LIVE UPDATES
Politike

BE nën hapat e Italisë, Von Der Leyen letër krerëve të bllokut: Dritë jeshile qendrave të pritjes si Gjadri

Një samit i BE-së, që do të zhvillohet më 20 mars, do të trajtojë gjithashtu këtë çështje, megjithëse nuk është planifikuar një diskutim i thelluar për këtë çështje. 

17 Mars 2025, 14:42 Nga I.A
BE nën hapat e Italisë, Von Der Leyen letër krerëve të
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Bashkimi Evropian i hapur ndaj modelit të Shqipërisë, të adaptuar nga Italia, për çështjen e emigrantëve. Iltempo shkruan se shefja e KE-së, Ursula von der Leyen pohoi në një letër drejtuar krerëve të bllokut se po hapin mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë struktura riatdhesimi në vendet e treta.

”Ne po hapim mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë nyje riatdhesimi në vendet e treta. Ishte një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar me vendosmëri migrimin e paligjshëm, duke vepruar në bashkëpunim me vendet partnere dhe duke siguruar që të drejtat themelore të individëve të interesuar të garantohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në letrën e saj dërguar liderëve të BE-së.

Një samit i BE-së, që do të zhvillohet më 20 mars, do të trajtojë gjithashtu këtë çështje, megjithëse nuk është planifikuar një diskutim i thelluar për këtë çështje. Komisioni është duke përgatitur gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve në fjalë, mundësisht deri në fund të vitit.

”Për të kompletuar qasjen e re të përbashkët për kthimet, Komisioni po përgatit gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve të kthimit për fund të vitit. Qasja e re do të kontribuojë gjithashtu në rishikimin e ardhshëm të Frontex-it, ku do të jetë e rëndësishme të sigurohet që operacionet e kthimit mund të organizohen drejtpërdrejt nga Frontex me vendet e treta, ndërkohë që përmirëson rolin e Agjencisë në parandalimin e migrimit të parregullt. Një element kyç i Paktit na lejon të thjeshtojmë procedurat e azilit është përdorimi i koncepteve të vendit të sigurt. Komisioni aktualisht po përgatit një listë të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës. Për këtë qëllim, ne po mbështetemi në një analizë nga Agjencia e BE-së për Azilin dhe burime të tjera të disponueshme informacioni për të vlerësuar një përzgjedhje të parë të vendeve të zgjedhura bazuar në kritere objektive, siç janë normat e ulëta të njohjes së azilit. Synimi ynë është të paraqesim një propozim për një listë të parë të BE-së të vendeve të origjinës të sigurta në javët e ardhshme. Pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, kjo listë do të jetë dinamike dhe mund të zgjerohet ose rishikohet më tej me kalimin e kohës”, përfundon letra.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

ursula von der leyen emigrantet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës