LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

Megjithatë, njohësit thonë se partia e Kurtit është vonuar në nisjen e bisedimeve për koalicionin qeverisës, teksa edhe përfshirja e një partie më të vogël shqiptare në ekzekutiv, sipas tyre, do të prodhonte një qeveri të brishtë.

10 Prill 2025, 15:57 Nga E. D
Analiza e REL: A është vonë për bisedime për
Albin Kurtit

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa përfshirjen e një partie shqiptare opsion që më herët e kishte përjashtuar, duke thënë se preferonte një ekzekutiv vetëm me pakicat joserbe. Megjithatë, njohësit thonë se partia e Kurtit është vonuar në nisjen e bisedimeve për koalicionin qeverisës, teksa edhe përfshirja e një partie më të vogël shqiptare në ekzekutiv, sipas tyre, do të prodhonte një qeveri të brishtë.

Fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë qeverinë pa një koalicion me partitë shqiptare. Ky subjekt nuk e ka mbështetjen e plotë të partive joshumicë, por edhe sikur ta kishte, kjo nuk do të mjaftonte për ta formuar ekzekutivin.

Këtë fakt e ka pranuar të martën nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, që tha se formimi i qeverisë së re s’mund të bëhet pa përfshirjen e partive shqiptare në një koalicion qeverisës.

Sipas tij, aktualisht ekzistojnë dy skenarë: votimi i një qeverie të re deri në zgjedhjen e presidentit të ri – prill 2026 – apo votimi i një ekzekutivi afatgjatë.

Për të dy skenarët kërkohen 61 vota të deputetëve.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma Socialdemokrate ka tetë deputetë.

Kurti e ftoi për bisedime LDK-në e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, por oferta u refuzua. Gjatë fushatës, Kurti nuk i ka kursyer fjalët për këtë parti dhe si duket LDK-ja këtë gjë nuk e ka harruar. Po ashtu, LVV-ja kishte thënë se preferon një qeveri vetëm me pakicat joserbe.

Politologu Dritëro Arifi vlerëson se LVV-ja ka “humbur kohë”, pasi është dashur t’i fillojë bisedimet me partitë e tjera parlamentare për formimin e qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Nga këndvështrimi im, është dashur që më 10 shkurt të fillojnë negociatat me partitë parlamentare, që të shohin se në cilat pikat pajtohen nga aspekti programor. Por, LVV-ja ka bërë të kundërtën”, thotë ai.

Ai beson se nevojitet “një koalicion më i madh shqiptar”, për ta krijuar “një momentum të mirë për t’i bërë ballë edhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin, por edhe reformave që janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarit”.

Emir Abrashi nga organizata joqeveritare Demokracia Plus thekson se një qeveri e re mund të formohet me mbështetjen e komuniteteve pakicë joserbe, vetëm nëse edhe Nisma e Fatmir Limajt bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.

Për dallim nga partitë e tjera shqiptare – që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë – Limaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti. As PDK s’ka vija të kuqe, por është shprehur se preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

Megjithatë, Abrashi thekson se një qeveri e tillë nuk do të ishte e qëndrueshme dhe do të përballej me vështirësi në miratimin e ligjeve në Kuvend.

“Pyetja e parë e madhe me të cilën do të përballej ajo do të ishte zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm,” thotë ai, duke kujtuar se për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota të deputetëve – në dy rundet e para, e më pas kërkohen vetëm 61.

“Mbështetja e njërës prej partive më të mëdha opozitare do të jetë e domosdoshme, përndryshe do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Megjithatë, retorika e Kurtit në të kaluarën lë pak hapësirë për marrëveshje”, thekson Abrashi.

Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 ulëse, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet e tjera.

As të 10 votat e komuniteteve joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, Kurti s’i ka të sigurta, edhe pse shumica kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.

E nëntë votat që i ka Lista Serbe, as që merren në konsideratë. Kjo parti, që nga themelimi i saj më 2013, ka qenë pjesë e të secilës qeveri, pasi ka fituar gjithmonë të gjitha ulëset e rezervuara për serbët.

Kësaj radhe ekziston bazë ligjore që Lista Serbe të përjashtohet nga qeveria, pasi një deputet e ka fituar Partia serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Abrashi vlerëson se Lista Serbe nuk do të luajë rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re dhe si arsye përmend përfshirjen e drejtpërdrejtë të ish-nënkryetarit të saj, Millan Radoiçiq, në sulmin e armatosur në Banjskë.

Ai shton se Lista Serbe nuk është partnere e besueshme, sepse prej më shumë se dy vjetësh i bojkoton institucionet e Kosovës.

“Është imperativ që komuniteti serb të gjejë një mënyrë për përfaqësim më të shëndetshëm në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të shmanget një skenar ku ndonjë parti e madhe politike në Kosovë mendon se nuk është e mundur asnjë lloj bashkëpunimi me përfaqësuesit e tyre”, thekson ai.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, një post ministri në Qeverinë është i rezervuar për komunitetin serb dhe një tjetër për komunitetet tjera joserbe. Nëse ekzekutivi më shumë se 12 ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Zgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare. Nëse emërohet dikush jashtë partive parlamentare, atëherë kërkohet miratimi nga shumica e deputetëve nga komuniteti që i përket ministri.

Nëse LVV-ja s’arrin t’i sigurojë 61 vota, atëherë është në dorën e presidentes Vjosa Osmani që të mandatojë partinë që e siguron se i ka votat për ekzekutivin. PDK-ja ka thënë se është e gatshme për këtë përgjegjësi, nëse i vjen radha. Por, edhe nëse mandatari i dytë dështon, atëherë kosovarët sërish do t'iu drejtohen kutive të votimit./REL

albin kurtit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës