LIVE UPDATES
Politike

Berisha paraqet faktet: Unë nuk po sulmoj drejtësinë, por po sulmoj krimin brenda këtij sistemi

Lideri i opozitës përmedni edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke thënë se është i bindur se çdo gjyqtar i ndershëm që jeton me djersën e tij, turpërohet 100 herë Gjoka.

1 Dhjetor 2025, 10:58 Nga E. D
Berisha paraqet faktet: Unë nuk po sulmoj drejtësinë, por po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai nuk po sulmon drejtësinë, por po sulmon krimin brenda këtij sistemi. Lideri i opozitës përmedni edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke thënë se është i bindur se çdo gjyqtar i ndershëm që jeton me djersën e tij, turpërohet 100 herë Gjoka.

"Së pari, nuk kam përsëritur akuza, kam përsëritur fakte që ju dhe askush në botë nuk mund t’i hedhë poshtë. Është tjetër të formulosh akuza, tjetër të paraqesësh dokumente me vulë apostile. Vula apostile është dokument zyrtar i pakundërshtueshëm. Në këtë kuadër, unë po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se çfarë llumi ka në organet e drejtësisë. Çfarë kriminelësh ka në këto organe. Se si përdorin ligjin dhe hetime për qëllime private dhe personale. Unë besoj se ky është një dokument shum i çmuar dhe kjo do ndjehet. Janë sot 5 ose 6 rezoluta ndërkombëtare, të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë që damkosin politizimin dhe përdorimin e kësaj drejtësie si armë.

Dakord, nuk janë të gjithë të kësaj mendje, por gradualisht kjo do zërë vendin e vet sepse e vërteta vonon, por nuk harron. Ata të cilët do njihen dora dorës me këto dokumente, do kenë të njëjtin mendim që ka Sali Berisha.
Atëherë, në qoftë se ju mendoni se një jurist, një gjykatës, një prokuror mbron kriminelin, përdor ligjin për të mbrojtur kriminelin, ndryshon nga një qytetar një kriminel, e keni gabim. Më i lig është ky se është njeri i ligjit sepse paguhet për të dënuar kriminelin. Ndaj ky është një kontribut dhe mbështetje për drejtësinë.

Jam i bindur se çdo gjyqtar i ndershëm që jeton me djersën e tij, turpërohet 100 herë nga Irena Gjoka. Jam i bindur se çdo prokuror i ndershëm turpërohet nga Altin Troplini. Pra, këtë punë duhet ta bëni ju gazetarët, por unë e bëj edhe për ju se ju u mungon kurajo në shumë raste, por unë u mirëkuptoj... ...Sa herë i keni cituar ju këto dokumente që unë kam paraqitur? Sa herë janë bërë objekt debati në studiot televizive Altin Troplini me këto që bën? A ka diskreditim më të madh për figurën e një prokurori se kjo që bën ky? A ka diskreditim më të madh për figurën e një gjykatëse se ajo që bën ajo?

Pra, nuk është ai që paraqet dokumentet që cenon sistemin, janë ata të cilët poshtërojnë sistemin, që kanë kryer krime dhe mbeten me çdo kusht në sistem. Troplini e mori vetë përsipër. U vetëofrua për të hapur hetimin paraprak, e bëri vetëm me qëllimin që ta nxjerrë jashtë afateve. E keni lexuar dosjen e Toyota Yaris? Çfarë bënte Taulant Balla me atë Daupin, i thoshte t’ia çojmë Taos dosjen e makinave të Suel Çelës që ta nxjerrë Tao jashtë afatit. Të njëjtën gjë bën edhe ky. E merr hetimin paraprak për ta nxjerrë drejt afateve të parashkrimit...
....Sepse duke e shtyrë, vepra parashkruhet. Ky është problemi. Ky e merr në mënyrë që vepra e saj të parashkruhet. Ka paguar gjysmë milionë euro kjo Gjoka me shumë mbiemra apo e ka urdhëruar Edi Rama, këtë nuk mund ta them, por një njeri që ka minimumin e dinjitetit njerëzor, nuk e bën kurrë këtë.

Sepse aty nuk ka asgjë për hetim, aty janë dokumentet me vulë apostile, asaj i ndërpritet mandati dhe dërgohet për ndjekje penale se ka mashtruar, ka falsifikuar. Kjo është shumë e thjeshtë. Unë e përdor këtë se është rasti më tipik. Se ç’bëhet pastaj nën rrogoz të tjera, bëhet ajo që merret mandati i Troplinit, vjen mandati i arrestit ndërkombëtar dhe mbahet në xhep nga Altin Troplini nga data 26 prill deri me datën 22 maj. Dhe me datën 22 maj, Poja i tonelatave kokainë, që ka 4 vjet që kontrollon portin e Durrësit, çan ferrën dhe ikën.

Besoj se këto janë akte shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Ju keni lexuar në dosjen e Toyota Yaris, se si Taulant Balla merr përsipër të shpëtojë jo vetëm paratë, por edhe automjetet e krimit. Dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS. Sepse dosja e Toyota Yaris është me numër 26. Dosja për Taulant Ballës është 26/1 në sirtarin e Altin Troplinit. A është ky në shërbim në krimit? A nuk është kjo në shërbim të krimit.
Ose marr rastin tjetër të tij.

Taulant Balla merr urdhër nga Suel Çela që të shkojë në Shkodër bashkë me prokurorin Vath Staka dhe të lirojë dy terroristët që i vendosën tritolin nën shalën e Lulzim Kullës, të cilët mund të vrisnin disa qytetarët nga shpërthimi, dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS sepse Altin Faqeziu e përdor ligjin sipas urdhrit apo interesave të tij private. Unë nuk po sulmoj drejtësinë, por po sulmoj krimin brenda këtij sistemi. Unë kam respektin më të madh për çdo prokuror, gjykatës, hetues, polic që zbaton ligjin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet