12 Dhjetor 2023, 13:26
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ai do të respektoj çdo vendim të GJKKO-së, pasi t'i hiqet masa e imunitetit. në një deklaratë për mediat, Berisha ka thënë se çdo masë e ndërmarrë ndaj tij nga Rama dhe regjimi i tij nuk do ta ndalë betejën e popullit opozitar deri në fitore. Po ashtu Berisha ka theksuar masat represive ndaj tij janë frymëzim për opozitën.
"Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës. Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit. Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti... unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi. A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet parlament. Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime. Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Dhjetor 2023, 13:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme para mediave korrespondencën që fajëson Erion Veli...
Politike
12 Dhjetor 2023, 13:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Dosja.al mëson se Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masën e sigurisë 'Arrest Sht&...
Politike
12 Dhjetor 2023, 13:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës s&e...
Politike
12 Dhjetor 2023, 13:01
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Lefter Koka padiskutim është një hajdut i vogël në krahasim me E...
Politike
12 Dhjetor 2023, 12:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha &...
Politike
12 Dhjetor 2023, 12:42
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhet ende në zyrat e SPAK, duke u marrë në pyetje...
Politike
12 Dhjetor 2023, 12:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar shkresë Kuvendit për ndryshimin dhe autorizimin e masës 'Arrest...
Politike
12 Dhjetor 2023, 11:27
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajmet që dolën se SPAK kish...
Politike
12 Dhjetor 2023, 10:41
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se provat dhe faktet për Inceneratorin e Tira...
Politike
12 Dhjetor 2023, 10:23
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar&nb...