LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje në çdo datë

• Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili kishte në fokus datën e zgjedhjeve vendore 2023, nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe zgjati përreth një orë. •Pas takimit, Balla u shpreh se PS nuk ka një datë të caktuar mirëpo tha se do të jetë dakord për datën që do caktojë Presidenti. • Në orën 11:00, Begaj u takua me Shpëtim Idrizin. Ky i fundit deklaroi për mediat se PDIU është e hapur të diskutojë me grupet opozitare. • Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Enkelejd Alibeajn dhe përfaqësues të opozitës. • Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë. • Vendi ynë është i ndarë në 61 bashki, 59 prej të cilave drejtohet nga kampi rozë, Shkodra ka në krye demokratin Bardh Spahia, ndërsa në Finiq drejton Kristo Kiço, i dalë nga MEGA. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët. Partia Socialiste ka konfirmuar vetëm Tiranën ku pritet të rikandidojë Erion Veliaj.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Alibeaj: Data e zgjedhjeve të vendoset pas 21 Tetorit, mos të pengohet shqyrtimi i reformës

Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se i ka kërkuar Presidentit Bajram Begajt që të vendosë brenda afateve datën për zgjedhjet lokale. Përmes një postimi të bërë në 'Facebook', Alibeaj bën të ditur se i ka kërkuar Begajt që të mos e caktojë datën para datës 21 Tetor, por pas saj. Deputeti kërkoi këtë pasi vlerëson të rëndësishëm që të përfundojë afati i komisionit i reformës Administrative-Territoriale, për të mos u bërë pengesë për shqyrtimin e kësaj reforme.

POSTIMI:

Me ftesën e dërguar prej Presidencës, zhvillova një takim me Presidentin e Republikës. Në respekt të institucionit dhe Kushtetutës bisedova me të për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.
I shpreha qëndrimin tonë se data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më herët brenda afateve që parashikon Kushtetuta dhe ligji.

Zgjedhjet janë e drejtë themelore e shqiptarëve, mundësia që ata kanë për të ndëshkuar pushtetin me votë.
Shqiptarët duan, madje kanë kërkesë ultimative që me votë të ndëshkojnë këtë pushtet sepse kanë një llogari të hapur me këtë regjim. Ndaj është detyrim yni që ti bindemi nevojës së tyre, dhe t'ia krijojmë këtë mundësi kushtetuese shqiptarëve. Sa më shpejt!

Të rëndësishëm vlerësova gjatë takimit edhe faktin që Presidenti i Republikës të shprehet për caktimin e datës pasi të përfundojë afati i komisionit të reformës Administrative - Territoriale (data 21 tetor), në mënyrë që të mos bëhet pengesë për shqyrtimin e kësaj reforme që kërkohet nga gjithë shqiptarët.

3 VITE ME PARE

Mungoi në takimin me Berishën, Idrizi: S'kam qenë pjesë kurrë e atij "grupimi" politik, në bisedime me forca politike relevante

 
Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në
Shpetim Idrizi

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka treguar arsyen pse mungoi dje në bisedimet që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me grupin e aleatëve, ku ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi. Në një dalje për mediat, Idrizi tha se PDIU nuk ka qenë pjesë e këtij grupi, ndërsa la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me maxhorancën. 'Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë që ka qënë dje. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar por mund të ketë dhe zona ku ne jemi në vlerësim.'-tha Idrizi.

Kryetari i PDIU foli edhe për objektivin e PDIU në këto zgjedhje dhe tha se PDIU kërkon të ketë kandidatë për këshillat Bashkiakë. 

‘Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar, por mund të ketë dhe zona ku të ketë kandidatë.  Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qendrimet tona. Ai grupim që ka qenë dje te Berisha ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik dhe unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupi.’- tha Idrizi.

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Idrizi u shpreh se problem nuk është vendosja e datës por standartet e legjitimitetit. Më tej, shtoi se PDIU do të jetë e hapur të diskutojë me grupet opozitare mirëpo do të mbajë gjithmonë qëndrimet e tyre.

'Problem nuk është data por standartet e legjitimitetit. Këto zgjedhje do të shoqërohen me problematika. Ndava me presidentin shqetësimin se ndoshta jemi vonë për produktin e reformës territoriale dhe zgjedhore.'- tha ai. 

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Sali Berisha u takua me kryetarët e partive aleate. Në takim u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Në takim morën pjesë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agraro-ambienbtaliste, Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

3 VITE ME PARE

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit/ Balla pro propozimit të PD: Me rëndësi hapja tërësore

Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë të ditur ditën e sotme se mbështet propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Balla shtoi se kjo praktikë duhet të bazohet në normat më të mira ndërkombëtare.

Ne do të mbështesim propozimin e PD për një hapje të dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtet brenda disa rrugullave dhe normave ndërkombëtare. Me rëndësi hapja tërësore e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit”, tha ai.

Këto komete Balla i bëri para medieve, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të 2023.

3 VITE ME PARE

Takimi i Begajt me Bylykbashin, Balla: Nuk e di me kë është takuar, të gjithë të respektojmë ligjin

Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për takimin që ka zhvilluar Presidenti me deputetin e PD-së, përfaqësues të grupit të Berishës, Oerd Bylykbashin. Balla u shpreh se nuk e di se me kë është takuar Begaj e se kushdo që respekton ligjin e Kushtetutën mund të kërkojë takime me Presidentin. 

Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar, janë Mediu, Doda, dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mund të kërkoj takim me presidentit”, tha Balla, pas përfundimit të takimit me Begajn në ambientet e Presidencës.

 

3 VITE ME PARE

'Vendoret 2023', takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje kur ta dekretojë presidenti

Vendoret 2023! Takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se janë gati të shkojnë në zgjedhje kur të dekretohen nga Presidenti. Pas përfundimit të takimit me presidentin Bajram Begaj, në ambientet e Presidencës, Balla tha se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill dhe 15 maj, duke marrë parasysh edhe festat zyrtare që mund të rastisin brenda këtyre datave.

'Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të zbatojnë kompetencën e drejtpërdrejtë të presidentit të republikës. Një gjë është e sigurt që zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj duke marrë parasysh ndonjë festë zyrtare brenda këtij afati.

Nuk kemi dhënë propozim për ndonjë datë të caktuar. PS është e gatshme të marrë gjithmonë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato. Ajo që vërej me vlerësim maksimal është gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjithë aktorët politikë”- tha Balla.

zgjedhjet vendore 2023 taulant balla bajram begaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës