LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Parlamentin do e hapim me Komision Hetimor për zgjedhjet dhe McGonigal-in!

Berisha theksoi se beteja është shumëplanëshe dhe kërkon mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, ndërsa garantoi qytetarët se opozita do të mbetet e pamposhtur në mbrojtje të votës së lirë dhe interesave të tyre.

10 Shtator 2025, 14:13 Nga I.A
Berisha: Parlamentin do e hapim me Komision Hetimor për zgjedhjet dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se në PD me të nisur parlamenti i ri do të kërkojë hapjen e një komision hetimor për zgjedhjet dhe për McGonigalin. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se PD është gati të ndihmojë edhe hetimet në SHBA, pasi ka prova dhe fakte të dobishme.

Berisha theksoi se beteja është shumëplanëshe dhe kërkon mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, ndërsa garantoi qytetarët se opozita do të mbetet e pamposhtur në mbrojtje të votës së lirë dhe interesave të tyre.

"Vini re mirë, shikoni ku jemi. Hakmarrja për Drejtësi tani po ndërton një ndërtesë gjigante në Tiranë për studio arkitekturore. Se nuk kishim hapësira. Po, kanë ardhur në Tiranë dhe po ndërtojnë tani studiot e mëdha se vetëm këto ekzistojnë. Të heqim karriget këtu, të hapim hapësirën aty. Drogë, drogë dhe vetëm drogë. Ndaj dhe parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet. Po. Themelore, fjala e lirë, vota e lirë.
Prapë me komisione hetimore. T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve siç nxorëm kriminelët e djegësave.

Komision për McGonigalin. E morët vesh ju se çfarë dimensionesh ndërkombëtare planetare merr afera McGonigal ku në epiqendër është edhe Edi Rama me Duçkën e tij. Ka 3 vjet që zoti Bardhi ka bërë denoncimin. E mbyll Altin Troplini. Jo, do t’ua themi shqiptarëve të gjitha se çfarë kanë bërë këta. Dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe hetimin në SHBA nëse e kërkojnë. Ne kemi prova dhe fakte që janë të dobishme për ta. Pra, duke kërkuar mirëkuptim për zemërimin e shumë anëtarëve, simpatizantëve, qytetarëve, intelektualëve që kanë me këto që kanë ndohur, ne nuk përligjim procesin zgjedhor, por ne shfrytëzojmë këtë hapësirë në motivin e asaj që falenderojmë Zotin dhe vendosmërinë për të luftuar diktaturën në çdo pozicion që ndodhemi.

Dhe ne në parlament i garantojmë qytetarët se do të jemi të pamposhtur në mbrojtje të interesave të tyre. Ndaj dhe them se kjo është përgjigja që duhet t’i japim ne. Dhe një gjë ua them miqve që mendojnë ndryshe, kjo është një betejë shumëplanëshe, edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë, të cilët nuk mund të themi se nuk na kanë mbështetur, na kanë mbështetur, na kanë mbështetur paradhënie, kanë shkruar për zgjedhjet ato që dolën pa u zhvilluar, na besuan plotësisht. Pra, koordinimi i kësaj beteje kërkon detyrimisht edhe mbështetjen tek miqtë tanë, miqtë e demokracisë në Shqipëri, miqtë e votës së lirë në Europë dhe botë e kudo që janë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet