LIVE UPDATES
Politike

Analiza e BIRN për 14 majin: Puka, bashkia e përmbysur në favor të socialistëve

Banorët e Pukës, të cilët do të votojnë edhe për 15 anëtarë të këshillit bashkiak, kanë një gamë të pazakontë të gjerë partish garuese. Plot tetëmbëdhjetë parti kanë paraqitur lista të mbyllura me 289 kandidatë. Në raport me votuesit, ka afërsisht 1 kandidat për çdo 40 votues ndërsa në raport me ndenjëset në garë, ka 19 kandidatë për çdo post anëtari.

21 Prill 2023, 21:09 Nga DOSJA
Analiza e BIRN për 14 majin: Puka, bashkia e përmbysur në favor
Bashkia Pukë

TIRANË- Bashkia e vogël e Pukës në veri të Shqipërisë ka gati 12 mijë votues dhe qeveriset që prej dy mandatesh nga Partia Socialiste, me kryebashkiakun Gjon Gjonaj, i cili aktualisht kërkon një mandat të tretë. Përballë tij, Rrok Dodaj, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili ishte kandidati humbës në zgjedhjet e vitit 2015 përballë Gjonajt.

Dodaj ka qenë kryetar i Komunës Qerret, një nga njësitë administrative përbërëse të Pukës, për katër mandate me radhë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

Banorët e Pukës, të cilët do të votojnë edhe për 15 anëtarë të këshillit bashkiak, kanë një gamë të pazakontë të gjerë partish garuese. Plot tetëmbëdhjetë parti kanë paraqitur lista të mbyllura me 289 kandidatë. Në raport me votuesit, ka afërsisht 1 kandidat për çdo 40 votues ndërsa në raport me ndenjëset në garë, ka 19 kandidatë për çdo post anëtari.

Bashkia e Pukës ka qenë një bastion i demokratëve deri në zgjedhjet e vitit 2015, kur koalicioni PS+LSI mposhti Rrok Dodajn me një rezultat të ngushtë, vetëm 98 vota më shumë. Gjërat duket se kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Në zgjedhjet e vitit 2021, Puka i dha socialistëve dhe aleatëve të tyre socialdemokratë 53% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2007, kandidatët e së djathtës për poste kryetarësh të bashkisë dhe komunave morën 51% të votave përkundrejt 47% të kandidatëve socialistë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2011 rezultati u nda në 34 me 46% për demokratët.

 

Puka është gjithashtu një faktor i fitores së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kur aleati i tyre i vogël, Partia Kristiandemokrate, arriti të grumbullojë disa mijëra vota duke dërguar në parlament në aleancë me socialistët deputetin Mark Frroku, i cili më pas përfundoi në burg dhe u bë një nga simbolet e kriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkia e Pukës dhe ajo e Malësisë së Madhe duket se ka rëndësi për socialistët për rezultatin e tyre zgjedhor në zgjedhjet parlamentare për Qarkun Shkodër. Mbajtja e saj nuk duket shumë e vështirë nëse kihet parasysh se bashkia e vogël ku ka rreth 6300 vota në lojë, numëron aktualisht rreth 270 të punësuar.

Bashkia e Pukës përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Puka, Gjegjani, Rrapë, Qelëz dhe Qerret. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe e qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 41 fshatra.

Puka është zonë malore ku pyjet kanë qenë burim i rëndësishëm ekonomik për shumë dekada ndërsa së fundmi ka pasur zhvillim edhe turizmi i natyrës. Puka është  një nga zonat me një shkallë të lartë pjesëmarrjeje në votime në Shqipëri, më të lartë se sa mesatarja kombëtare.

Marrë nga Reporter.al

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete