LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ky është regjimi i mizogjenisë. Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria 

Në një aktivitet të organizuar me rastin e 8 Marsit, Berisha theksoi se rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar nga 801 mijë në vitin 2013 në 405 mijë në vitin 2025 tregon një tkurrje të madhe të popullsisë dhe emigrim masiv të familjeve shqiptare.

8 Mars 2026, 12:01 Nga I.A
Berisha: Ky është regjimi i mizogjenisë. Edi Rama është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përballet me një “regjim të mizogjenisë”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si kryeministrin më mizogjen që ka pasur vendi. Në një aktivitet të organizuar me rastin e 8 Marsit, Berisha theksoi se rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar nga 801 mijë në vitin 2013 në 405 mijë në vitin 2025 tregon një tkurrje të madhe të popullsisë dhe emigrim masiv të familjeve shqiptare.

Në fjalën e tij, Berisha dënoi gjithashtu dhunën ndaj grave dhe reagoi për një incident të ndodhur së fundmi në Parlament ndaj deputetes Albana Vokshi.

"Para syve tanë, kombi që nënat tona e sollën në shekuj dhe mijëvjeçarë si komb shqiptar, po tretet, po shkon drejt shuarjes të pashmangshme. Dje ne kishim një takim për arsimin. Nga 801 mijë nxënës që kemi patur në arsimin parauniversitar në vitin 2013, në vitin 2025 kemi gjithsej 405 mijë fëmijë. Pra, në një hark kohor 11 vjeçar, ka një rënie prej 49.4%. Së bashku me këto, këta janë parauniversitarë, në tërësi dhe familjet shqiptare po kaq janë larguar. Pra ka një shuarje. Përpjekja e njeriut për një jetë më të mirë është një përpjekje fisnike, dhe asgjë më shumë sesa jeta e keqe nuk i largon shqiptarët nga Shqipëria. 
Zonja paraqiti rrugën e Librazhdit. Edhe më e dhimbshme, më katastrofë. Si ajo rrugë janë spitalet. Si ajo rrugë dhe më keq janë spitalet, janë shkollat, janë shërbimet. Të gjitha këto bien mbi shpatullat, mbi supet e nënave dhe motrave tona më shumë se tek të gjithë të tjerët. Shqipëria është e famshme, famëzezë, për vrasjen e grave, që nuk ka qenë, e përmendi, nuk e vetme, kanuni ka patur kufizimet e tij të mëdha, por gruas i jepte garanci të plotë jete. 

Gratë dhe fëmijët i përjashtonte në mënyrë absolute nga çdo lloj hakmarrje. Kurse këtu, numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, nga njerëz mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku. Sepse ky është regjimi i mizogjenisë. Ky është regjimi i banditëve, të cilët nuk kanë norma. Ju e patë çfarë ndodhi dje në parlament. Dhe unë duhet të dënoj me forcën më të madhe, t'i shpreh solidaritetin tim më të madh Albanës, e cila u agresua në atë mënyrë në parlament vetëm e vetëm se ka përfaqësuar me dinjitet ju. Ajo, ajo në të gjitha tryezat kombëtare e ndërkombëtare ka qenë zëri juaj, zëri juaj i guximshëm. Do t'ju tregoj vetëm një episod. Takon këtu dy përfaqësues të lartë të një vendi. Ata kishin përkthyesen e ambasadës së tyre. Dhe përkthyesja i thotë, "Unë nuk t'i përkthej këto fjalë që thua ti kundër qeverisë". 

Ai e kuptoi, bashkëbiseduesi i Albanës e kuptoi dhe domethënë, por dua të them, në këtë kaq urrejtje dhe kaq paturpësira, por ajo është e pamposhtur, siç jeni ju të pamposhtura, siç keni faktuar vetë ju në qindra herë që jeni të pamposhtura. 
Dhe ata të cilët i lejojnë vetes sjellje të tilla dëshmojnë se ka një degradim të plotë moral dhe absolutisht në historinë e këtij vendi, kryeministër më mizogjen, as Shqipëria, as Europa nuk ka patur se Edi Rama. Këtë ta kemi shumë të qartë. Ai është simbol i mizogjenizmit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!