10 Nëntor 2025, 13:29
Nga E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ish-presidenti Meta dha dorëheqjen pas një regjistrimi të manipuluar, vetëm se nuk donte të dilte para prokurorëve si zëvendëskryeministër. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Ilir Meta ka shkuar në zyrën e tij dhe i ka pohuar se do të jap dorëheqjen nga çdo detyre shtetërore, pasi nuk dëshironte të paraqitej tek prokurori si zëvendëskryeministër.
Kryedemokrati u shpreh se opozitës i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese dhe rregullorja. Në fund, lideri opozitar tha nga zyra e selisë blu se Kryeministri Rama është mbi ligjet dhe institucionet.
"Ata që mendojnë se ky është një popull pa memorie, unë u rikujtoj se ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli, në të cilin përmendej shifra 700 mijë, që në të vërtetë ishte letër me shkrim që një kompani i kishte dërguar Ilir Metës, që moszbatimi i vendimit të gjykatës ndaj saj, ajo kishte fituar vendimin në gjykatë për një hidrocentral, dhe moszbatimi i vendimit ia ka kushtuar atij një dëm 700 mijë euro. Ajo letër ekziston në dokumentet e shtetit, ekziston kudo. Dhe pas ekspertizës që i bë regjistrimit, ajo doli se ishte cut and paste në 27 vende. Instituti më serioz i ekspertizës në Itali. Pavarësisht nga kjo, Ilir Meta, duke ditur standardin që ekziston, më ka ardhur në zyrë, më ka thënë se unë jap dorëheqjen nga çdo detyrë shtetërore, sepse unë nuk shkoj të ulem para një prokurori si zëvendëskryeministër. Unë do shkoj të ulem si qytetar para atij. Jo më takon dhe ka dhënë dorëheqje. Ka dhënë dorëheqjen pra për një akuzë që Edi Rama kishte montuar me Filip Çakullin, se ato 700 mijë euro që ishin në shkresë në të cilat një kompani shqiptare, mos gabohem me pronar nga Elbasani, pretendonte se është dëmi që i është shkaktuar se ministria nuk zbatonte vendimin e gjykatës.
Kjo është e vërteta. Ai tha jo, unë do shkoj. Kurse këtu bëhet fjalë për 90 milionë euro të zhdukura dhe kjo nuk ka faj, sepse faji është i Edi Ramës. Jo, faji është edhe i asaj, edhe i Edi Ramës. Por ky është standardi. Pra, ne jemi në këto kushte ku opozitës i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese dhe rregullorja. Në të cilën, Edi Rama sundon mbi të gjitha ligjet dhe institucionet. Mbron në mënyrë flagrante, nuk është rasti i parë ky, këtë e ka bërë me Saimir Tahirin. U kujtohet ju, solli Antimafia Italiane kërkesën për arrest për Saimir Tahirin sepse e kishte dokumentuar në qindra regjistrime me klanin Habilaj, e kishim denoncuar ne, e kishte denoncuar Zagani që kishte një meritë të jashtëzakonshme se ishte oficeri kryesor i antidrogës në zonë. Dhe Edi Rama zgjodhi të sulmojë prokurorët për kërkesën dhe nuk lejoi arrestimin e tij. Madje asgjë. Kështu që është totalisht në mburojë të vjedhjeve dhe korrupsionit dhe ne gjer sot bëmë çdo përpjekje për të shfrytëzuar çdo hapësirë, për të përmbushur detyrimin tonë kushtetues ndaj zgjedhësve tanë, por qeveria mbylli çdo hapësirë" tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd ilir meta
Politike
10 Nëntor 2025, 13:21
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas skandalit të tunelit të Llogarisë, biznesmeni Beh...
Politike
10 Nëntor 2025, 13:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka treguar se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e grupit të...
Politike
10 Nëntor 2025, 13:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj...
Politike
10 Nëntor 2025, 12:38
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Ish Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ish Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola H...
Politike
10 Nëntor 2025, 12:02
M.L
Lefter Maliqi
BERAT- Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Qarkun ...
Politike
10 Nëntor 2025, 11:44
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, ka dhënë këtë...
Politike
10 Nëntor 2025, 11:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë vitit që vjen për punonjësit e OSHEE-së do të ketë...
Politike
10 Nëntor 2025, 11:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi për energjinë është që të kthehemi në vend ek...
Politike
10 Nëntor 2025, 11:23
M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri për karikimin e mjeteve elektrike u prezantua nga kryeministri Ed...
Politike
10 Nëntor 2025, 11:12
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hap...