21 Tetor 2024, 18:46
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force komentoi dhe arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Berisha tha se Çyrbja, i vendosur fill pas të parit ishte një kriminel i sponsorizuar nga njëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt. Ai shtoi se Çyrbja është vërtet fytyra e PS-së dhe vet Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama. Dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga njëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt. Ishte një kriminel që fshihte, mbronte, strehonte një xhelat, një kasap të vërtet, që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës, të rrëmbyer nga banda e Çyrbjes dhe Edi Ramës. Çyrbja, që është fytyra e vërtet e Edi Ramës, u dëshmon shqiptarëve se ata që vrasin njerëz, ata që copëtojnë trupa njerëz ata kanë si strehë pushtetin aktual.
Por dua të them këtu edhe njëherë, se më shumë se Çyrbja është Taulant Balla. Ështrë ky kriminel që Altin Hajrat që i vendosën Lulzim Kullës tritolin që i vendosën për ta ekzekutuar në mes të ditës në mes të qytetit, vrapoi t’i lironte me Vat Stakën, dhe i liroi. Njëri është ministër, tjetri është anëtar i KLP-së. Çyrbja është vërtet fytyra e kësaj partie, por më e zezë se kjo fytyrë është vet Edi Rama, i cili në bisedat e tij me SKY/ECC, Encrochat dëshmon se është një bashkëpunëtor kryesor me organizatat më të rrezikshme të Europës dhe të botës. Në këto përmasa është Olsi Rama, një kriminel tjetër, eksponent kryesor i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’, klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.
sali berisha
Politike
21 Tetor 2024, 18:32
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta teksa po transferohej ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:35
M.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së e ka quajtur arrestimi...
Politike
21 Tetor 2024, 18:20
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:25
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, pala mbrojtëse e Presidentit të Lirisë Ilir Meta, ka dhënë detaje të reja ...
Politike
21 Tetor 2024, 17:58
E. D
TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, deklaroi se tranzicioni ka mbaruar dhe ky është një lajm i mirë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:47
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Li...
Politike
21 Tetor 2024, 17:43
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë,...
Politike
21 Tetor 2024, 17:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, tha se Parlamenti është në moment degradimi sepse ë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:26
E. D
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së...