LIVE UPDATES
Politike

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj! Ne do e tejkalojmë censurën me takime me njerëzit

Berisha tha se PD ka një listë të mirë kandidatësh në Tiranë dhe se gratë që konkurojnë kanë një identitet të fortë dhe arritje të pamohueshme.

23 Prill 2025, 11:24 Nga N.F
Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër
Takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në Tiranë një takim me gra dhe vajza. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme. Ai theksoi se PD bën mobilizimin maksimal të forcave që ka së bashku me aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.

Berisha tha se PD ka një listë të mirë kandidatësh në Tiranë dhe se gratë që konkurojnë kanë një identitet të fortë dhe arritje të pamohueshme. Ai shtoi se PD ka një projekt që fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.

Sipas tij ky program ka pasur një impakt pozitiv. Berisha theksoi se mediat po censurojnë opozitën dhe programin e saj. Ai tha se kjo ndodh në median kombëtare por sipas tij kjo përsëri është e kapërcyeshme.

"Shumë faleminderit Adriana. Një përshëndetje të përzemërt për të gjitha ju këtu, kandidate për deputete për qytetin e Tiranës. Një përshëndetje të përzemërt të gjitha vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë që garojnë për deputete në Kuvend nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Përshëndetje shumë të përzemërt gjithashtu të gjithë stafeve tuaja, që po bëjnë gjithçka për një fitore spektakolare të opozitës shqiptare në këto zgjedhje. Kjo është një garë e fortë. Sistemi e ka transformuar në një garë në njërin aspekt, në një garë që ligjërisht nuk duhej të ishte e tillë. Por padrejtësia ligjore, e sanksionuar, ka bërë që të ndahen në mënyra të ndryshme, të ndahen në dy grupe deputetet.

Por nga ana tjetër kjo është një garë prove shumë e çmuar, shumë e rëndësishme, e cila bën mobilizimin maksimal të forcave që ka PD dhe aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.
Ne kemi një epërsi të madhe. Lista është lista më e mirë që i është paraqitur ndonjëherë Tiranës dhe Shqipërisë, qoftë kjo e grave dhe vajzave, qoftë kjo e burrave dhe djemve. Ne në këtë garë konkurrojmë me zonja, zonjushe të shquara, në një identitet të fortë, individualitet të vërtetë dhe arritje të pamohueshme. Në këtë aspekt theksoj se nuk kanë pasur ndonjëherë qytetarët e Tiranës një përfaqësi kaq të aftë, kaq të mirë për ta në parlamentin e ardhshëm. Epërsia jonë tjetër e pamohueshme është programi ynë. Ne kemi një program me të cilin me kompetencë të plotë ne u japim përgjigje të gjitha problemeve madhore të krijuara nga keqqeverisja e 12 viteve të asaj që e quan veten rilindje, por në fakt provohet e kundërta. Ne kemi një projekt, projektin e Shqipërisë Madhështore, i cili fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.

Ky program, siç e shihni, ka pasur një impakt pozitiv dhe në tërësinë e tij as kritikët absurdë, askund nuk ka gjetur refuzim, përkundrazi është pritur mirë. Është pritur me kënaqësi. Është e sigurt që ky program është 100 përqind i realizueshëm. Kjo ka rëndësi të madhe. E them këtu para jush, se në qoftë se në vitin 2005 ne paraqitëm një program, ai kishte të panjohurat e veta. Kurse ky nuk ka të panjohura. Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100 përqind. E zbatimit të tij në 100 ditët e para aq sa është zbatuar në 4 vite ndonjë program tjetër më parë. Kështu që ka një rëndësi të jashtëzakonshme ta servirim këtë program. Ne përballemi me vështirësi të shumëllojta, por kur jemi në fushatë elektorale, ajo që është më seriozja, është censura.

Ju, mediat iu censurojnë. Opozitën, katër TVSH-të bis e censurojnë. Këtu nuk merr vesh kush është TVSH është TVSH apo Top-TVSH, pra janë të gjitha një konglomerat kush e kush të censurojë më shumë opozitën dhe kush e kush t’i shërbejë më shumë qeverisë dhe favoreve që ajo u bën. Fjala është kryesisht për mediat kombëtare. Por historia ka treguar se sado e fortë të jetë kjo censurë, përsëri është e kapërcyeshme. Dhe është e kapërcyeshme vetëm me takime me njerëzit. Fushata e fundit e presidentit Donald Trump ka leksionin më të madh të saj, takimin me njerëzit. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme, në tërësi nga të gjitha ato që quhen mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur. E keni parasysh se kishin vendosur gjigantët e rrjeteve sociale censurën. Dhe atë censurë e kishin kryesisht për Trump," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet