LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, ke bërë marrëvjeshje me SPAK

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten që vjen, të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt.

11 Prill 2024, 21:30 Nga I.A
Berisha: Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të
Sali Berisha

TIRANË- Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme. Berisha në fjalën e mbajtur në ditën e 101 të tubimit qytetar, se Erion Veliaj ka bërë marrëveshje me prokurorët e SPAK-ut. Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha ka paralajmëruar Erion Veliajn se tek teatri i ri do të ketë një shtyllë të zezë, shtyllën e turpit të tij. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten që vjen, të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt.

"Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner. Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje. I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe. I shndërron ato në lokale dhe klube. I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut. I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.

Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki. Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund. Prandaj dhe u thuaj qytetarëve të Tiranës sa ke vjedhur me 1 milion pemë që thua se ke mbjellë, në një kohë kur në të vërtetë ke shkulur dhjetëra e dhjetëra mijëra pemë në këtë qytet. Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd?

Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle? Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel? Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve? Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët! Kur drejtësia bëhet armike e tyre. Kur drejtësia mbulon krimet e shëmtuara të qeveritarëve. Kur drejtësia shndërrohet në mburojë të hajdutëve më të mëdhenj që ka parë Tirana dhe Shqipëria, qytetarëve të ndershëm, qytetarëve të guximshëm, qytetarëve atdhetarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë drejtësi.

Sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua. Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha. Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze. Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq. Erion, je shndërruar në turpin e qytetit. Në çdo fjalë, një gënjeshtër. Nuk durohesh më, e premtja është larg. Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit. Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh.

Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti. I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij. Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge. Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt. Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri. Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot. Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën. Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve. Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga," tha Berisha.

sali berisha spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet