmtuar atë.

17 Nëntor 2025, 17:48 Nga E.d
"Buxheti për 2026-ën u rrit në 162 mln euro"/ Debate
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se buxheti për sektorin e buqësisë është rritur në 162 milionë euro. Lidhur me këtë deputeti i Partisë Socilaiste Erion Braçe ka thënë se TVSH-ja 10%, që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin, të cilin do t’i shesë nuk zgjidh hallin e fermerëve.

Gjatë fjalës së tij në komisionin e ekonomisë, Braçe tha se bujqësia ka rënë dhe se sektori i ndërtimit e ka dëmtuar atë. Këtë e argumentoi duke thënë se ndërtimet në Tiranë kanë zënë sipërfaqjen, e cila mund të përdorej në funksion të sektorit të buqësisë. Në lidhje me këtë ai përmendi rastin e liqenit të Farkës, ku sipas tij duhet t'i shërbente bujqësisë për vaditje. Deputeti socialist tha se kjo vjen sepse norma e fitimit në ndërtimi është më e lartë sesa produktiviteti i bujqësisë. 

Pjesë nga diskutimi 

Andis Salla: Zhvillimi sektorit vjen nga më shumë sipërfaqe e ujitura, më shumë fonde investimi dhe më shumë qendra grumbullimi, pasi ne duhet të ecim përpara me hapin e radhës atë të përgatitjes për anëtarësimin në BE. E pikërisht ky buxhet e vendos bujqësinë shqiptare në shinat e anëtarësimit.

Erion Braçe: Nëse nuk rregullohet TVSH në hyrje dhe në dalje jo duke kompensuar fermerin nuk ka zgjidhje. Skemën e TVSH por në krahun tjetër kështu siç është nuk zgjidh problemin e madhe që kemi. Mund të jetë një zbutje por në fund fare do vij tek konsumatori në mes të Tiranës dhe rritja çmimi në treg bllokon prodhimin, nuk kemi zgjidhur problemin e transaksionit. 

Erion Braçe: Është një shifër që më alarmon, nga 4.3 miliardë lekë që ka angazhuar buxheti i shtetit për këtë vit, deri në datën 14.11.2025 mbeten pa paguar 2 miliardë lekë. Pra, është më shumë sesa gjysma e parave që ne kishim planifikuar, që deri më datën 14 nëntor nuk ju është dhënë fermerëve. 2.2 miliardë. Pyetja që kam është, ka përgjigje për këtë punë? Por tani edhe kur jepen paratë të lësh kaq para pa përdorur.

Agron Vata: Nuk digjen as fondet as përfituesit do të paguhen në 2026-ën. 

Erion Braçe: Historia që i lëmë pa paguar fermerët tani që vitin tjetër tu japim këtyre të parëve nuk funksion. Këto janë para të këtij viti dhe duhet ti marrin përfituesit e këtij viti, që ju të lini pa përdorir para për këtë viti dhe të shkojnë për shkurtim të deficitit buxhetor kjo nuk ndodh ose do paguhen fermerët ose do ikni ju. Këto para duhet të paguhen brenda këtij viti për prodhimin që e kanë financuar me lekët e tyre, dhe nëse ata nuk do të marrin dot paratë më mirë ikni ju, kaq.

Agron Vata: 70-80% e skemës konsumohet në dhjetor, është praktikë e ndodhur çdo vit.

Erion Braçe: Bujqësia ka rënë, qoftë në terma nominal, qoftë edhe në përqindje. Sektorë të tjerë janë rritur në mënyrë agresive, madje ndërtimi, është futur në kurriz të bujqësisë. Pse them unë që ndërtimi është ka qenë agresiv madje brutal në raport me bujqësinë. Shikoni Tiranën. Shikoni lindjen, juglindjen edhe jugperëndimin e Tiranës. Çfarë po i bën ndërtimi kësaj sipërfaqe dhe pse po ja bën këtë gjë? Sepse norma e fitimit në ndërtimi është më e lartë sesa produktiviteti i bujqësisë. Shikoni se ç’po bëhet aty sot është akoma liqeni i Farkës, një vepër që duhet t'i shërbente bujqësisë për vaditje, sot plot nga rezidencae toka bujqësore po ikën. Ky është ndërtimi brutal në kurriz të bujqësisë. Po hyjmë një cikël vicioz. Këta që po ndërtojnë, janë edhe importues të produkteve ushqimore në pjesën më të madhe të tyre. Pra nga njëra anë po marrim tokën e bujkut dhe nga ana tjetër po luftojnë bujkun në problemin e importit. E ky është dëm kolosal. 

Turizmi duhet të jetë faktor për nxitjen më tepër të prodhimit përgjithshëm bujqësor edhe blegtoral. Vjen në evidencë një fakt shumë i rëndësishëm që importi i mallrave ushqimorë, është rritur shumë më shpejt se sa prodhimi vendas. Po zëvendëson mungesat që ne kemi në prodhimin vendas. Ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prodhimi vendas duhet të kishte përfituar pjesën e vet nga fluksi i jashtëzakonshëm hyrës i turistëve. Po Autoriteti Kombëtar i Ushqimit a është shkrirë? 

Andis Salla: Është në proces reformimi, në përputhje me kërkesat e BE-së./Dosja.al

andis salla erion braçe agron vata

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!