LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Hetimi për Kuvendin e Rithemelimit është një hetim politik. Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve është mbyllur

Gjatë konferncës së tij për shtyp, Berisha u pyet nga gazetarja e TCH, Elda Menga se  kush e financoi kuvendin dhe si i siguroi paratë për ta mbajtur atë.

14 Janar 2026, 14:00 Nga D.S
Berisha: Hetimi për Kuvendin e Rithemelimit është një hetim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, janë një hetim i mirëfilltas politik. Gjatë konferncës së tij për shtyp, Berisha u pyet nga gazetarja e TCH, Elda Menga se  kush e financoi kuvendin dhe si i siguroi paratë për ta mbajtur atë.

Ai u shpreh se, çdo gjë është e deklaruar, deklaruar dhe se nuk ka asgjë të fshehur.  Kryedemokrati u shpreh se hetimi pasuror i tij dhe i fëmijëve të tij, është kompletuar dhe është dërguar në gjykatë.

Ndër të tjera Berisha zbuloi se kush ka financuar ‘Rithemelimin’, ndërsa shtoi se Lulzim Basha i dha Eskobarit, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën.

Deklarata:

Elda Menga, TCH: Në SPAK është intensifikuar hetimi pasuror i familjes tuaj, si fraksion i fashikullit ‘Partizani’. Në këtë kuadër SPAK po pyet një e nga një të gjithë organizatorët dhe financuesit e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Kanë kaluar 5 vite nga ajo kohë, a mund të na thonë se kush e financoi kuvendin dhe si i siguruat paratë për ta mbajtur atë?

Sali Berisha: Së pari mendoj se po dezinformon padashje publikun dhe këtë ta them me përgjegjshmëri të plotë. Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë.
Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit, për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. Unë kam thënë dhe them, prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne qëndrojmë të hapur për çdo lloj hetimi.
Por lidhja, është mashtrimi që ish-xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bëjnë çështjes. Asnjë lidhje. Po për të justifikuar dhe janë gjer në primitiv. Se nëqoftëse ata do ta bënin atë hetim, unë do ta quaja gjë normale. Por fakti që aty nuk kanë çfarë të hëtojnë dhe duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë, kjo është e dënueshme. Dëshmon se ata bëjnë një hetim politik.
Pra, edhe njëherë nuk ka asnjë lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar brenda dhe jashtë vendit, për të gjithë pasuritë e mia. Çdo variant tjetër, prandaj ju lutem, por unë do të ju thoja gazetarëve që të mos e lejojnë veten të përdoren nga delinkuentë në institucionin e Skapit. Çdo lloj hetimi që të ndërmarrin nuk kam asnjë objeksion, nuk kam asnjë vërejtje.

Elda Menga, TCH: Në Kuvendin e 2021, ju na premtuat transparencë për financimin. Kaluan 5 vite, a mund të na thoni se kush e financoi?

Sali Berisha: Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi, është deklaruar. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se, po thërrasin emra. E dinë që këta kanë deklaruar. Kjo është e tëra.

Elda Menga, TCH: Sa ka kushtuar fatura nëse keni një shifër?

Sali Berisha: Asnjë shifër nuk kam parasysh. Por di që në atë kohë, Lulzim Basha i dha Gabriel Eskobarit dhe Yuri Kim-it, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën. Dhe këtu është fillimi, dhe Edi Rama. Dhe ata filluan të flasin një e nga një biznesmenë të cilët nuk kishin dhënë kurrë dhe nuk u kisha kërkuar kurrë një qindarkë. Ai Kuvend është financuar nga deputetë, aktivistë të PD-së. Ai çmim i stadiumit është publik. FSHF është ent publik dhe është detyrë e tyre të deklarojnë çdo gjë dhe ne kemi deklaruar çdo gjë.

Elda Menga, TCH: Pak më parë më thatë që po keqinformonim, edhe mediat e tjera. A mund të më thoni se ku ishte pasaktësia e pyetjes time dhe cili është varianti juaj, se për çfarë po heton prokuroria?

Sali Berisha: Ky është një hetim mirëfilltas politik, por unë nuk kam asnjë shqetësim. Por ta lidhësh këtë me atë që nuk lidhet, atëherë ti përpiqesh të fshihesh si struci për aktin që kryen. Asnjë lidhje me hetimin pasuror të Sali Berishës.

Elda Menga, TCH: Krahas hetimit politik, që ju e cilësoni, nuk ka lidhje me asgjë tjetër. 

Sali Berisha: Them dhe njëherë, kolegë tuaj nga dera e Skapit apo nga studio televizive kanë deklaruar këtë që thatë ju. Hetimi po bëhet në kuadër të hetimit pasuror. Jo, ky është mashtrim. Mashtrim dhe i atyre që ua thotë. Unë nuk e di kush e ka thënë nga Skapi këtë. Unë e kam dëgjuar nga gazetarët dhe ju përsëritët një gjë që kanë thënë gazetarët të mashtruar, të cilët për hir të së vërtetës, nuk besoj ta kenë shpikur.

Elda Menga, TCH: Nuk po heton prokuroria asnjë fraksion të veçantë të fashikullit ‘Partizani’. Po thoni këto?

Sali Berisha: Prokuroria po e bën atë. Por deziinformimi është ky, për hetim pasuror. Nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror. Sepse hetimi pasuror i imi është dërguar në gjykatë, është mbyllur hetimi pasuror. Aty zhvillohet një gjyq, ku midis të tjerash është rezultati i hetimit pasuror. Jo nuk ndodh ashtu. Ajo ndodh, hap dosje tjetër. Kur ke shkuar me mashtrime dhe gënjeshtra në gjykatë, kur nuk ke lënë gjë pa manipuluar dhe mashtruar në dosje, atëherë përpiqesh të vazhdosh të thellohesh në faqen e zezë të tyre. Kjo është e tëra.
Nuk ka lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëre të tyre është kompletuar, është dërguar në gjykatë. Është mashtrim që bën prokuroria. Por një gazetar që merret me ta, kur raportojnë duhet të kenë të qartë se, hetimi i pasurisë është i mbyllur dhe është në gjykatë. Dhe nuk duhet të pranojmë çdo mashtrim që jep Altin Troplini apo Arben Kraja."/Dosja.al 

berisha konfrenece per shtyp

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë