Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Bardhi u shpreh se me ndarjen e parashikuar përfitojnë vetëm bashkitë ku tha se investohen "projekte korrupsioni".
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku është diskutuar për buxhetin 2025 dhe pjesën e ndarë për pushtetin vendor. Bardhi u shpreh se me ndarjen e parashikuar përfitojnë vetëm bashkitë ku tha se investohen "projekte korrupsioni". Ai mori si shembull bashkinë e Tiranës, në të cilën sipas tij merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet, ku iu referua aferës "5D" dhe Incereneratorit.
“Një nga shqetësimet ka të bëje me faktin se kanalet vaditëse në zonat bujqësore rurale nuk pastrohen. Një bashki e vogël nuk e ka kapacitetin të financoj projekte të tilla. Është e pamundur që një kryetar bashkie të ndjek edhe problematikat në qendrën e qytetit apo në një fshat të thellë. Kjo qoftë për shkak të largësisë por edhe për çështjet të mungesës së financave. Nga ana tjetër shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara dhe përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës. Merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet. Pra i vidhnin. Kjo ishte kompania 5D. Merreshin fondet vidheshin dhe punët nuk kryheshin. Bashkia Tiranë është symbol i këtij korrupsioni por nuk rezulton një skemë e izoluar. Është konstatuar në Tropojë, në Lezhë dhe në disa bashki të tjera. A e ka kryer qeveria një auditim për të parë se si abuzohet me këto para. Incenerator në Tiranë nuk ka, në Fier nuk punon në Elbasan jo e jo. A do ishte më mirë të rishikoheshin këto kontrata. Pra po jepen para për një skemë korrupsioni. E dimë të gjithë pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtarë.”, tha Bardhi.
Kreu i grupit të PD, foli edhe për Reformën Territoriale duke theksuar se ajo tashmë është faktuar si e dështuar. Ai tha se janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërsa shtoi se sot nuk ka as 2.4 orë ujë në ditë.
“Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut. Qëllimi është të delegosh sa më shumë shërbime njësive të qeverisjes vendore. Ju edhe një kompetencë që kishit dhe ja dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore uji në ditë. Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen.”, u shpreh ai.
Xhaferraj TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Sigurisë ka patur debat dhe akuza. Një nga debatet gjat...
Pirro Vengu TIRANA- Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvillon sot mbledhjen e radhës ku po shqyrtohet në parim i projektligji...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot se me buxhetin 2025 qeveria po pë...
komisioni TIRANË- Në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, biznesmeni Ilir Rrapaj në hetim për "Steril...
Jurgis Çyrbja TIRANA- Apeli i GjKKO ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e masës ‘arrest me burg’ ...
vokshi, rrapaj TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë lidhur ...
Safet Gjici ELBASAN- Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici i cili kërkon qëndrimin n&...
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi TIRANA- Apeli i GJKKO ka caktuar trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjet ndaj presidentit t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha siguroi qytetarët në fjalën e tij, se shtylla themelore e programit të PD-së ...
ilir rrapaj TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në S...