LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes

Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. Ai shtoi se jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. 

26 Shtator 2024, 21:21 Nga N.F
Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Tani është
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbeldhjen e Kryesisë së PD-së u shpreh se Rama fushatën e tyre elektorale e ka shndërruar në burgosje ndaj opozitës. Ai më tej shtoi se Rama e ka shndërruar në dënime ndaj tyre për fajin e vetëm se denoncojmë krimin.

Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. Ai shtoi se jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. 

Fjala e Berishës:

Demokrate e demokratë, unë e kuptoj se nuk ka gjë më normale se sa të gjithë ju dhe ne së bashku të konstatojmë dhe mendojmë se jemi në fushatë elektorale. Por në fakt, Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në terror ndaj nesh. Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në burgosje ndaj nesh. E ka shndërruar në dënime ndaj nesh për fajin e vetëm se denoncojmë krimin. Për fajin e vetëm se bëjmë avokatinë e qytetarëve. A mundet pra të ecim në këtë mënyrë?


Të mos harrojmë, si unë, si ju, sot në studiot televizive, fatmirësisht ka edhe analistë gazetarë, të cilët demaskojnë, damkosin çdo natë këtë regjim. Është e vërtetë kjo. Pse ua them unë këtë? Ua them që të mos fetishizojmë fjalën. Është koha e veprave. Nuk jam kundër fjalës, të kuptohemi, unë e vlerësoj shumë fjalën, por tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes. Çdo njeri që mendon ‘business as usual’ në këtë fushatë ku arrestohet kryetari i partisë dhe problemi nuk është se u arrestua, po si do bëhet me arrestimin e tij, dënohet me burg tjetri pse dënoi krimin dhe problemi është se nuk është krimi, por është ai fajtori. Këto zhvillime duhet të jenë një elektroshok për çdo demokrat.


Midis jush, dhe është normale, po edhe midis drejtuesve të tjerë më gjerë, me të drejtë shtrohen pyetjet: a janë të gatshëm njerëzit për t’u përballur? Do theksoj dy momente. Betejat janë të guximtarëve. Dhe u garantoj ju se 500 guximtarë, 300 guximtarë, 50 guximtarë janë një detashment që mund të trondisë në themel këtë regjim. Por këtu nuk bëhet fjalë për 500, për 50, të jeni të sigurt se janë mijëra e mijëra demokratë që presin udhëheqjen tuaj, që presin mobilizimin nga ju, që presin frymëzimin nga ju.

Ne jemi në një provë të madhe, një provë e tillë sa... Çfarë ndodh? Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. Në jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. Jo, nuk është kjo, absolutisht nuk janë shqiptarët këta. Ka një problem, shqiptarët duan mobilizim, duan organizim, duan udhëheqje.
Nuk ka më trima, harrojeni këtë. Jo! Në të gjithë historinë e tyre, me 50 të zeza të numëruara, dy i kanë ata, inteligjentë dhe trima. Ai që nuk gjen trimëri tek shqiptari është frikacak për vete. Ai që i merr për budallenj, ka problem me veten e tij.

berisha kryesia e pd-se ervin salianji

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës