LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama nuk del dot në debat, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama

Ai përmendi më tej dhe një sërë shifrash e miliona euro që sipas Berishës, kanë përfunduar në xhepat e qeverisë. 

8 Maj 2023, 20:29 Nga F.M
Berisha: Edi Rama nuk del dot në debat, se në mes të Vlorës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, po ndërton një kullë në Vlorë. Në vijim të fushatës për 14 majin, teksa kërkonte votën për kandidatët e tij, Berisha tha se Rama nuk i del dot në debat sepse e di që do t'i përmendë 'përbindëshin' që po ndërton i vëllai në Vlorë. Ai përmendi më tej dhe një sërë shifrash e miliona euro që sipas Berishës, kanë përfunduar në xhepat e qeverisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Qytetarët për të janë të shpërfillur. Ju e shifni si kalon nga takimi në takim, me një fjalor të varfër me 5 fjali, banal, të turpshëm, zorra qorre, zorra e hollë, kështu më tha gjyshja, kështu më ka thënë gjyshja, nuk kam motër se je çun i mirë, apo po votove opozitën nuk të jap para. Shikoni logjikën e një cubi, e një njeriu që nuk asnjë lloj norme, standardi moral, jo më demokratik. Me të gjitha këto, çfarë tregon ky, përçmimin ndaj qytetarëve. Tregon se ky nuk ka asnjë respekt për qytetarin. Përpiqet me fraza të tilla të vendosë një perde. Nuk pranon të dalë përpara, para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë, hajde dalim në studio ose në shesh, të kthejmë xhepat, tu përgjigjemi shqiptarëve për çdo pyetje që ata kanë, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjarët e tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, kanë fituar me qindra tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radhë. Nuk del dot, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama. Nuk del dot sepse thotë unë firmos, fap, fap, fap dhe pap, pap, pap. 420 milionë euro djegësa që nuk ekzistojnë kërkund, ndërmarrja falso me të cilën po vjedh shqiptarët. Nuk del dot se me dufet e tij të urrejtjes ndaj fjalës së lirë, mbylli televizionin dhe tani çdo shqiptar do të paguajë gjobën që i vunë Shqipërisë, 120 mln euro për Agon Channel. Po të tilla janë një seri procesesh dhe ky borxh për ne do të shkojë në 1.6 miliardë euro. Sa janë 1.6 miliardë euro? Janë më shumë se rrogat e dy viteve të të gjithë shqiptarëve. Nuk del dot sepse nuk mund të justifikojë mashtrimet e tmerrshme që u ka bërë qytetarëve. Nuk lejon të dalë as mafian e tij. Ky Golemi këtu që është edhe mjek, që është edhe turpi i mjekut. Erdha këtu para nja 10 ditësh dhe një djalë, një qytetar i ri u nis në mesnatë për në Tiranë për të operuar apendicitin, sepse Golemi e ka mendjen tek pasurimi i tij. Këta janë të shkëputur nga qytetarët, krejtësisht. Kudo që shkoj, del ky Golemi tani këtu me Dorjanin, nuk del dot sepse ka vjedhur, ka mashtruar, nuk del dot sepse ai nuk është kandidati juaj, sepse është kandidati i Edi Ramës, nuk del dot, asnjë prej tyre nuk dalin. Çfarë sekti janë këta, çfarë i lidh këta me qytetarët që nuk guxojnë të dalin para tyre, për të ju dhënë llogari. Kudo që shkoj kam kënaqësi të madhe, dëgjon programe. Këtu dëgjova të Dorianit, në Sarandë dëgjova të zotit Cikuli dhe me radhë. Programe njerëzish seriozë, qeveritarësh të vërtetë, programe qytetarësh të cilët ju kanë dëgjuar ju, kanë diskutuar me ju, kanë bërë projektet dhe vijnë të qetë para jush, vijnë të votuar nga ju.
Kurse këta nga vijnë? Nga vjen kandidati i Libohovës, i Mirela Sherrit. I implikuar me drogë, me procese penale, në prokurori dhe kudo. Kështu janë në tërësi këta. Pa le më tmerri i Tepelenës, Tërmeti i cili në çdo variant të përkthyer shqip e ka emrin tmerr.

sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet