LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA e BIRN: Peqin, “faktori Çam” përmbysi zgjedhjet në favor të PS-së

Bashkia e Peqinit në Shqipërinë qendrore është një zonë që mbështeste demokratët dikur me diferencë të madhe por pas vitit 2015, angazhimi i elementëve të PDIU-së në politikën vendore të zonës dhe afrimi i tyre me PS-në e përmbysi rezultatin. Situata duket më e balancuar në vitin 2021.

8 Maj 2023, 23:28 Nga k.m.
ANALIZA e BIRN: Peqin, “faktori Çam” përmbysi zgjedhjet
Peqin

Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë radhazi në bashkinë e vogël të Peqinit në Shqipërinë qendrore, me një kandidat të ri, i cili ka punuar më herët si drejtor i OSHEE-së, Bukurosh Reçi. Përballë tij, për koalicionin Bashkë Fitojmë, Mustafa Pashja. Bashkia e Peqinit përbëhet nga qyteti historik i Peqinit dhe ish-komunat Pajovë, Karinë, Përparim, Gjocaj dhe Shezë. Bashkia shtrihet në një zonë kodrinore në të dy krahët e lumit Shkumbin. Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik ndërsa një institucion penitenciar përbën një burim punësimi për zonën.

Në regjistrin e votuese, Peqini numëron 30 mijë qytetarë ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 44%. Votuesit në Peqin zgjodhën Dashnor Sulën, një ish-prokuror, si deputet për Partinë Demokratike në vitin 2005, kohë kur Shqipëria votonte në sistem zgjedhor maxhoritar të korrektuar. Që nga ajo kohë, demokratët patën avantazh në bashki, duke fituar me 51% zgjedhjet e vitit 2007 dhe 60% zgjedhjet e vitit 2011.

Situata filloi të ndryshojë në vitin 2015, kur koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ia dha Peqinin aleatit të vet të ri, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila zgjodhi Saimir Hasallën si kryetar bashkie. Hasalla fitoi me 67% të votave, një shumicë dhe përmbysje e pazakontë. PDIU e tregoi gjithashtu forcën e saj në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më vonë, kur arriti të fitojë dy mandate deputetësh në qarkun e Elbasanit, ku në territorin e Bashkisë Peqin doli forcë e parë me 70% të votave. Elementët lokalë të PDIU-së, përfshirë Hasallën, u integruan në Partinë Socialiste në zgjedhjet e mëvona. Vetë Hasalla garoi për deputet për PS-në në vitin 2021 dhe arriti të marrë mbi 11 mijë vota pëlqyese. Hasalla është shfaqur aktualisht duke bërë fushatë për Bukurosh Reçin.

Zgjedhjet e vitit 2021 ishin disi më të balancuara, ku Partia Socialiste fitoi 50% të votave, dy partitë opozitare, PD dhe LSI morën 43% ndërsa 7% ishin vota të partive të tjera apo vota të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votime ishte 44%. Numri i votuesve është rritur me 4 mijë mes viteve 2011 dhe 2023 ndërsa pjesëmarrja në votime ka rënë në 13 mijë në zgjedhjet e vitit 2021. Në krahasim me vitin 2021, kandidatët e së djathtës kanë humbur mbi 3 mijë vota ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre vendorë kanë fituar rreth 1,600 vota./BIRN

peqin zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen