LIVE UPDATES
Politike

"BE të reagojë", PD: Logoja kryesore e fushatës së PS-së abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe Europianë!

Ai thekson se në logo duhet forma e një ylli i cili është logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti. Kraja theksoi se kjo përbën një skandal diplomatik.

7 Maj 2025, 11:26 Nga N.F
"BE të reagojë", PD: Logoja kryesore e fushatës së
Rama

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka mbajtur paraditen e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me logon e fushatës së Partisë Socialiste. Kraja shprehet se kjo logo është në kufijtë e një abuzimi me financat publikedhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik.

Ai thekson se në logo duhet forma e një ylli i cili është logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti. Kraja theksoi se kjo përbën një skandal diplomatik. Sipas tij kryeministri Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian. Kraja tha se përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:

Logoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste është në kufijtë e një abuzimi me financat publike në rastin më të keq, dhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik, në rastin më të mirë. Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.

Një logo e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.

Ky përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.

Prej vitesh Partia Demokratike denoncon shfrytëzimin e aseteve publike për qëllime elektorale, duke shkelur ligjet shqiptare në fuqi. Sot erdhi radha e Bashkimit Europian për t’u bërë dëshmitarë sesi Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian, sado i vogël apo i madh qofte ai, në shërbim të interesave të tij elektorale.

Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor.

Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.

Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale. Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë.

pd logoja e ps per fushaten be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës