Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare. Gjithashtu ai ka kritikuar listën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si të dobët dhe të kontrolluar nga Edi Rama për interesa personale.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se opozita do të arrijë një fitore të thellë. Meta në një intervistë për "SYRI TV", theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe tha se kandidimi i tij në Tiranë është një mesazh i qartë për forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. Ndër të tjera Presidenti i PL u shpreh se koalicioni opozitar ka potencialin për të siguruar 20 mandate në kryeqytet, ndërsa ka parashikuar ndryshime të mëdha edhe në qarqe të tjera.
Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare. Gjithashtu ai ka kritikuar listën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si të dobët dhe të kontrolluar nga Edi Rama për interesa personale. Meta ka theksuar se Partia e Lirisë synon një rezultat dyshifror, duke siguruar një përfaqësim cilësor në parlament. Sipas tij, kurrë më parë opozita nuk ka qenë kaq e bashkuar dhe e vendosur për të fituar.
INTERVISTA E PLOTË:
1. Z. Meta, në momentet e fundit ju shpallët kandidaturën tuaj në listat e hapura për Tiranën, ndërkohë që priteshit në listën e mbyllur në Fier. Përse duhet të rrezikoni kaq shumë?
Janë disa arsye parimore por edhe pragmatike. Parimore sepse unë dhe LSI kemi qenë të parët kundër listave të mbyllura që u miratuan me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 dhe për këtë bëmë edhe grevë urie duke paralajmëruar dobësimin e parlamentarizmit dhe vetë llogaridhënies në interes të forcimit të autokracisë, siç e provoi koha.
Së dyti, unë besoj se jo vetëm duhet t’u qëndroj besnik bindjeve të mia, por edhe kam besim se me këtë mënyrë jap shembullin më të mirë për të gjithë, se duhen edhe sakrifica ekstreme për Fitoren kundër mafias në pushtet.
Ndërkohë jam besimplotë se koalicioni ynë i ka të gjitha potencialet për të fituar 20 mandate në qarkun e Tiranës dhe në këtë mënyrë për të futur nga listat e hapura 8 deputetë. Emrat dhe personalitetet e opozitës në listat e hapura janë tepër superiorë dhe mobilizues dhe përfaqësojnë një spektër të gjerë dhe domethënës.
2. Po listën e PS-së si e shikoni?
Lista e “Rilindjes” në Tiranë i jep lamtumirën e fundit edhe atyre pak emrave socialistë që Rama i kishte ruajtur deri tani sa për “shenjë”. Në ato pak mandate që Rama mund të marri do favorizojë ministrat që ka në lista të hapura duke u thënë kandidatëve socialistë që nuk ju votuan njerëzit. Aty nesër në opozitë, i duhen njerëz që t’i jenë vetëm atij borxhli pse do jenë deputetë dhe të mos i dali partia nga kontrolli.
3. Po qarqet e tjera si i shikoni?
Përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë. Pra nga 5 – 2, ky qark do të shkojë 4 – 3 për opozitën. Të mos harrojmë se zgjedhjet e fundit LSI ja vodhën mandatin për 75 vota, e kjo ishte marrëveshje e dy palëve.
Po kështu, Lefter Maliqi, nga që ishte gënjyer nga Luli, bëri fushatë kundër opozitës. Tani situata është krejt e kundërt. Po kështu edhe ekipet. Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në cdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën. Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë.
Lista e opozitës me shumë personalitete, ndërsa lista e PS më pak përfaqësuesja e mundshme. Skrapari jo vetëm është krejt i papërfaqësuar edhe formalisht, por edhe rruga Skrapar Përmet ka mbetur atje ku e kam lënë unë në 2017. Ndaj Skrapari do votojë Lefter Maliqin dhe bashkë me Lefterin do e lidhim brenda një viti Skraparin me Përmetin.
4. Si e parashikoni rezultatin e PL?
Rezultati i PL është i lidhur me rezultatin e PD – ASHM. Ndaj prioriteti i parë për mua dhe PL është maksimizimi i votës për koalicionin, sepse kështu jo vetëm prodhohen më shumë mandate, por rritet propabiliteti për kandidatët e PL për të fituar mandatet. Kjo vlen edhe për partitë e tjera të koalicionit. Në cdo rast, si Parti e Lirisë, do kemi rezultat dyshifror dhe një përfaqësim tepër cilësor, sic është edhe ai i katër deputetëve në listat e sigurta.
5. A ju prishin punë partitë e tjera opozitare?
Edi Rama e ka zakon, çdo palë zgjedhje sponsorizon parti të “reja” si G99, për të krijuar idenë e përcarjes dhe mbushur emisionet që financohen nga inceneratorët, me “keqardhje” për gjoja përcarjen e opozitës. Askush nuk do e çojë votën dëm në 11 Maj.
Kurrë opozita s’ka qenë më e bashkuar se sot. Kurrë “Rilindja” s’ka qenë më inekzistente se sot (shikoni listat përfundimtare në 11 Maj). Kurrë opozita s’ka patur një program më konkret dhe bindës si dhe një model të ri ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe eksportet, përkundër Narkoekonomisë që ka varfëruar skajshëm shqiptarët.
6. Pra ju jeni shumë optimist për 11 Majin?
Optimizmi im bazohet te realizmi dhe përvoja ime. Gjithçka është në favor të opozitës dhe ne duhet të bëjmë cdo sakrificë për ta realizuar Fitoren. Edhe qejfi do mundim dhe sakrifica, thoshte Dritëro Agolli. Po Fitorja ndaj një regjimi mafioz? Padyshim që kërkon shumë sakrifica.
7. Po rezultatet në qarqet e tjera si i parashikon?
Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5 – 2 për opozitën. Ndërkohë që Qarku i Korcës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë me Dr. Gentian Çala, një personalitet i shkëlqyer jo vetëm i mjekësisë.
bashkia e tiranes TIRANË- Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, u shndërrua në një vend punësimi për pe...
erion brace TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, Partia Socialiste duket se nuk është aq e bashkuar sa përpiqet të shfaqet, dhe nj&...
Berisha PODGORICË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është i pranishëm në Podgoricë, ku do t&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke ...
edi rama FIER- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme spitalin Memorial të Fierit, vendi ku tha se para 4 vitesh nisi procesi i aut...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Votimi TIRANË- Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar janë zgjedhur nga Kuvendi në seancën e ...
Edi Rama LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me mësuesit e Lushnjes është ndalur edhe t embyl...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Bashkimi Evropian i hapur ndaj modelit të Shqipërisë, të adaptuar nga Italia, për çështj...
Elisa Spiropali TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, sot në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 maj...