LIVE UPDATES
Politike

"Unë vetëm një apartament kam", Berisha: Rama nuk del në debat, nuk ka si të justifikojë sarajet e Surrelit

Gjatë një takimi me banorët e Paskuqanit, Berisha u shpreh se Rama e refuzon debatin për shkak se nuk justifikon dot sarajet e Surrelit.

1 Maj 2023, 19:55 Nga I.A
"Unë vetëm një apartament kam", Berisha: Rama nuk del
Sali Berisha

PASKUQAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sërish në debat televiziv kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi me banorët e Paskuqanit, Berisha u shpreh se Rama e refuzon debatin për shkak se nuk justifikon dot sarajet e Surrelit. Berisha p[o ashtu u shpreh se në 30 vite rrogëtar shteti ka vetëm një apartament 130 metër katror, ndërsa Rama ndërtoi sarajet në Surrel me ullinj që kushtojnë nga 20-30 mijë euro.

"Shikoni si transformoi monizmi njerëzit. Po marrim Rakip Sulin. Sot po marr vetëm një aspekt. Kamza, Paskuqani janë kthyer në shkolla me tre turne. A e dini se çfarë do të thotë shkollë me tre turne? Do të thotë arsim qesharak, do të thotë ska shkollim. Sa hyjnë dalin, sa shkojnë, nuk shkojnë. Po pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse u përdor tërmeti për të shembur shkollat që nuk kishin asnjë krisje, dhe u bënë shkollat e fëmijëve viktimat më të para për të vjedhur këta qeveritarë të shpërfytyruar. Isha në Valias, e kishte prishur shkollën në mos gabohem ‘Ibrahim Basha’ dhe ndërtuar pastaj me 4 milionë shkollën. Vjedh të paktën 3 milionë euro. Shkolla asnjë krisje, dhe kështu me radhë kudo. Të njëjtën gjë dhe më keq në Tiranë. Njerëz që nuk kanë asnjë lloj morali, vërsulen mbi tempujt e shkollimit të fëmijëve. Ka vendosur taksa ai i Tiranës. Taksa e arsimit, e ndaluar me kushtetutë. Po pse? Sepse kushtetuta thotë që në territorin e këtij vendi, arsimin e kanë falas, nuk mund të vendoset taksë. Kurrë. Ndërsa del një hajdut që nuk ka asnjë vlerë morale dhe vendos taksë. Sa mbledh me taksën thoni ju. 42 milionë euro. Dhe kur vjen puna i kërkojnë gazetarët, ku janë shkollat, numëron dhe shkolla të ndërtuara në vitet ’60. Numëron shkolla me dhjetëra të ndërtuara nga donacione nga të tjerët dhe jo me 42 milionë e vjedhur prej tij.
Ndaj dhe këta pranojnë, siç pranonte Rakipi ti thoshte, gamor, e gomar dhe herë tjetër do ti thotë veshgjatë, mjafton të mos e çojë aty ku e ka vendin Rakipi, në prokurori. Aty e mbron. A mundet pra të vazhdohet në këtë mënyrë? Sa herë në çdo takim, kemi bërë thirrje urdhëro të dalësh në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po deshi Edi Rama të vijë, të vijë në debat. Por debati është detyrim para jush, sepse kryeministri, presidenti, cilido rrogëtar i këtij shtetit paguhet me paratë tuaja, me taksat tuaja dhe ai ka detyrim të dalë para jush, ka detyrim ti kthejë xhepat para jush, ka detyrim të tregojë çdo qindarkë, ku i mori? Por Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shtetit këto 30 vite, një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta. Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet, me 5 mijë metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet