LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD ka votuar dhe do votojë gjithmonë si SHBA për çështje të sigurisë! Rama nuk e ka bërë gjithmonë këtë

Në një deklaratë për media pas votimit në Kuvend me procedurë të përshpejtuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ai u shpreh se kryeministri Rama nuk e ka shfaqur gjithmonë këtë mbështetje

22 Janar 2026, 11:17 Nga D.S
Berisha: PD ka votuar dhe do votojë gjithmonë si SHBA për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD do të jetë gjithmonë krah SHBA, në rastet e votimeve për çështjet e sigurisë. Në një deklaratë për media pas votimit në Kuvend me procedurë të përshpejtuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ai u shpreh se kryeministri Rama nuk e ka shfaqur gjithmonë këtë mbështetje. I pyetur për Groenlandën, Berisha tha se, mbështet marrëveshjen me s Trump dhe NATO-s duke e cilësuar si një marrëveshje që po i jep zgjidhje. 

Deklarata e plotë:

"Armand Bajrami: A do e votoni në 12 Bordin e Paqes?

Sali Berisha: Ju ftoj ta ndiqni seancën.
Njëherë të qartësohemi, nuk ka emër më të nxirë sot në Europë se Edi Rama.
Është baras me Lukashenkon dhe pak më poshtë.
Në Komisionin e Jashtëm do ketë debate dhe ju do i ndiqni ato.
Por PD ka një parim, nga i cili nuk ka lëvizur kurrë.
Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA, dhe kjo është e faktuar sa në 8 vite në pushtet ne, përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi konstante.
Çka ky nuk e ka bërë. Ky votoi një rezolutë me Jemenin për Palestinën dhe kundër SHBA.
Prit, ky është qëndrimi ynë.
Qëndrimi ynë është ne votojmë pro.
E dyta, si shqiptarë, kemi një arsye të dytë. Ata janë faktori më përcaktues në pavarësinë e Kosovës, në lirinë e Kosovës.
Pavarësisht se kjo gjeopolitikë sot ka trajta të tjera, personalisht në çështje të sigurisë unë do votoja SHBA.
Si do votojmë tani? Kjo mbetet për t’u parë.

Ambrozia Meta: Në këtë rast a ka një zgjedhje mes Europës dhe SHBA se duket se dy nga vendet kyçe, Italia dhe Franca i kanë thënë jo Donald Trumpit?

Sali Berisha: Tani në rast se vjen problemi për të zgjedhur për çështje sigurie, absolutisht do zgjidhja SHBA për sa kohë ato t’i qëndronin angazhimit të sigurisë së Shqipërisë.
Ne jemi për procedurë kushtetuese, por në qoftë se më pyesni mua, për çështje të sigurisë, pa diskutim që unë jam i palëkundur për sa kohë SHBA të mbeten të angazhuara për sigurinë.

Armand Bajrami: Cili është qëndrimi i PD për Groenlandën?

Sali Berisha: U zgjidh ajo, mori zgjidhje. Mbështesim zgjidhjen. Po merr zgjidhje ajo në interesin më të mirë edhe të Danimarkës, edhe të vendeve evropiane, edhe të SHBA.
Me ato që po lexoj, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe përfaqësuesve të presidentit Tramp, është një marrëveshje që i jep zgjidhje.

Ambrozia Meta: Ju keni thënë se mbroni interesin e vendit tuaj. A do vlejë kjo edhe në rast se interesi i vendit tuaj vendoset përballë interesit të SHBA të Donald Tramp?

Sali Berisha: Absolutisht për mua, ta keni shumë të qartë. E para Shqipëria pa asnjë lloj diskutimi. Dhe interesi i Shqipërisë nuk mundet kurrsesi, por në fushën e sigurisë, interesi i Shqipërisë është mbrojtja nga SHBA."/Dosja.al 

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë