Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha duke folur nga balloni i banesës u shpreh se shqiptarët me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Sipas tij çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha duke folur nga balloni i banesës u shpreh se shqiptarët me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Sipas tij çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive.
Berisha shtoi se Rama dhe Odeta tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5. Ai tha se ata shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale. Sipas Berishës është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie dhe krijimi i qeverisë teknike.
Fjala e Berishës:
Miqtë e mi, çfarë u ndodhi shqiptarëve me shëndetësinë falas? Shqiptarëve me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Po pse? Po çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive. A e dini ju se nga Kovidi për shkak të vjedhjes së qindra milionë eurove me tendera të fshehtë nga ajo zonja që meriton të quhet Zonja Vdekje, a e dini ju se ne patëm dy herë më shumë vdekje se Kosova. Dy herë më shumë vdekje se Maqedonia.
U ngjitëm në çatinë e botës për vdekjet nga Kovidi. Po pse? Se Rama dhe Odeta bënin tendera sekrete, tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5. Se blinin me çmime stratosferike për të ndarë paratë. Se e shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale. A e dini se ajo situatë ekziston sot në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Po, po!
Për arsye se kur vjedh ministrja, kur vjedh kryeministri, kur vjedh drejtori, të tjerët ndjekin rrugën e tyre.
A janë bërë sot çështjet e shëndetit, çështje emergjence për këtë komb? Sigurisht, për ata që janë të shëndetshëm, nuk janë. Për ata që nuk kanë të sëmurë, nuk janë. Por për çdo familje që ka të sëmurë, sot problemet e shëndetit janë problemet më të mprehta, më të dhimbshme, më dramatike se në çdo vend tjetër. Edhe në këtë kontekst është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie. Qeveria teknike, zgjedhjet e lira, zgjedhjet e ndershme, opozita në pushtet.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në tubimin e sotëm skandalin me mjekët tek spitali Onko...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për protestën kombët...
pd TIRANË- Është publikuar teksti i projektrezolutës së prezantuar ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së ...
Gjergji dhe Vokshi TIRANË- Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka reaguar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik. Në reagimin e saj Gj...
ministria GREQI- Ministria e Jashme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me dy...
fredi beleri GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të d&eum...
albana koçiu TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku ku dis...
ervin salianji TIRANË- Kryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur për mediat list&eu...
fredi beleri GREQI- Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur fajtor kryeb...
sali berisha dhe jamarber malltezi TIRANË- Avokatët e liderit të opozitës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lart&...