Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha përmendi kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, për të cilin tha se u dërgon mesazhe administratës duke i udhëzuar të bërtasin në takimet elektorale.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka në dorë sondazhe të dala nga rrjetet sociale dhe sipas tij, dominojnë të zgjedhurit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. I ftuar në “Open”, Berisha tha se në rastet e kandidatëve Igli Cara në Durrës apo Fisnik Qosja në Kavajë nuk ka krahasim dhe duket qartë epërsia në pëlqimin e qytetarëve. Berisha përmendi kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, për të cilin tha se u dërgon mesazhe administratës duke i udhëzuar të bërtasin në takimet elektorale. Ndërsa Emirjana Sakon, kryebashkiaken e Durrësit e konsideroi një Vangjush Dako me pantallona.
“Të gjitha të dhënat e lidhura me të vërtetën, me zemrën dhe mendjen e qytetarëve faktojnë një epërsi të jashtëzakonshme të fushatës opozitare, ndaj fushatës së dështuar dhe personalizuar të Edi Ramës. Kandidatët e opozitës kanë bërë ftesa për kundërshtarët e tyre dhe nuk ka pranuar askush. Nuk mund të vijë asnjë prej tyre përballë kandidatëve tanë. Fisnik Qosja në Kavajë duket përballë kandidatit Krajli në qytet sipas sondazheve në rrjetet sociale. Ky është sondazhi i vërtetë dhe ky sondazh është bërë nga një kompani ndërkombëtare. Në Gjirokastër, Flamur Golemi me rekorde të zeza shfaqet këtu. Donald Trump e nxirrnin të gjitha sondazhet katastrofë, por ato të kësaj kompanie e nxirrnin fitimtar të sigurtë dikur. Shikoni negativitetin e Emirjana Sakos, neveri universale ndaj saj në Durrës. Kjo do shkojë në SKAP, ka marrë hidrovorin, aferë 17 milionë euro. Ka spostuar hidrovorin në kundërshtim me vendimet dhe ka zgjatur kanalin e madh për të mbushur xhepat e vetë dhe e ka vendosur në një zonë që nuk thith ujërat dhe mbytet. Kjo është Emiriana Sako. Me Igli Carën nuk krahasohet kurrkund. Ajo do shkojë në gjykatë. Kjo është një Vangjush Dako me pantallona. Në Pukë Gjon Gjonaj është njeriu më i urryer në veri, ka shkuar i ka vendosur duart në fyt qytetarit. Vetëm këtu ndodh me njerëzit e Edi Ramës. Nuk fiton dot ky. Ja tjetri më i urryer, Pjerin Ndreu. U dërgonte mesazh, do brohorisni rroftë Pjerini dhe bërtisni mes fjalive të kryetarit thoshte. Prandaj Lezha e flak Pjerinin. Asnjë armik në histori nuk e ka keqtrajtuar veriun si Edi Rama. Është armik i egër. Ky shkon në rrugën Lezhë-Shkodër dhe ndërton me 3000 e ca milionë rrugë anësore. Ky i jep Benet Becin maketin e hryjes së Shkodrës që ka treguar vite më parë për të mashtruar,”- tha Berisha.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca duhet të marrë të gjitha Bashkitë në vend. Ndër të tjera g...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh opozitën fituese në Tiranë, Durrës dhe Elbasa...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur ...
Ilir Meta TIRANË- Ilir Meta shprehet se Edi Rama nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. I ftuar në Çim Peka Live, Meta tha se Ra...
Zgjedhjet Mendimi pozitiv/negativ për Partinë Socialiste 52.7% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për PS, 44.4% kanë mendim nega...
Arlind Qori TIRANË- Në pjesën e tretë të emisionit ishte këtë të hënë Arlind Qori kandidati i “L&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për strategjinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjal&eu...
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi TIRANË- Projeksioni i rezultatit për zgjedhjet lokale të Bashkisë Tiranë. Sipas Barome...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, po ndërton një kullë n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot është kthyer në një moderator emisioni. I ftuar në "Të Paekspozuarit" në...