LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike

Parlamenti shqiptar ka miratuar një strategji kombëtare për të luftuar ndërhyrjen e huaj dhe dezinformimin – por opozita pretendon se ajo mund të përdoret kundër mediave vendase që demaskojnë dështimet e qeverisë.

11 Korrik 2025, 12:09 Nga Fjori Sinoruka
BIRN: Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të
Kuvendi

TIRANA- Paralajmërimi në parlament tingëlloi i fortë.

“Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë një shënjestër e vazhdueshme e ndërhyrjeve të huaja dhe e dezinformimit, ndaj nevojiten masa parandaluese, me ndihmën e partnerëve tanë evropianë”, u tha deputetëve më 3 korrik deputeti Erjon Braçe nga Partia Socialiste në pushtet.

Po atë ditë, deputetët votuan për të miratuar një Strategji të re Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit – e cila synon të luftojë ndërhyrjet e dëmshme të huaja në sektorë të rëndësishëm si zgjedhjet, media dhe siguria kibernetike.

Gjatë prezantimit të strategjisë nga Braçe, i cili është kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar Kundër Dezinformimit, ai tha se masat janë të nevojshme për të forcuar sigurinë kombëtare pas sulmeve kibernetike në vitet e fundit dhe përkushtimit të Shqipërisë për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.

Në vitin 2022, një valë sulmesh kibernetike ndaj rrjeteve qeveritare shqiptare u krye, sipas një raporti të FBI-së amerikane dhe Agjencisë Shqiptare për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë, nga hakerë që punonin për Iranin.

Braçe shpjegoi se strategjia e re mbështetet në katër shtylla, të cilat përfshijnë ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të parandaluar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga ndërhyrje të tilla, përmes forcimit të partneriteteve me NATO-n, BE-në dhe aleatë të tjerë.

Ato përfshijnë gjithashtu mbrojtjen e ekonomisë së Shqipërisë dhe sektorëve kritikë brenda saj nga penetrimi financiar nga aktorë të këqij, si dhe mbrojtjen dhe forcimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias përmes mbështetjes së gazetarisë investigative në identifikimin e ndërhyrjeve të dëmshme.

Sipas strategjisë, “dezinformimi, manipulimi i informacionit dhe ndërhyrja e dëmshme e huaj në proceset demokratike përfaqësojnë kërcënime hibride që kanë marrë përmasa globale gjatë dekadës së fundit, duke minuar besimin tek institucionet shtetërore themelore dhe funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë demokratike”.

Detaje specifike mbi mënyrën se si do të zbatohet strategjia nuk janë dhënë ende. Por opozita shqiptare dyshon për motivet e qeverisë.

Opozita argumenton se nën sundimin e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, e cila u bë edhe më dominuese pas fitores së saj të fundit në zgjedhjet parlamentare, strategjia mund të përdoret për të mbytur kritikat dhe për të minuar median e lirë.

Partia Demokratike e opozitës bojkotoi punën e Komisionit të Posaçëm Kundër Dezinformimit dhe votimin më 3 korrik.

Deputetja Ina Zhupa nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë Rama se po përpiqet gjithnjë e më shumë të kontrollojë peizazhin mediatik për të siguruar mbulim miqësor të veprimeve të saj, e quajti strategjinë një “mjet politik”.

“Strategjia e dezinformimit përfundoi ashtu siç filloi, një strategji e njëanshme për t’u përdorur si një mjet politik kundër medias, por edhe për të kapur disi gazetarinë dhe median në Shqipëri”, tha Zhupa për BIRN.

“Nëse e lexoni me kujdes objektivin e katërt që ka të bëjë drejtpërdrejt me median, aty përshkruhet me këto fjalë: së pari, verifikimi i fakteve. Republika e Shqipërisë do të investojë në verifikimin e fakteve, që do të thotë se qeveria shqiptare do të bëjë verifikimin e fakteve dhe do të sponsorizojë start-up-e për të kryer verifikimin e fakteve”, tha ajo.

“Kjo tregon qartë qëllimin për të pasur përfshirje direkte në media, sepse këto start-up-e do të varen nga donatori, domethënë qeveria.”

Elvin Luku, një ekspert i medias që drejton organizatën MediaLook në Tiranë dhe që ka qenë kritik ndaj strategjisë, tha se është e paqartë se si do të zbatohet në praktikë mbështetja e premtuar për gazetarinë investigative.

“Sa i përket mbështetjes për gazetarinë investigative, duket interesante që në pikën 4.1.5 të strategjisë thuhet se do të ofrohen stimuj fiskalë për gazetarinë investigative. Por nuk e kuptoj se si do ta bëjnë këtë në praktikë”, tha Luku për BIRN.

Sipas Zhupës, kjo pjesë e strategjisë ngre edhe më shumë alarme. “Kjo do të thotë se media do të kryejnë hetime me lejen e qeverisë”, argumentoi ajo.

Nevoja për masa mbrojtëse për të shmangur keqpërdorimin

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Posaçëm Kundër Dezinformimit, në parlament. Foto: LSA
Blerjana Bino, një eksperte e medias që drejton Qendrën për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim në Tiranë dhe organizatën për lirinë e medias Safe Journalists Albania, dhe që mori pjesë në takimet konsultative për strategjinë, argumentoi se nevojiten masa mbrojtëse për të shmangur keqpërdorimin e mundshëm të masave kundër dezinformimit.

“Si pjesë e konsultimeve dhe në takimet e organizuara nga Komisioni i Posaçëm Kundër Dezinformimit, në të cilat morëm pjesë, theksuam nevojën për masa mbrojtëse të qarta për të shmangur keqpërdorimin e mundshëm gjatë zbatimit të planit të veprimit të strategjisë, për shembull për të siguruar që kritikat legjitime ose zërat kundërshtues të mos etiketohen si dezinformim apo ndërhyrje e huaj”, tha ajo për BIRN.

“Strategjia ka disa parime të përgjithshme për rritjen e mbrojtjes kundër manipulimit të informacionit nga ndërhyrja e huaj dhe zbatimi në praktikë duhet të garantojë respektimin e shtetit të së drejtës, lirinë e shprehjes dhe standardet e Këshillit të Evropës për lirinë e shprehjes”, shtoi ajo.

Ajo argumentoi se qeveria duhet të “garantojë që shqetësimet legjitime për sigurinë kombëtare të mos komprometojnë të drejtat themelore të njeriut dhe liritë demokratike”.

Gazetarët shqiptarë kanë shprehur gjithashtu shqetësime për strategjinë, veçanërisht sepse tashmë e kanë të vështirë të marrin informacion nga qeveria dhe institucionet shtetërore. Esiona Konomi, një gazetare politike që mbulon parlamentin, argumentoi se qeveria aktualisht nuk po bën asnjë përpjekje për të përmirësuar transparencën.

“Përkundrazi, ndërsa promovohet një luftë kundër informacionit të pasaktë apo tendencioz, media nuk po forcohet duke u pajisur me akses në informacion”, tha Konomi për BIRN.

“Dezinformimi fillon para së gjithash nga mungesa e informacionit dhe nga kjo perspektivë, mazhoranca socialiste e ka përkeqësuar situatën, duke qenë burimi i parë i dezinformimit”, pretendoi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se “paketës i mungon garanci konkrete se kush do të mbrojë lirinë e shprehjes nga ata që do të ‘luftojnë dezinformimin’”.

Si shumë të tjerë, Konomi është e shqetësuar se strategjia mund të kthehet në një mjet në duart e qeverisë për të mbytur mbulimin mediatik që nuk i pëlqen.

“Për sa kohë që nuk ka institucione rregullatore të pavarura ose institucione vetërregulluese të besueshme në fushën e medias dhe informacionit, pajisja e qeverisë me paketa ‘kundër dezinformimit’ mund të kthehet lehtësisht në një armë të partisë në pushtet për të luftuar median kritike që është jashtë ndikimit të saj”, argumentoi ajo./ BIRN

kuvendi media

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!