LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama ka vendosur një censurë të plotë për parlamentin e lirisë. Mediat nuk guxojnë të japin fjalët tuaja

Berisha theksoi se asnjë nga mediat nuk guxon të transmetojë fjalën e të ftuarve që flasin në rrugën e Shpresës.

11 Mars 2024, 20:05 Nga I.A
Berisha: Rama ka vendosur një censurë të plotë për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një censurë të plotë në parlamentin e lirisë në rrugën e poshtë banesës së tij. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha theksoi se asnjë nga mediat nuk guxon të transmetojë fjalën e të ftuarve që flasin në rrugën e Shpresës.

"Qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të të vërtetës dhe dinjitetit, ju përshëndes përzemërsisht. Përulem me nderimin më të madh para jush që keni shndërruar Rrugicën e Shpresës në parlamentin e fjalës së lirë. Që me protestën tuaj të përnatshme, me oratorët tuaj të mrekullueshëm jeni shndërruar në një burim të pashterrshëm frymëzimi për çdo shqiptar. Në një burim të vërtetë drite për mendjet e shqiptarëve, për zemrat e tyre. Thirrja juaj është thirrja e luftëtarëve, e guximtarëve, e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të pamposhtur, që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo diktaturë e dytë, nga ky regjim që po shpërbën me shpejtësi marramendëse kombin shqiptar.

Të dashur miq, çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë pesha e krimit, pesha e vjedhjeve, pesha e mashtrimit, nga regjimi diktatorial për qytetarët shqiptarë. Çdo ditë që kalon, ky regjim mbjell dëshpërim, mbjell varfëri, mbjell largim dhe vetëm largim të shqiptarëve nga Shqipëria. Theksoj këto fjalë sepse jemi në një emergjencë kombëtare. Jemi në një pushtim të egër për të cilin qytetarët janë vetëm për t’u vjedhur, për t’u mashtruar, për t’u përzënë nga Shqipëria. Të dashur qytetare dhe qytetarë, çdo ditë që kalon është mbijetesë e këtij regjimi. Çdo ditë që kalon është rrënim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama me gjithë propagandën e tij mbjell mashtrim 24 orë mbi 24 orë. Ai ka vendosur një censurë të plotë totale për parlamentin e lirisë. Mediat, të terrorizuara, nuk guxojnë të japin fjalët tuaja. Nuk guxojnë t’u thonë qytetarëve të vërtetat. Përkundrazi, transmetojnë me një jehonë të shpifur njëra pas tjetrës, mashtrimet, trillimet e deklaratave të Edi Ramës, anëtarëve të organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, anëtarëve të organizatës kriminale që ka pushtuar drejtësinë e vendit. Çfarëdo që ndodh, justifikohet me një frazë, me një mashtrim, ndërkohë që vazhdohet të vjedhin në mënyrë të tmerrshme këta qytetarë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës