Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
MALI I ZI- Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur. Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’u bashkohen në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do t’i drejtohet asaj përmes një video-mesazhi.
Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Nisma, sipas organizatorëve të saj, synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.
Por, Kosova refuzon t’i bashkohet nismës në radhë të parë për shkak të qasjes së Serbisë e cila nuk e njeh pavarësinë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e refuzoi ftesën e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takim. Ai shkroi në një letër se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, që u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti theksonte më tej se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon, dhe që mohon vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.
Serbia, që paraqet vendin dhe tregun më të madh në këtë nismë, ruan lidhje të fuqishme me Rusinë dhe Kinën. Ajo është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak te agresionit të saj në Ukrainë. Një ditë më parë, tre vendet fqinje të Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, detyruan anulimin e një vizite të ministrit të Jashtëm rus në Beograd, duke mos lejuar kalimin e avionit të tij nëpër hapësirën e tyre ajrore.
Shefi i diplomacisë ruse fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.
"Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit", tha të hënën ministri rus.
Analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Kremlini e sheh "Ballkanin e Hapur" si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. “Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar (Vladimir) Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin “që i dha puthjen e vdekjes sot Ballkanit të Hapur”. Kjo ide e administratës Trump çon përpara agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandar Vuçiçin”.
Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, “sepse do të ketë dalje në det” (nëpërmjet porteve shqiptare) dhe duke qenë për disa herë më e fuqishme ekonomikisht do të shtrijë prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre.
Marrë nga VOA
Open Balkan MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij në Ohër të Maqed...
Laura K. Cooper Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, Zv.Ndihmës Sekretarja amerikane ...
Klevis Balliu TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë jnë denoncim lidhr me kopshtin zooligjik në T...
Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi TIRANË- Sot, Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë...
Foto ilustruese TIRANË- Sot, Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Eli...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri Niko Peleshi foli për zjarrin në ishullin e Sazanit. E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se sa helikopter&eum...
OHËR- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve...
Fotoja e Ramës MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit...
Luljeta Bozo TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo prej një viti është pjesë e Kuvendit të Shqip&eu...
Foto ilustruese Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i d...