LIVE UPDATES
Politike

Analiza e BIRN: Gara e pabarabartë e 11 majit, si do të zgjidhen deputetët e rinj

Sistemi elektoral shqiptar ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore tre herë që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1992, derisa PS dhe PD votuan me kompromis sistemin aktual të listave të mbyllura-të-hapura. Ky është një shpjegim se si votuesit shqiptarë do të përcaktojnë qeverisjen e vet më 11 maj.

18 Mars 2025, 10:59 Nga B.Z
Analiza e BIRN: Gara e pabarabartë e 11 majit, si do të zgjidhen
Foto ilustruese

TIRANË - Diku nga korriku i vitit 2001, zgjedhjet ishin mbajtur, por nuk kishin përfunduar. Një foto që me gjasa do të hyjë në histori, nëse dikush do të marrë mundimin të merret me studimin e historisë së zgjedhjeve, u shfaq në gazetat e kohës. Në foto, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano, foli në një tribunë të improvizuar. Sipër kokës së tij, një tabelë e modelit të kohës së komunizmit shkruante “PTT Bubullimë”. Ishte kjo tabelë që dekonspironte vendndodhjen dhe llojin e katrahurës ligjore e zgjedhore që u diskutua gjatë.

Partia Socialiste i kishte varur shpresat në fitoren e një mandati qeverisës me tre të pestat e parlamentit në një skemë gjerësisht të kritikuar, në të cilën, në një nga zonat e Shqipërisë, zona me numër 60 dhe e njohur si Dushk, Lushnjë, ku bën pjesë edhe fshati Bubullimë, duhej të votonte në një mënyrë të tillë që të prodhonte plot 11 mandate deputetësh, 6 për qind të të gjitha mandateve, ndonëse zona në fjalë përbënte vetëm 1% të të gjithë votuesve në vend.

Gazetat në atë kohë i vunë një nofkë kësaj manovre duke e emërtuar atë “Sistemi i Dushkut”, një epitet për të përshkruar se si makinacionet e pacipa politike deformojnë vullnetin e votuesve duke i dhënë një partie të caktuar, më shumë pushtet nga sa qytetarët i kanë dhënë.

Në zgjedhjet e vitit 2001, Partia Socialiste mori 41 për qind të votave dhe 73 mandate, ose 52% të parlamentit.

U bë disa vite tashmë që panorama mediatike shqiptare nuk është më aq vibrante sa të krijojë emërtime të tilla për manipulimet politike, kështu që, sistemi aktual i krijuar vitin e kaluar nga një marrëveshje e re mes PD-së dhe PS-së me lista kandidatësh të mbyllura dhe të hapura nuk ka marrë ndonjë emërtim të tillë alegorik.

Megjithatë, gara e 11 majit pritet të jetë thellësisht e pabarabartë dhe e përqendruar mes anëtarëve të së njëjtës parti që përplasen për pak mandate brenda listës së hapur.

Garë e pabarabartë

Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi të dielën në një postim në median sociale se gara në të cilën ai merr pjesë është “e pabarabartë”. Ky në fakt është një konkluzion që, me gjasa, vjen me vonesë.

Në fakt, që nga viti 2008, kur Rama, në atë kohë, kryetar i opozitës dhe Berisha, në atë kohë kryeministër, ranë dakord për sistemin me lista të mbyllura, PD dhe PS kanë krijuar me forcën e votave të tyre një sistem zgjedhor thellësisht të pabarabartë me një garë të dominuar nga dy udhëheqësit politikë dhe me një forcë parlamentare gjithnjë e më besnike ndaj tyre.

Në vitin 2008, Berisha dhe Rama ndanë Shqipërinë në 12 qarqe dhe vendosën një prag në masën 5% për të shmangur rrezikun që partitë e vogla të mund të fitonin mandate në Qarkun Tiranë, qarku i vetëm i madh ku pragu 5% bënte sens, sepse në qarqet e tjera, numri i mandateve është aq i ulët sa, edhe nëse merr 5% të votave, pra kalon pragun, merr zero mandate.

Ky ishte sistemi me të cilin shqiptarët votuan në zgjedhjet e vitit 2009 e 2013, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017, tre partitë e mëdha të vendit konkurruan të ndara, ndërsa Rama fitoi mandatin e parë qeverisës me vetëm një parti që nga viti 1997.

Në vitin 2021, ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, të cilat Rama i bëri me votat e të ashtuquajturës opozitë e re, krijoi sistemin me lista të mbyllura, por me votë pëlqyese, një sistem në të cilin, qytetari zgjidhte një parti dhe pastaj i jepte një votë njërit prej kandidatëve të saj. Kjo votë pëlqyese nuk caktoi në mënyrë domethënëse se kush nga kandidatët do të shkonte në parlament, këtë e caktuan kryetarët përkatës, por shërbeu gjithsesi si një formë kontabilizimi i makinerisë elektorale të çdo kandidati.

Listat e hapura dhe të mbyllura

Në krahasim me listat e mbyllura të zgjedhjeve 2009, 2013 e 2017, si dhe të listave të mbyllura me votë pëlqyese të vitit 2021, sistemi elektoral i këtij viti ngjan se është edhe më ekstrem. Shqiptarët do të ftohen të votojnë një parti të caktuar, dhe një kandidat, por deputeti që do të dërgojnë në parlament do të jetë një tjetër, i cili nuk do të votohet por është “emërtuar”, teorikisht nga partia përkatëse por praktikisht nga kryetari takues.

Në fletën e votimit do të kenë një listë të dytë të kandidatëve, të cilët, në pjesën dërrmuese, nuk do të shkojnë në parlament. Kjo është një skemë që qartazi favorizon sërish dy kryetarët në dy gjëra; e para, që aftësia e tyre për të kontrolluar grupet parlamentare të jetë e plotë, dhe, e dyta, që makineritë elektorale të mbështetura në “korrupsion publik” apo klientelizmi politik të jenë në garë të plotë me njëra-tjetrën për të siguruar mandate elektorale shtesë dhe rrjedhimisht, shumicën e ardhshme parlamentare.

Fleta e votimit e miratuar nga KQZ do të ketë dy seksione, një seksion sipër ku do të gjenden emrat e kandidatëve të listave të mbyllura dhe një seksion tjetër, ku do të gjenden listat e kandidatëve në garën e hapur. Qytetari do të duhet të zgjedhë, fjala vjen, kandidatin nr. 37 në listën e partisë X, ndërsa vota e tij do të dërgojë në parlament, jo kandidatin e zgjedhur prej tij, por kandidatin e parë nga lista e mbyllur, të cilin e ka caktuar kryetari.

Në Tiranë, në listat e hapura ka 37 kandidatë për secilën parti, por, nëse Partia Socialiste përsërit suksesin e vitit 2021 dhe merr 18 mandate, pra më shumë se gjysmën, atëherë 12 mandate i cakton kryetari ndërsa të 37 kandidatët e tjerë konkurrojnë në praktikë për vetëm 6 vende.

Në radhët e opozitës, nëse rezultati nuk ndryshon dhe ajo fiton 17 mandate që mori PD dhe LSI kur garuan veçmas katër vjet më parë, atëherë 12 janë të caktuar nga Berisha, ndërsa 5 mandatet e mbetura janë në garë për t’u fituar nga 37 kandidatët e listës së hapur të kësaj partie. Me pak fjalë, pavarësisht se votuesit përkatës të PS-së apo PD-së mund të pëlqejnë njërin apo tjetrin kandidat, ata që shkojnë në parlament janë persona, emrat e të cilëve në listën e votimit nuk  i voton dot.

Nëse, për kandidatët e partive të mëdha në listat e hapura, gara është e pabarabartë deri në absurditet, për partitë e vogla gara është edhe më e padrejtë. Këto parti, pavarësisht nëse pretendojnë të marrin 1, 2 apo 5 deputetë dhe pavarësisht nëse pretendojnë që këto deputetë t’i marrin në një qark të caktuar, për të fituar të drejtën për të garuar, duhet të plotësojnë me kandidatura të gjitha qarqet me lista të plota.

Kryeministri Edi Rama u tall të hënën me një parti të vogël, kryetari i së cilës ka kandiduar, mes të tjerëve, edhe të atin. Gjasat janë që kjo ka ndodhur jo për shkak të pretendimeve të babait të Adriatik Lapajt për mandat deputeti, por për shkakun e thjeshtë se të gjitha partive, pavarësisht se sa të vogla, duopoli Rama – Berisha i ka caktuar detyrimin ligjor absurd që të kandidojnë me lista të plota.

Ndërsa dy partitë e mëdha mund të joshin kandidatë për vendet humbëse, jo me mundësinë për t’u bërë deputet, por me premtimin për akses në sistemin klientelist të këtyre partive, partitë e vogla nuk kanë se si të bëjnë ndryshe veçse t’i mbushin listat si të munden. Për shembull, në vitin 2017, një parti e vogël e quajtur MEGA, (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen), shkaktoi të qeshura naive kur kandidoi pothuajse një lagje fshati, shumica me të njëjtin mbiemër, për deputetë në të gjithë Shqipërinë. Kjo parti që, siç sugjeron emri, synon të përfaqësojë minoritetin grek të Shqipërisë, i cili banon kryesisht në qarqet Gjirokastër e Vlorë, detyrohej të gjente kandidatë edhe në Kukës, Dibër apo Shkodër, ku nuk kishte realisht synim për të konkurruar.

Gjithsesi, një vendim i Gjykatës Kushtetuese bëri që në këto zgjedhje, për herë të parë, të mos ketë prag për partitë e vogla, të cilat, së paku në Qarkun Tiranë, do të kenë mundësi reale për të fituar mandate. Aktualisht janë së paku pesë parti të reja që po garojnë me pretendimin për të marrë mandate. Hamendësimi që mund të bëhet bazuar në rezultatet e zgjedhjeve 2021 është që këtyre partive u nevojiten mes 12 mijë dhe 17 mijë vota për të marrë një mandat. Por nëse të pesta marrin nga, fjala vjen, 10 mijë vota secila, pavarësisht se 50 mijë votat e tyre përbëjnë gati 12% të të gjitha votave të hedhura në Tiranë, votat e tyre digjen.

Mandatet e humbura nga “votat e djegura” të partive te vogla u shkojnë partive të mëdha.

Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim doli pa mandat në qarqet Durrës, Korçë, Berat e Vlorë, për shkak se i munguan pak vota. Kjo njihet si anësia e formulës D-Hondt, e cila përdoret për llogaritjen e mandateve, formulë që favorizon partinë më të madhe, duke dhënë mandate shtesë qoftë edhe për një votë të vetme. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste mori një mandat deputeti për çdo 10,244 vota të marra ndërsa PD mori një deputet për çdo 10,716 vota e LSI mori një deputet për çdo 27 mijë vota. Partia Socialdemokrate sfidoi edhe vetë formulën kur arriti të marrë tre mandate me vetëm 35 mijë vota ose një mandat për çdo 11,800 vota.

Votat për partitë e vogla, ose e ashtuquajtura Votë Proteste, nuk kanë munguar gjatë zgjedhjeve të shkuara, por këto vota nuk kanë sjellë deri më sot rezultat zgjedhor të vlefshëm për maxhorancën qeverisëse. Situata mundet të ndryshojë kësaj here. Në rast se pesë parti të vogla arrijnë të marrin pesë apo më shumë mandate në Qarkun Tiranë, ku i kanë shanset më të mëdha, maxhoranca qeverisëse mund të ndryshojë dhe duopoli politik PD-PS i themeluar në vitin 2008 me marrëveshjen Rama-Berisha për listat e mbyllura mund të hyjë në rrugën e thyerjes./BIRN

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht