28 Nëntor 2024, 19:49
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot me shqiptarët në Greqi. Përmes një lidhje live Berisha u shpreh se si çdo marrëdhënie fqinjësore, vendi ynë ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por në tërësi ka dominuar fqinjësia e mirë me Greqinë. Ai shtoi se ka dominuar respekti reciprok ndërsa theksoi se kontributin më të madh në këto marrëdhënie e kanë dhënë emigrantët shqiptarë.
Berisha u shpreh se emigrantet dhanë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të këtij vendi duke krijuar respekt në komunitet. Ai theksoi se PD është e vendosur për marrëdhënie të konsoliduara të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë me Greqinë.
Fjala e Berishës në lidhje live në takimin me shqiptarët në Greqi:
Me Greqinë ne jemi dy vende fqinj në shekuj, në mijëvjeçarë dy popuj fqinj. E vërteta është se si çdo marrëdhënie fqinjësore, kanë pasur këto marrëdhënie uljet dhe ngritjet e tyre, por në tërësi ka predominuar fqinjësia e mirë. Ka predominuar respekti reciprok dhe kontributin më të madh në këto marrëdhënie e keni dhënë ju, emigrantët shqiptarë.
Ju ndërtuat jetën tuaj në Greqi, dhatë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të këtij vendi me mundin dhe djersën tuaj. Krijuat një vend të respektuar dhe të nderuar në komunitetet ku jetoni.
Keni kontribut të çmuar në jetën shoqërore, kultore, të gjithanshme të këtij vendi. Ecuria e statusit tuaj, ndryshimet kanë qenë të pamohueshme dhe pozitive. Të gjitha këto në radhë të parë për meritën tuaj, për kontributin tuaj dhe dua të theksoj se ndoshta rrallë mund të gjesh dy kombe më të pleksur njëri me tjetrin se grekët dhe shqiptarët dhe ky është një faktor i pamohueshëm.
PD është e vendosur për marrëdhënie të konsoliduara të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë me vendin ku ju jetoni. Ne arritëm në vitet e para pas një ndërprerje shumë të gjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve, arritëm të firmosim traktatin e miqësisë dhe ai traktat i firmosur nga presidenti Stefanopulos i kohës dhe unë, ishte dëshmi e një vullneti pozitiv për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe miqësor mes dy vendeve. Ai traktat trajtonte problematikat që ekzistonin dhe orientonte zgjidhjet e tyre.
berisha pd greqi
Politike
28 Nëntor 2024, 19:32
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thnë sot se kryeministri Edi Rama ka d&eum...
Politike
28 Nëntor 2024, 18:13
N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
Politike
28 Nëntor 2024, 18:03
r.ll
donika gervalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një viz...
Politike
28 Nëntor 2024, 17:21
r.ll
albin kurti
PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për hom...
Politike
28 Nëntor 2024, 15:59
r.ll
vjosa osmani
PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem J...
Politike
28 Nëntor 2024, 14:08
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Drita...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë q...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij &eum...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka krahasuar situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësis&...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:16
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, 10 ditë pas ngjarjes së...