LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të gjithë përgjegjës! Oligarkë, mos bashkëpunoni me Ramëm

• Sali Berisha kërkoi çeljen e negociatave për Bashkimin Europian. • Në një konferencë për shtyp, Berisha shprehu kundërshtimin e tij për ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që është hartuar dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend. • Po ashtu, Berisha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit. • Sipas tij, Gazment Bardhi është i implikuar në këtë ngjarje po aq sa Taulant Balla, Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. • Sipas tij, Bardhi e harroi Arbër Paplekajn dhe bashkëpunoi me Ballën për mbylljen e Komisionit Hetimor. •Paralajmëroi edhe Ramën për protestën e 7 korrikut.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD-Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në takimin me gazetarët ka folur dhe për çeljen e negociatave teksa është shprehur se nëse negociatat do të çeleshin do ishte një frymëzim për potestën e thirrur me datë 7 korrik para Kryeministrisë nga selia e PD. Berisha tha se megjithatë ishte kundër binjakëzimit të vendeve për t'u anëtarësuar.

“Do ishte frymëzimi i madh. PD bën thirrje për hapjen e negociatave. Ndikohet për rrënimi i regjimeve demokratike. Të hapen negociatat me Shqipërinë se nuk është produktiv binjakëzimi. Vendet janë të pavarura, nuk i çifton dot në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Krim, krim dhe vetëm krim!

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha foli dhe për legalizimnin e kanabisit mjekësor në vend. Berisha shprehu vendimin e tij kundër projektligjit, duke mos i kursyer edhe akuzat për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama po bën gjithçka për të shkatërruar qenien e shqiptarëve. 

“Legalizimi i kanabisit, Berisha: Krim, krim dhe vetëm krim! Do të thotë të shpallësh veten Escobarin e Europës. Rama e bën në doktrinën e Soros. Ai ka kërkuar që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drograve. Edi Rama në zbatim të kësaj praktike është një damkë e madhe për vendin. Edi Rama po bën gjithçka për të shkatërruar qenien e shqiptarëve”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-Pallati i Brigadave me koncension, deklarata e fortë e Berishës: I bëj thirrje oligarkëve që…

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha duke folur në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu ka folur dhe për dhënien me koncension nga qeveria të Pallatit të Brigadave. Në fjalën e tij, Berisha u dha një këshillë dhe ‘oligarkëve’ duke ju thënë që të mos inkriminohen me Edi Ramën.

“A e morët vesh tani që pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Eshtë një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme, e inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm, me koperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur siç bëri me Butrintin që zgjodhi Kepin e Stillos, po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar Parkun përreth për të ndërtuar dhe për ta shkatërruar. Pas tyre dalin kullat gradualisht, por Edi Rama nuk do jetë në pushtet. i bëj thirrje oligarkëve “mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Është fatale ajo që bëni, sepse ka ligje në botë, nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro. Por në qoftë se kryen veprime si i djeshmi që i merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve, kjo quhet valixhe me para.  Ajo ishte një këshillë. Këshilla ka gjithmonë një relativitet të madh. Askush nuk mund të pengohet për të ardhur në protestë. Nëse jap një këshillë në interesin më të mirë të protestës, kjo nuk do të thotë ndalim. Është thjeshtë një këshillë. Po të duan e pranojnë, po të duan nuk e pranojnë. është e thënë që të kapeni me valixhe. Nuk do gëzoni pasuri të vendosur duke paguar Edi Ramën. Këto akte kriminale nuk do të mbeten pa përpgjigje. Prapa një 73-vjeçari del investitori strategjik përtej Vollgës në Durrës. Kam thirrje për ta, tërhiqni mos vidhni me Edi Ramën. është kapur në flagrancë Edi Rama. Nuk i shpëton dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-MESAZHI- Berisha paralajmëron Ramën: Edvin! 7 korriku është vetëm fillim. E di ti që fjala ime është FJALË

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha tha se 7 korriku do të jetë vetëm fillimi, duke premtuar tubime të tjera.

“I pari lexon mesazhet e Ballës. Nuk ka leverdi shikuesi të merret me shkëmbimet Balla-AliBasha. Janë permanente. Edi Ramës i them; ky është vetëm fillimi. Edvin është vetëm fillim. E di ai shumë mirë që fjala ime është fjalë. Ka tejkaluar çdolloj vije të kuqe”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-Ngjarja e Elbasanit, Berisha s'heq dorë: Papleka i kishte shkuar për Bardhin, jo për të atin. Rama të kërkonte ndihmë nga SHISH

 

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët në selinë blu u ndal sërish tek ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë. Berisha u shpreh se përgjegjës për vrasjen e ndodhur është Gazment Bardhi dhe Taulant Balla. Ai tha se Papleka vrau për Bardhin ndërsa ky i fundit e braktisi dhe nuk ia përmend asnjëherë emrin. Ndërsa për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Berisha tha se ai di shumë për kryeministrin Edi Rama.

“Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet krimanale më të mëdha në vend. Janë të implikuar disa drejtorë të Policisë. Prokurorë dhe Taulant Balla dhe Gazment Bardhi. Kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë. Nuk isha në vendin e ngjarjes, por kuptova se kishim të bënim për një akt kriminal që po kërkohej të mbulohej. Nuk e njihja Arbër Paplekaj, por askush nuk më foli keq për të. Ai e njihte shumë mirë armën. Doli që në anën tjetër të rrugës. Ç'ka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekajn. Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti sepse donin që ta mbyllinin çështjen. Aty mund të kishim pasur katër të vdekur. është një nga ngjarjet më të shëmtuara. Edi Rama duhet të kishte pyetur Policinë. Dakord të gënjen, por duhet të pyeste SHISH. Ai donte votat me gjak. Bardhi nuk flet kurrë, unë grita disa herë çështjen dhe ai heshti. Ai kishte shkuar për Gaz Bardhin, jo për të atin. I them SPAK dhe kreut të SPAK se Alfred Shehu është kriminel dhe bashkëpunëtor i bandës së Elbasanit. Arjan Hoxha ka meritën e madhe, i doli atij. Arjan Hoxha njoftoi Policinë. Akti i parë. U zbardhën gjërat tani. Në bazë të njoftimit të tij shkoi Policia aty. E rrëmbyen tha Grecën, nëse do i merrte nuk do kishte të vravë dhe të plagosur sot. Ata ishin aty. Edi Rama është peng i Ardi Veliut, se di shumë gjëra për Edi Ramën ai. Nuk e shkarkon dot”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-'Basha&Alibeaj mos të vijnë në protestë'/ Berisha: I këshillova, ata po deshën...

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË-Duke folur në takimin me gazetarët nga selia blu Berisha sqaroi dhe njëherë ‘këshillën e tij për Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeajn, të cilëve u tha që të mos dalin në protestë. Në fjalën e tij, në daljen për media, Berisha tha askush nuk është i ndaluar të vijë në protestë, por ai kishte dhënë këshillën e tij. 

“Është relative, është këshillë. Askush nuk pengohet për të ardhur në protestë. Nuk do të thotë ndalim, pro është është thjeshtë nëj këshillë”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

 

4 VITE ME PARE

VD-Rikompensimi i materialeve të ndërtimit, Berisha: Akt cinik, Rama i shpërndau me klikën e tij

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës nga selia blu u ndal dhe tek seanca e djeshme parlamentare ku u votua dhe për kompensimin e ndërtuesve për shkak të krizës. Berisha u shpreh se Rama në këtë mënyrë shpërbleu klikën e tij. Kreu i demokratëve e quajti këtë një akt cinik dhe ç'njerëzor.

“Akti i djeshëm në parlament tejkalonte dhe imagjinatën. Dje Edi Rama vendosi me ligj që qindra milonë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve me borde shushunja, duke rritur çmimet. Në vend që t'i riktheheshin atyre që vuajnë për kafshartë, atyre që po u falimentojnë bizneset, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij. Ata që kanë fituar tendera me çmimet më maksimale, po marrin bonusin e ri. Nuk ka akt më cinik dhe ç'njerëzor. Pra një dekret qeveritar i pashembullt në histori. Çdo vend në periudhë krize të tillë bën dekrete për të lehtësuar njerëzit në nevojë. Në Shqipëri ndodh e kundërta”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

4 VITE ME PARE

VD-Berisha e nis me të qeshura: Ramën e kapi tmerri i protestës, konfrerencë shtypi në të njëjtën orë me ne

Berisha: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ishte frikësuar nga protesta e 7 korrikut, ndaj dhe sot kishte njoftuar konferencë për shtyp në një orar me të. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Ramës i ishte futur frika nga ai. 

"Tmerri i protestës e ka detyruar që të shpallë Sali dipendencën. Ka caktuar konfrerencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë dhe zemra e qytetarëve janë tek protesta mbarëpopullore. Unë jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit. Me datën 7 korrik në 7 të darkës do të mblidhemi në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur. Motivet janë të jashtëzakonshme. Kurrë ndonjëherë orët e harxhuara në një protestë nuk kanë patur një mision më të madh se kjo protestë,"-tha Berisha

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen