LIVE UPDATES
Politike

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ VOA: Ja provat e Prokurorisë ndaj ish-zv.kryeministrit

Transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, apo dhe një mori aktesh të ndërmarra në funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, janë provat që Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur në kërkesën për autorizim për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

11 Korrik 2023, 11:16 Nga DOSJA
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ VOA: Ja provat e
Arben Ahmetaj

TIRANE- Transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, apo dhe një mori aktesh të ndërmarra në funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, janë provat që Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur në kërkesën për autorizim për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Kërkesa, të cilën "Zëri i Amerikës" e ka lexuar, rendit në mënyrë të detajuar fakte të cilat sipas prokurorëve, mbështesin “dyshimin e arsyeshëm” se ish zyrtari i lartë socialist, ka kryer së paku tre vepra penale, nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave.

Në dokumentin paraqitur parlamentit, renditen 6 raste, nga viti 2016 deri në vitin 2020, në të cilat rezulton se zoti Ahmetaj “ka marrë drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë”. Janë 270 mijë euro që ish zëvendëskryeministri dhe ish bashkëshortja e tij Albina Mançka, kanë përfituar nga shitja e 4 apartamenteve dhe dy garazheve në një pallat në periferi të Tiranës në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Shitja u është bërë personave të ndryshëm, të cilët kanë shërbyer, sipas prokurorisë, si mbulesë për burimin e vërtetë të pagesave, të cilat “janë kryer në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri, apo përmes kompanive të tyre”.

Po Zoto dhe Mërtiri rezultojnë sipas hetimeve, të jenë dhe pas një vile në Hamallaj, “nēpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim në emër të shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt”, për një vlerë të deklaruar prej më shumë se 200 mijë euro. Vetë ish zëvendëskryeministri ka mohuar publikisht lidhjen me Zoton në rastin e blerjes së vilës “në mënyrë të rregullt e përmes transkasioneve bankare” nga bashkëjetuesja e tij. 

Kjo vilë është vënë nën sekuestro që prej muajit mars të vitit të kaluar, së bashku me një tjetër vilë në kompleksin turistik “Green Coast” në zonën e Palasës në bregdetin jugor të vendit. Prokuroria shpjegon se “nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, tē një vile, e porositur me kontrate sipërmarrje nga shoqëria “Inerte Express sh.p.k.”,me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e Albina Mançkës. Kjo vilë nuk është deklaruar ndoniëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit tê Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, Ahmetaj ka bërë “deklarim të rremë të shumës së investuar dhe burimit të saj për ndërtimin e një pallati” në Tiranë në ortakëri me një shoqëri private. Një kredi prej pak më shumë se 100 mijë euro “e referuar si burim, ka pasur si qëllim blerjen e një apartamenti dhe për më tepër, kjo kredi është disbursuar në gushte të vitit 2016, ndërkohë që pjesa më e madhe e investimit të mësipërm, është kryer në periudhën janar 2004 - korrik 2006”, vënë në dukje prokurorët.

Një kallëzim i bërë në prokurori nga gazetari Adriatik Doçi, bazuar në komunikimet përmes postës elektronike të gjetura në kompjuterin dhe telefonin e Zotos, të sekuestruara, nxorri në pah pagesa të kryera nga sipërmarrësi për udhëtime dhe qëndrime në hotele në vende të ndryshme të Europës, të zotit Ahmetaj. Ky i fundit ka mohuar kategorikisht faktet e bëra publike. Por sipas prokurorisë janë “34.422 euro, të përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhētimesh, përgjatë periudhës 2013- 2017, pagesa këto, të kryera drejtëpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërmve të tij”.

Po ashtu, nga hetimet rezulton se Zoto dhe Mërtiri, nëpërmjet shoqërisē "Integrated Technology Services", e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit, kanë paguar pak më shumë se 2 milion lekë, disa subjekte tregtare, për punimet e kryera e kryera në vitet 2019-2020 në një tjetër apartament në pronësi të zotit Ahmetaj.

Ish zëvendëskryeministri ka mohuar të ketë patur lidhje me dy sipërmarrësit, duke deklaruar se Zoton mund ta ketë njohur në distancë, por duke pranuar njohjen me Mërtirin, me të cilin, vite më parë, ndodhej në të njejtin automjet, i cili u përfshi në një aksident të rëndë në Maqedoni, ku dhe Ahmetaj mbeti i lënduar. Hetimet e Prokurorisë, në të kundërt, nxjerrin në pah një lidhje të fortë mes tyre. Sipas Prokurorisë, transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët “janë përfitime të parregullta, të dhēna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të terthorte, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmëve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit”.

Në dokumentin dorëzuar në parlament, renditen një numër i konsiderueshëm aktesh ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Sipas hetimeve ai ka forcuar kontrollin dhe pushtetin e institucioneve në varësi të tij, për rastet e koncensioneve, ose ka dhënë vendime që nuk reflektonin problematikat e ngritura dhe nga vartësit e tij. 

“Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kane sjellë dëm në buxhetin e shtetit… konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në perfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit te Financave, tregone më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.

Faktet e paraqitura në dokumentin drejtuar parlamentin, ngrejnë dyshime për implikimin e një rrethi të gjerë personash, privatë dhe funksionarë të shtetit, jo vetëm për rastin e Elbasanit dhe Fierit, por dhe për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet janë në vijim, e për të cilat nuk ka ende asnjë të pandehur.

Kërkesa e Prokurorisë së posaçme për zotin Ahmetaj pritet të shqyrtohet sot nga Këshilli i Mandateve i cili duhet t’i paraqesë një raport parlamentit, mbi bazën e të cilit të votohet kërkesa për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit. Ky i fundit, ka të drejtën të paraqitet personalisht për të dhënë variantin e tij të fakteve, por ende nuk ka patur prej tij asnjë reagim. Zëri i Amerikës u përpoq të kontaktonte me avokatët e tij, por pa mundur të marrë përgjigje. /VOA

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale