Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha thotë se të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet gjatë konferencës nga gazetarët se përse nuk e dërgon në SPAK dosjen me denoncimin për Edi Ramën. Berisha thotë se të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën.
"Të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën. SKAP-i sot është një organ i kontrolluar në mënyrën më të pamëshirë, më denigruese nga Edi Rama.
Ju jeni dëshmitarë se si ai urdhëron larot e tij për të marrë pushtetin e parlamentit, të bëhen pjesë e puçit antikushtues të Edi Ramës dhe të përcaktojnë heqje lirie për dalje jashtë vendit për kryetarin e PD, pa marrë leje parlamenti.
Kur skapistët dhe gjykatësit kalojnë në një shkallë të tillë, ata janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën. Ata janë një korporatë kriminale me qeverinë, që zbatojnë urdhra të tillë.
A mund të thuash fjalë të tjera për njerëzit e antiligjit?
E kam theksuar dhe e theksoj, Arben Kraja është ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Ligji aktual i prokurorisë së shtetit e nxjerr atë jashtë detyre. Por rri aty si laro i Edi Ramës për të zbatuar urdhrat që keni parë ju vetë.
Për të përcaktuar masa arresti dhe ndalimi për të dalë jashtë shteti për kundërshtarët politikë, të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj, asnjë nen. Apo Melonai që për lidhjet e saj obskure me njërin nga eksponentët më kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri e rajon, Taulant Ballën, deklaron në sallën e gjyqit se korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin.
Shpikja e një bande kriminale që shkelmon ligjin, që fuzionon amoralitetin me moralin, integritetin me depersonalizimin, një shërbëtore e mjerë e krimit dhe Edi Ramës.
Për të mos thënë për gjykatësen që fshihet prapa krimit të saj, që nuk ka asgjë të përbashkët me një gjykatëse, përveç fshehjes që bën prapa krimit të saj dhe aferave.
A jam i qartë tani në lidhje me problemin e SKAP-it? A mund të dërgohet apo jo, kjo nuk ka rëndësi të madhe.
Edhe mund të dërgohet sepse ekzistenca e institucioneve është një realitet dhe ato meritojnë të shpëtohen, njëlloj si Shqipëria, nga Edi Rama. Se ato janë bërë pjesë e luftës politike të Edi Ramës ndaj opozitës.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot konferencë për reagimin e ministrit të Brendshëm, Taul...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se ende nuk ka një datë ku...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasi mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqu...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar së fundmi edhe nga grupimi i demokratëve që udhëhiqen n...
Saimir Tahiri Duke analizuar marrëdhëniet mes krimit të organizuar shqiptar dhe italian në lidhje me trafikun e drogës dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se çmimi i rrugëve në Shqipëri ëhstë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në diskutimet për buxhetin e vitit 2024, ësht&e...
Edi Rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shkodra është prioritet për qeverinë e tij. Në Asamblen&eum...
Edi Rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetarit të Bashkisë në Shkodër Benet Becit i janë vën&eum...
taulant balla TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve dhe kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës...