"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
"Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes"/ Berisha: Vizita e tij në Shqipëri ishte një ngjarje e jashtëzakonshme
Berisha vlerësoi gjithashtu aktin e lumturimit nga Papa Françesku të 38 martirëve shqiptarë, të cilët u sakrifikuan për besimin e tyre gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.
23 Prill 2025, 10:29Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë homazhe për Papa Franceskun, pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), ku la një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve, me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë.
Berisha vlerësoi gjithashtu aktin e lumturimit nga Papa Françesku të 38 martirëve shqiptarë, të cilët u sakrifikuan për besimin e tyre gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Berisha përfundoi me urimet për përjetësi për shpirtin e Atit të Shenjtë dhe ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të dashura dhe të respektuara në botë.
"Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papën Françesku. Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë. Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëria. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.
I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur. Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera," tha Berisha.