Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se 8 vitet e Rilindjes në qeverisje, janë 8 vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla, sipas tij, zbriti me 62 pikë në matematikë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama kalon shkollë më shkollë për të përmirësuar imazhin e tij dhe se 47 përqind e fëmijëve të këtyre institucioneve, nuk kanë ushqimin që u nevojitet. Berisha tha se 8 vitet e Rilindjes në qeverisje, janë 8 vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla, sipas tij, zbriti me 62 pikë në matematikë. Ai shtoi se kryeministri duhet të lexojë studimet e bashkëshortes së tij, Linda Ramës, për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri me projektet e PNUD.
Pjesë nga fjala e Berishës:
A e din ti Edi Rama se 18 përqind e vogëlushëve janë me dy vakte ose një vakt në ditë? Po pse? Se vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Lubia vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Korba e Kovidit vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Linda e Arsimit ndërtoi vilën vetëm duke vjedhur. Ju u vidhni edhe fëmijëve kafshatën, ju jeni raca më çnjerëzore. A me din ti Edi Rama që kalon nga shkolla në shkollë për të përmirësuar imazhin tënd, se 47 përqind e fëmijëve nuk kanë ushqimin që u nevojitet?
A e din apo jo se në këto vite, një përpjekje e madhe që u bë për cilësinë e arsimit, u përmbys si në asnjë vend tjetër të planetit? Po ty këto, as që të shqetësojnë fare se ti ke vetëm një hall, pasurimin tënd i pangopur duke vjedhur fëmijët e atyre prindërve. A e din ti që në 8 vitet e Rilindjes, nuk po them se janë tetë vitet e vdekjes, po janë tetë vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla e atyre vogëlushëve ku shkon ti, zbriti në mënyrë të tmerrshme me 62 pikë në matematikë, e cila është shtyllë kryesore e arsimit në botë?
Po mendimi krijues i nxënësve? Zbriti në fundin e botës. Po ti nuk ke ndjenja. Po ti duhet të kishe turpin më të madh të paraqitesh në derën e një shkolle. Edi Rama, lexoji pak studimet e Linda Ramës për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri me projektet e PNUD. Lexoji se i ke në familje. Po t’i lexosh ato, do kapësh kokën me dorë. Po ty nuk të bëjnë përshtypje. Sepse ai që vjedh, ai justifikon gjithçka. Atij të tjerët nuk i bëjnë më përshtypje, i duken normale.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, sipas tij, i diskredituar në shkall&eu...
Elisa Spiropali TIRANA- Në Shqipëri Delegacioni i BE-së e konsideroi sot "një hap jo në drejtimin e duhur", vendimin e parlamentit...
Helikopteri TIRANA- Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një flu...
Charles Michel, Olaf Scholz, Edi Rama, Ursula Von der Leyen dhe Andrej Plenkoviç TIRANA- Media gjermane Der Spiegel i ka dedikuar një arrt...
Elisa Spiropali TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar sot pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdë...
Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimin të Kuvendit mbrëmjen e kaluar për të mbrojtur mandatin ...
Silvio Gonzato dhe Elisa Spiropali TIRANA- Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika nd...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbr&e...
ilir meta, sulejman rexhepi TIRANË- Ditën e sotme në media po qarkullon një lajm me akuza të forta ndaj presidentit të Partis...
Foto ilustruese TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të mos ndryshojë masat e si...