LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se është një akt i turpshëm që Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro. 

24 Dhjetor 2025, 13:36 Nga E.d
Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se është një akt i turpshëm që Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro.

Berisha tha se Rama ka urdhëruar ministrinë e Financave ti disbursoj Armand Frangut 25 mln eurot e fundit, nga frika se mos po arrestohet dhe mbetet pa i marrë. Në fund, ai tha se Rama është i verbuar mbas vjedhjes. 

"Siç e dini ju, pothuajse dy vite më parë, kam bërë publik informacion e regjistrimit ambiental të Geron Meçe, informacion që nuk është përgënjeshtruar kurrë, në të cilin Geron Meçe i thotë personit që i kishte shkuar për ti kërkuar ndihmë që të fitonte tender, i pohon këto që po them. Së pari thotë, ABS-Solution, është e Armang Frangut. Sepse ajo fitonte të gjitha tenderat.
Dy, janë të regjistruara këto të gjitha, i pohon se, tenderat, fituesit në AKSH i përcakton Armand Frangu. Tre, i thotë se Linda Rama është patronazhistja, e prokurimeve, të jem i sinqertë, nuk përmend Mirlinda Kaçanaj, se më kollaj e kam të them Mirlinda Kaçanajn, por Linda Rama.

Mirë bën që pyet, se mediat i fshehin këto, përpiqen që të krijojnë çdo gjë ti fshehin këto, i thotë Linda Rama, është si me thënë padronia e tenderave. Prit, është më tutje. Të gjitha këto dhe thuhet se, edhe regjistrimet e vetë zonjës Rama, në një dosje të cilën e ka patur prokurori Mara, prokurori i Prokurorisë Speciale, Mara. Më tutje, është kërkuar dhe janë bërë përpjekje të asgjësojnë dosjen, siç kanë asgjësuar dosjen për vrasje të Taulant Ballës. Por në moment të fundit, është bërë e qartë se, dosja ekzistonte tjetër kund e plotë. Kështu që dosja është në SPAK. Po. Këto janë.

Por po të kesh kohë, futu dhe lexo për solution. Vetëm akti i fundit ju them ju, nuk ka akt më të turpshëm, më të shëmtuar.
Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro. A ka gjë më kriminale. Ku është inteligjenca artificiale në Shqipëri, pa më thoni mua. Po ajo është në çdo telefon apo Ipad si Chatgpt apo Deepseek, apo Genius. Është ajo, por tjetër kund këtu. Deepseek kushton gjithsej 6 mln dollarë. Deepseek është chatgpt kineze. Kurse Chatgpt e Edi Ramës, 75 mln euro. Dhe prandaj del ai me fitim 22 milionë herë më të madh se kapitali fillestar. Si mund mor të vjedhin kë të mënyrë dhe, ua thashë këtu para 4 ditësh.

Edi Rama urdhëron në mos gaboj ditën e hënë, ministrinë e Financave ti disbursoj Armand Frangut 25 mln eurot e fundit, nga frika se mos po arrestohet dhe mbetet pa i marrë. Po e vërtetë. Është i verbuar mbas vjedhjes. Për pyetjen e dytë, shko atje në SPAK po deshe për këtë pyetje se të japin ata përgjigje. Shko atje më mirë se ata janë kompetentë për këtë punë. Po nga e shpika unë nga qielli, shko atje e merr përgjigje. Se me gazetarët duhet të bëjnë transparencë ata, absolutisht e domosdoshme, shumë e domosdoshme çdo gjë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita akshi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës