LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogarasë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen para hapjes për qarkullimin e automjeteve të tunelit, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

3 Korrik 2024, 16:53 Nga M.B
Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i
Belinda Balluku

LLOGARA- Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogarasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen para hapjes për qarkullimin e automjeteve të tunelit, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

“Jemi në momentet e fundit të përfundimit të tunelit të Llogarasë. Parashikohet që pasnesër, në datë 5, ditë e premte, në orën 10, do të jetë momenti i hapjes së këtij tuneli. Sigurisht në kantier do të vazhdohet puna, pasi po dorëzohet para afatit, ashtu siç kemi bërë tashmë me të gjitha veprat tona të mëdha infrastrukturore, por tuneli i Llogarasë ka një vlerë tjetër edhe për historikun e infrastrukturës shqiptare. Unë e quaj një gur kilometrik, pasi bëhet fjalë për një tunel i cili është 5.9 kilometra i gjatë, dhe është një nga veprat infrastrukturore të kategorisë së rëndësishme përsa i përket tuneleve edhe në rang Europe. Futet në tunelet e gjatësisë së madhe”, bëri të ditur Balluku.

Ajo tha se ndërtimi i kësaj vepre është një tjetër premtim i mbajtur i cili po hapet për lëvizjen e automjeteve para afatit të parashikuar, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për sa i takon mirëmenaxhimit të kësaj vepre.

“Duke pasur parasysh që ky është një tunel totalisht modern nga ana e konstruksionit, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh se është një tunel i menaxhuar në mënyrë elektronike, dixhitale. Në hyrje, në anën e Dukatit kemi të vendosur qendrën e monitorimit të këtij tuneli, një qendër totalisht e ngritur mbi dixhitalizimin që në të ardhmen mendojmë që të përdorim dhe inteligjencën artificiale për të menaxhuar të gjithë flukset e tunelit, për të kontrolluar sigurinë rrugore brenda këtij tuneli”, tha Balluku.

Drejtori i ARRSH njoftoi se në bashkëpunim me policinë rrugore është përgatitur edhe plani i menaxhimit të trafikut për muajt në vijim, kur tuneli do të jetë në funksion.

“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore. Është i përgatitur plani i menaxhimit të trafikut gjatë 3 muajve në vazhdim, përsa kohë të jetë në operim tuneli. Shpresojmë që përdoruesit e tunelit të ecin me shpejtësinë e rekomanduar nga Autoriteti Rrugor dhe Policia Rrugore. Jemi gati”, u shpreh Gjyli.

Nga ana e tij edhe kryebashkiaku Dredha tha se tuneli i Llogarasë lidh Vlorën me pjesën tjetër të bregdetit të jugut brenda një kohe shumë më të shpejtë dhe me siguri të lartë.

llogara

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë