6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se Rama nuk e do elitën e pedagogëve, por do që të krijojë elitën e patronazhistëve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se sulmet e Kryeminisrit Edi Rama ndaj universiteteve janë si të Enver Hoxhës. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se Rama nuk e do elitën e pedagogëve, por do që të krijojë elitën e patronazhistëve.
"Vuri në krye të arsimit një person që kishte probleme serioze me arsimin e vet dhe tani u kthehet përsëri, pasi i ka fundosur për tetë vite me radhë, duke u marrë me punësimin e tyre. Duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit. Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale si ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Pra, vërsulet ndaj universiteteve, u tregon hanxharin, vetingun. Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur.
Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure. Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit. Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet. Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës. Ka dërguar hordhitë tatimore për të bërë presione nga më të paligjshmet. Dhe kulmon kur thotë se do marr studentë nga jashtë. Dhe këta shqiptarët nuk i lejoj. Sepse i urren. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës," tha Berisha.
Majlinda Bregu Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerim...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur sot deklaratave të kryeministrit se do t...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur që nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, teksa ka pasur kritika për ...
Edi Rama nga Gjirokastra TIRANE- Zgjodhi Gjirokastrën nga ku nisi turin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të 2023, për ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka një urrejtje të ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fjalimit të tij në Këshillin e Europës, ku tha se fakti që...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e pedagogëve duke u shprehur se po shpërdorojnë paratë e ...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi se ka qenë ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme se Qeveria do të bëjë gati bonusin për pens...
Pamje nga protesta e pedagogëve TIRANË-Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të dek...