LIVE UPDATES
Politike

Berisha publikon dokumentin e mbledhjes së vetorëve: Ja si u bë vetingu me lista të ardhura nga partia

Berisha publikoi para gazetarëve një faqe protokolli, të mbledhjes së vetorëve që kanë bërë vetingun ne drejtësi.

20 Dhjetor 2024, 13:13 Nga I.A

Berisha publikon dokumentin e mbledhjes së vetorëve: Ja si u bë

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publik një skandal që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Berisha publikoi para gazetarëve një faqe protokolli, të mbledhjes së vetorëve që kanë bërë vetingun ne drejtësi.

Fjala e Berishës:

Ndaj dhe për ta çuar pak më tej, unë ju kam deklaruar ju këtu se është vepruar me lista të ardhura nga partia. Komitetet e PS hartuan listat e prokurorëve dhe gjykatësve për çdo rreth që ishin kundërshtarët e tyre. Pastaj u kategorizuan ata të lëkundurit që edhe e dredhin, edhe nuk e dredhin. Në fund mbetën besnikët. Do ju lexoj këtu me lutjen time të keni durim, se duhet ta lexoj siç është shkruar, një faqe protokolli, se protokollet janë publike të mbledhjes së vetorëve.

Kryetarja Genta Tafa: Unë do isha shumë dakord që t’i fusnim të gjithë në short nga A tek ZH dhe ndërkohë ndryshojmë të hapet procedurale afatin.
Xhensila Pine, komisioner: T’i hedhim si propozim që të bëjmë këtë shortin e veçantë në vend të 15-ës se kjo mbetet zgjidhja.
Roland Ilia: T’i pyesim edhe njëherë si të bëjmë.
Genta Tafa: Bëni si të doni, thonë. (E ka fjalën për ndërkombëtarët) Miratojmë listën njëherë? Ka kundër? Nuk ka, lista miratohet me 120 emra nga ONM-ja. Data e shortit?
Xhensila Pine: 15, duhet të hedhësh në votë propozimin që të bhet në 15 dhe të zëvendësohet shorti i zakonshëm.
Genta Tafa: Jo, këto janë dy propozime. Unë jam personalisht shumë dakord që të bëhet më 15 dhjetor, por unë nuk jam dakord që të anshkalojmë shortin e zakonshëm. Për mua do të ishte e tepër se ne e kemi përjashtuar shortin e zakonshëm dhe kemi hyrë në gojën e medias, heq këtë dhe vë atë.
Halli janë goja e medias, jo ligji dhe e drejta këta.
Xhensila Pine: T’i hedhim në votë me zëvendësim, po nuk u miratua, do ngelet ashtu Genta. Ta hedhim në votë të zëvendësojmë 15 dhjetorin me këtë listën që na erdhi dhe shortojmë vetëm 120.
Genta Tafa: Ddakord. Propozimi i Xhensilës. Kush është dakord?
Komisioneri Olsi Komici, mbajeni shënim se na del një Olsi i tretë i dosjes së Altin Bajrit. Olsi i parë u supozua se mund të ishte Olsi Dado, ai nuk ishte dhe unë që e publikova mesazhin e qytetarit dixhital mora një kundërpërgjigje nga Altin Dumani se nuk është Olsi Dado. Po se cili është Olsi, e fsheh Altin Dumani. Altin Dumani nuk tregon se cili është Olsi që mori dy kostume fringo.
Olsi Komici: Do diskutim kjo. Duhet të mblidhemi me ndërkombëtarët. Nuk mund të ecim ashtu ne.
Etleda Çiftja: Ndërkombëtari ka thënë, bëj çfarë të duash. Kjo është pyetje vetes. Do 240 apo 120.
Komisionere famoze Valbona Sanxhaktari, ish-nusja e Hakmarrjes për Drejtësi, përfaqësuese kryesore e Fatmir Xhafës në veting: Nuk është vetëm kjo pyetja Leda, se nuk është korrekte që ta zëvendësojmë, mendoj unë, për procedurë. Edhe unë nuk dua 240 dhe jam për variantin që ta shortojmë këtë dhe pastaj të shohim se çfarë mund të bëjmë me 15 dhjetorin. Për procedurë ti nuk ke si ta bësh. Për procedurë ti thua kjo ka tjetër bazë, po e bëj këtë. E anulloj shortin e 15 dhjetorit sipas pikës 8 për 15 qershor për shkak të ngarkesës nëse edhe këtë do e vendosim ose hajde ta shortojmë.
Komisionerja Etleda Çiftja: Genta ia ka foruarduar Ferdinandos dhe ai ka thënë bëni çfarë të doni, kjo është zgjidhja juaj. (Dëgjoni tani se çfarë përfaqësimi nga ONM).
Olsi Komici: Po nuk është përgjigje bëni çfarë doni.
Kryetarja Genta Tafa: Ore, a e kam sjellë me email? Tani unë jam që ta hedhim këtë, propozoj që ta hedhim, perceptimi i publikut kur ti hedh një short jashtë afatit, për mua jepte efekte në publik, sepse të tërë e komentuan 48-shen. Ndërkohë, nëse ne fusim edhe 120, nuk kuptojmë më, se mund të jetë 200 rekomandimi i ONM-së. Edhe heqim këtë dyshimin që 48-shja është e paragjykuar (e kuptoni se lista 48 është e paragjykuar me damkë), se ata të 48 do të shkojnë në Strasburg, kurse nëse i fusim 120, do të thotë që ONM-ja nuk ka pasur paragjykim, thjesht ka qëlluar.
Komisionerja Valbona Sanxhaktari: Jo më, ka futur aty burra e gra, e ka kopsitur mirë.
Ja pra, ky është dokumenti i mbledhjes së vetorëve se si këta kanë vepruar ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të vendit.
Si të maskojnë, si të fshehin kurbanët e partisë me të tjerë.
Si të shpëtojnë nga Strasburgu.
Si të mashtrojnë publikun.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës