LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Mazhoranca po asgjëson Kuvendin, dhjetëra ligje miratohen pa debat

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi denoncoi se dhjetra ligje po miratohen pa asnjë debat dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

17 Nëntor 2025, 13:13 Nga I.A
Bardhi: Mazhoranca po asgjëson Kuvendin, dhjetëra ligje miratohen pa
Gazment Bardhi

TIRANË- Opozita parlamentare ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës socialiste, duke pretenduar se kjo e fundit ka ndërmarrë një fushatë sistematike për “asgjësimin e parlamentarizmit” dhe bllokimin e çdo mekanizmi kontrolli ndaj qeverisë. Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi denoncoi se dhjetra ligje po miratohen pa asnjë debat dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Gjatë dy muajve të fundit të punimeve të Kuvendit, mazhoranca ka refuzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore dhe dy interpelanca, përfshirë një me kryeministrin dhe një tjetër për çështjen e tunelit të Llogarasë.

Një tjetër fakt alarmant i denoncuar është se nga 10 seancat e fundit plenare, vetëm në njërën prej tyre është lejuar të zhvillohet debat parlamentar. Opozita thekson se ligjet po kalojnë vetëm me forcën e kartonit, pa u diskutuar në parim, duke i kthyer deputetët e mazhorancës në një makinë votimi. 

Po ashtu, Kreu i Grupit të PD denoncoi si një rast të paprecedentë mënyra se si paketa fiskale, e cila shoqëron buxhetin, u depozitua në Kuvend me vonesë dhe u fut për diskutim në komisione në mënyrë të përshpejtuar, pa qenë pjesë e kalendarit të miratuar të punimeve dhe pa u diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve. Kjo, sipas opozitës, është një tjetër provë e qartë e anashkalimit të procedurave dhe mungesës së plotë të transparencës.

"Dhe pas 30 minuta gënjeshtër të profesorit, akademikut, historianit Taulant Balla, që kishte marrë përsipër të mësonte gazetarët se si do të duhet të bëjnë punën e tyre, po pa treguar në asnjë moment se si ai po e bënte punën e vet, jam i detyruar të sqaroj opinionin publik që mazhoranca socialiste në kuvend vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe asgjësimin e çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e kuvendit. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në ushtrim të të drejtave që i njeh rregullorja e kuvendit, ka depozituar një mocion me debat për mungesën e një ligji të posaçëm siç ndodh në çdo vend të rajonit dhe në çdo vend të Europës, përcaktimin e minimumit jetik. Qytetarët kanë parë se gjatë këtyre ditëve ka ardhur në kuvend për shqyrtim projektbuxheti për vitin 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë miratimin e projektbuxhetit.

Qartësisht, në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimumit jetik. Dhe unë dua ta bëj publikisht pyetjen që i bëra zotit Balla në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Masa e ndihmës për personat e papunë apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është rreth 40.000 ALL të vjetra. Dhe zoti Balla do të duhet t'i shpjegojë shqiptarëve, a mundet ai vetë personalisht të jetojë me 40.000 ALL të vjetra në muaj, siç në fakt jeton një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare. A mundet një familje me katër persona të paguajë të gjitha detyrimet për energji, për ujë, për ngrohje, apo për ushqim të fëmijëve të tyre, me ndihmën që jep shteti shqiptar 40.000 ALL në muaj. Është fakt dhe përmendet edhe në kërkesën për mocion me debat, se sipas analizave dhe rekomandimeve të përsëritura ndër vite nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por edhe nga dy studime të kryera nga avokati i popullit, se përcaktimi i një treguesi zyrtar të minimumit jetik është një kërkesë e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare.

