LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

Berisha tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama Berati njohu braktisje. Ai shtoi se këto 12 vite Berati njohu një varfërim të pamerituar.

17 Prill 2025, 19:48 Nga N.F
Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi
Berisha

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takime me baorë të Beratit. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Berati është një vepër e përjetshme e krijuar nga të parët. Ai theksoi se Berati është frymëzim i madh për çdo shqiptar.

Berisha tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama Berati njohu braktisje. Ai shtoi se këto 12 vite Berati njohu një varfërim të pamerituar. Sipas tij Beratit iu premtua ishulli i Osumit por këtë premtim e mori lumi. Ai theksoi se Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta! Ju, qytetarë dhe qytetare të Beratit, të pranishëm në këtë shesh, banorëve të këtij rrethi, banorëve të këtij qarku, kudo që janë sonte në qarkun e Beratit, në Shqipëri, jashtë vendit. Përshëdetjet e mia më të përzemërta! I dashur z.Agron Duka, kryetar i PAA, aleat i PD. I dashur z.Enno Bozdo, drejtues politik i qarkut të Beratit. I dashur kryetari i PD të qarkut, Shyqyri Duro. Të dashur deputete dhe deputetë, kandidate dhe kandidatë të PD për qarkun e Beratit të pranishëm në këtë takim, dhe zonja që shkëlqen me mungesën e saj, Valbona Doko, që ndodhet duke punuar me emigracionin që të votojë.

Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm. Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë eopkat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare. Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.

Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballërëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madheshtore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme. Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet. Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje..

Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth. Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jipte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim. Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishillit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale