5 Shkurt 2025, 13:12
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët sqaroi qëndrimin e tij lidhur me marrëdhëniet me institucionet e SHBA. Berisha theksoi se PD nuk ka bojkotuar asnjëherë institucionet amerikane, pavarësisht tensioneve të krijuara nga vendime politike të administratës së mëparshme. Berisha kritikoi ndikimin e Xhorxh Sorosit dhe ish-sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në politikën e brendshme shqiptare.
"Së pari, ne nuk kemi deklaruar që kemi bojkotuar institucionet e SHBA. Jo, ishte grushti i shtetit brenda shtetit që u ndërmor ndaj PD-së nga sekretari Blinken nën ndikimin e Xhorxh Sorosit, ai që krijoi problemin. Por ne asnjëherë, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ne nuk kemi pasur jashtë çdo lloj ideje që ne të bojkotojmë institucionet e SHBA. Por ne kemi shprehur haptas mendimet tona, këtë e kemi bërë ne. Dhe sado që dikush mund të thotë se ç’po ndodh me këto ndryshime rrënjësore që po ndërmerr presidenti Trump, e vërteta është se në shumë aspekte, këto ndryshime janë të rëndësie, në vlerësimin tim, për atë vend dhe për botën e lirë.
Kështu që merr ndihmat. Unë u them ju, që unë kam ngritur tek ambasadori Donald Lu, me shumë shqetësim, por të mos thënë me zemërim, faktin se paratë e taksapaguesve amerikanë përdoreshin kundër partisë sime, kundër opozitës. Dhe ai më betohej duke gënjyer se nuk ndodh. Dhe u zbulua më vonë se ndodhte. Unë nuk mund të nxi kurrë projektet që kanë pasur sukses dhe janë jo të pakta, por ama këto forma... Ose dilte tjetri, gjente në Lezhë një djalë, e bënte heroin e Shqipërisë, dhe e nxirrte se po persekutohej nga Berisha se ishte gej, në një kohë kur
Shqipëria kishte qindra ose mijëra gej dhe nuk persekutohej asnjë njeri. Çfarë ishte ajo? Korrupsion ishte ajo.
Me një fjalë, unë përshëndes këtë përpjekje, sepse transformimi i SHBA është interesi më i madh i qytetarëve amerikanë dhe njerëzve të lirë në botë. Natyrisht Amerika nuk heq dorë nga ndihmat, por nuk mund të lejojë korrupsionin. Nuk mund të lejojë që të përdoren për qëllime politike kundër partive politike kundërshtare të qeverisë. Kjo është një akt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Pra takimet janë normale," tha Berisha.
sali berisha
Politike
5 Shkurt 2025, 13:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët është shprehur s...
Politike
5 Shkurt 2025, 13:09
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, n&eum...
Politike
5 Shkurt 2025, 13:01
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot nga Dosja.al se si mund ta mbrojë PD votën e Diasporës dhe...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:59
M.B
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët është n...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:56
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo do jetë një protestë madhështore, në të cilën populli ...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:56
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjat&eu...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqj...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Ram...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:13
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Një bisedë në grupin e WhatsApp-it të funksionarëve të lartë qeveritarë të Kosovës po...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rënd&e...