Por deri në këto momente ka munguar një qasje ligjore dhe institucionale për përcaktimin dhe përditësimin periodik të standardit minimal të jetesës. Dhe në ushtrim të të drejtave të tyre por dhe për t'i shërbyer interesit publik, grupi ynë parlamentar ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat. Dua të bëj të qartë se që nga nisja e kësaj legjislature, në ushtrim të të drejtave tona, kemi propozuar mekanizma të kontrollit ndaj ekzekutivit, por që në fakt, mazhoranca me forcën e kartonit, edhe pse nuk e ka një të drejtë të tillë, ka vendosur t'i refuzojë. Në këto dy muaj, grupit tonë parlamentar i janë refuzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për komision hetimor dhe dy kërkesa për interpelancë me kryeministrin, interpelanca e parë dhe interpelanca e dytë për vjedhjen e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku. Të gjitha këto të drejta kushtetuese të deputetëve të opozitës janë refuzuar kundërshtim flagrant me rregulloren e kuvendit dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu është fakt që në 10 seanca plenare, vetëm në një seancë është lejuar debat parlamentar.

E dëgjova zotërinë të na numëronte minuta se kur na i kishte dhuruar ai se sa minuta kanë folur deputetët e opozitës. Patjetër që do të flasim, sepse interesi publik na kërkon që ne të flasim në parlament. Interesi publik nuk na kërkon që të ngremë kartonat pa lexuar, pa studiuar, siç na urdhëron partia, ashtu siç bëjnë 83 memecë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ne nuk kemi marrë kohën e kolegëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kemi marrë kohën tonë dhe kemi shfrytëzuar hapësirën parlamentare për të zhvilluar debat për çështje që janë në interes të qytetarëve. Ama është fakt dhe jo një gënjeshtër e gazetarëve siç akademiku Balla u përpoq ta servirte në opinionin publik, që deri më tani janë miratuar me dhjetëra ligje në dy muaj të kësaj legjislature dhe për asnjërin nga ligjet e miratuara nuk është lejuar debat parlamentar. Në asnjë prej ligjeve nuk ka patur diskutime në parim, ashtu siç urdhëron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe rregullorja e Kuvendit. Një pyetje krejt legjitime, se ku e gjen rregullin, autoritetin për të kërkuar mbylljen e seancave pa zhvilluar debat, zotëria na referoi te kodi i etikës.

Në fakt nuk ka asnjë rregull, sepse s'mund të ketë asnjë rregull që kuvendi mbyll punimet me kërkesë të mazhorancës pa lejuar të diskutohet për projektligjet. Transparenca është një parim themelor i funksionimit demokratik të një parlamenti. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që të miratohen ligjet pa patur mundësi që të informohen qytetarët dhe të ketë diskutime në seancë plenare për secilin prej tyre. Tha dhe një gënjeshtër tjetër, ndërkohë që ju jeni dëshmitarë, ne sot nuk kemi dorëzuar asnjë kërkesë për mocion me debat. Kërkesa në raport me luftën ndaj krimit të organizuar, është dorëzuar javën e ardhshme dhe sot në konferencën e kryetarëve, më fal, javën e shkuar dhe sot në konferencën e kryetarëve, kryetari i Kuvendit propozoi që meqënëse nesër mblidhet përsëri konferenca e kryetarëve, të kemi mundësi që këtë mocion, pra shqyrtimin e këtij mocioni ta shtojmë në rendin e ditës.

Po ashtu dua të ndaj me opinionin publik një rast të paprecedent që po ndodh edhe në këto momente në komisionet tona parlamentare. Si asnjëherë më parë, qeveria zgjodhi që të sillte projektbuxhetin 2026 në kuvend, të pashoqëruar nga projektligjet financiare. Projektligjet financiare janë depozituar në kuvend në datën 13 nëntor, pra disa ditë pasi kishte filluar diskutimi i projektbuxhetit dhe janë shpërndarë deputetëve të premten e javës së shkuar, pra në datën 14 nëntor. Pa u diskutuar fare në konferencën e kryetarëve, pa qenë në kalendarin e punimeve të kuvendit, të miratuar nga seanca plenare, komisionet kanë nisur pra brenda as 48 orësh, kanë nisur shqyrtimin e projektligjeve financiare që shoqërojnë buxhetin e shtetit, edhe pse nuk ka ende siç rregullorja urdhëron një kalendar të veçantë të shqyrtimit të tyre. Dhe kësaj kërkese në përputhje me rregulloren, kryetari i Kuvendit ju përgjigj se duke u ngjitur nga zyra e tij në katin e tretë për në sallën ku zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në katin e katërt, ia kishte bashkëngjitur, nuk e dimë se si, kalendarit për shqyrtimin," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht