LIVE UPDATES
Politike

Analiza: A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

Jo pak njerëz i panë disa deklarata të fundit të saj në drejtim të jetësimit të synimeve për ta mbajtur karrigen e presidentes. Qëndrimi i saj se shteti nuk mund të bllokohet për një nënkryetar serb të Kuvendit të Kosovës, dhe kritikat e saj ndaj partisë më të madhe të serbëve në vend, Listës Serbe, u panë si pjesë e manovrave për të garantuar mbështetjen politike që i nevojitet për një mandat të dytë.

11 Shtator 2025, 16:06 Nga E. D
Analiza: A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat
Vjosa Osmani

KOSOVË- Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak muaj në postin më të lartë shtetëror. Të paktën në këtë mandat, pasi që në publik besohet gjerësisht se ajo ka ambicie për të qëndruar më gjatë në këtë pozitë, përmes një mandati të dytë pesëvjeçar.

Jo pak njerëz i panë disa deklarata të fundit të saj në drejtim të jetësimit të synimeve për ta mbajtur karrigen e presidentes. Qëndrimi i saj se shteti nuk mund të bllokohet për një nënkryetar serb të Kuvendit të Kosovës, dhe kritikat e saj ndaj partisë më të madhe të serbëve në vend, Listës Serbe, u panë si pjesë e manovrave për të garantuar mbështetjen politike që i nevojitet për një mandat të dytë.

Vetë ajo iu tha mediave më 11 shtator se po e mendon edhe një mandat, dhe se do të vendosë shpejt. Osmani deklaroi se nuk ka kalkuluar, as për mandatin e parë dhe as tani.

Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në parim nuk sheh asgjë të gabuar nëse Osmani e synon edhe një mandat të dytë, mirëpo problemin e gjen te mungesa e një udhëheqjeje të qartë dhe unifikuese, e cila do të duhej ta vendoste interesin e shtetit mbi çdo interes personal apo partiak.

“Mënyra se si është angazhuar gjatë kësaj periudhe krize ka nxjerrë në pah dobësi në lidership, në një moment shumë kritik për vendin. Ajo është parë më tepër si pasive, duke vepruar në mënyrë ad hoc, pa një strategji të qartë, duke organizuar takime pa peshë politike për t’i lëvizur partitë, sidomos ato shqiptare që kanë bllokuar punën e Kuvendit prej më shumë se gjashtë muajsh”, thotë Emini në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit, i cili u angazhua edhe në Presidencë më 2011, beson se kalkulime të tilla nuk mund të bëhen “kur Presidenca e Kosovës përfshihet në vallen shoviniste të përhapur në Kosovë”.

“Argumente të paqena, fjalor shtypës ndaj përfaqësuesve politikë të komunitetit serb dhe mungesë absolute të argumenteve, si kushtetuese, si juridike. Ajo as nuk ka ndërtuar ura me partitë opozitare gjatë kohës që është presidente, nuk ka përfaqësuar rol unifikues për çështje të brendshme politike në vend, dhe rreshtimi i saj përkrah secilës parti politike vetëm ia ul mundësinë që ta ketë mandatin e dytë”, vlerëson Deda për Radion Evropa e Lirë.

"Presion" ndaj Kushtetueses

Deda konsideron se një shkesë e nisur nga zyra e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës mund të interpretohet si “presion” ndaj këtij institucioni për të marrë vendime jokushtetuese. Ai thotë se ajo i ngjason më shumë një pamfleti politik, sesa një dokumenti të përfaqësueses së unitetit të popullit.

“Komuniteti serb nuk është duke e bllokuar konstitutimin e Kuvendit të Kosovës. Janë partitë shqiptare, apo të jem më direkt, është partia qeverisëse në Kosovë, ajo e cila po kontribuon në bllokadë dhe po i thyen aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Presidentja tani është përfshirë në këtë valle”.

Emini, ndërkaq, thotë se presidentja ka të drejtë të shprehë shqetësime politike, por se ekziston një vijë e hollë mes këtij roli dhe dhënies së përshtypjes se po sfidohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë tha presidentja?

Presidentja beson se bllokimi i Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga pakica serbe, përderisa Kryesia e tij ka kuorum, do t'i cenonte në mënyrë serioze themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Osmani ngulmon se votimi në pako për dy pozitat e rezervuara për minoritetet nuk kërkohet me Kushtetutë, siç pretendon Lista Serbe, dhe se Rregullorja e Punës e Kuvendit nuk është mbi dokumentin më të rëndësishëm në vend. Por, Emini vlerëson se pozita e nënkryetarit serb nuk ka të bëjë thjesht me një rol teknik.

“Nënkryetari nga komuniteti serb është kategori kushtetuese dhe, si i tillë, është element thelbësor për funksionalitetin e Kuvendit. Nëse Kuvendi vazhdon punën pa e zgjedhur këtë nënkryetar, atëherë po shkelet një detyrim i qartë kushtetues”.

"Argumente për asociacion"

Përtej ambicieve eventuale, Deda thotë se Osmani nuk është angazhuar për “zgjidhjen e problemeve të minoriteteve serbe, boshanjake dhe gorane” përgjatë mandatit presidencial dhe që, sipas tij, fatura për shtetin do të jetë me pasoja të rënda, potencialisht pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Po e shohim që tendenca për prishjen e Kosovës ahtisariane është duke dhënë rezultat, mirëpo ai rezultat nuk do të jetë i favorshëm për rregullimin e ardhshëm të brendshëm të shtetit. Janë duke iu dhënë aq shumë argumente përfaqësuesve serbë të kërkojnë më së paku një asociacion me kompetenca të forta ekzekutive”.

Multietniciteti në Kosovë është ndër aspektet që mbrohet me çdo çmim nga faktori ndërkombëtar, i cili apelon vazhdimisht që shumica shqiptare t’i integrojë pakicat në të gjitha nivelet, siç iu takon me Kushtetutë.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë iu bënë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe t’i formojnë institucionet në linjë me aktgjykimet e saj.

Pozita e presidentit konsiderohet ndër arsyet për mosarritje të konsensusit mes partive politike shqiptare për të ecur përpara drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fillimvitit.

Për ta fituar pozitën e presidentit, një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në total - në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë./REL

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës