LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi: SPAK zvarrit hetimet për ministrat e PS, Beqjes iu parashkrua një nga akuzat

Deklarata e Vokshit vjen një ditë pasi BIRN analizoi të dhënat dhe theksoi se SPAK, vijon prej vitesh hetime pa rezultate konkrete, për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ku ngrihen dyshime për abuzime me qindra miliona euro nga fondet publike. Një prej tyre ishte edhe hetimi i Beqjes. 

7 Mars 2023, 14:19 Nga f.g
Albana Vokshi: SPAK zvarrit hetimet për ministrat e PS, Beqjes iu
Albana Vokshi, PD

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi në emër të PD se SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka zvarritur me qëllim çështjen e hetimit të akuzave për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vokshi tha se kanë kaluar 3 vite që nga nisja e hetimit për Ilir Beqjen dhe një nga akuzat për të, ajo e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim. Vokshi pyeti SPAK se kur do të hetohet Beqja nga institucioni i akuzës apo mos ndoshta po pritet që të parashkruhen dhe veprat e tjera penale për të cilat po hetohet. Deklarata e Vokshit vjen një ditë pasi BIRN analizoi të dhënat dhe theksoi se SPAK, vijon prej vitesh hetime pa rezultate konkrete, për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ku ngrihen dyshime për abuzime me qindra miliona euro nga fondet publike. Një prej tyre ishte edhe hetimi i Beqjes. 



DEKLARATA E PLOTE E VOKSHIT:

Ka edhe një provë të re se si, Skapi i partisë, është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë!
Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje?
- Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?
- Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të pëfshirë në dosje?
- Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua?

Përgjigja është e qartë dhe vetem një:
Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar. Kallëzimi në fjalë identifikon ish-ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.
Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha. Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe, me 40 për qind të aksioneve, e zotëron Investital LLC- një kompani e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas investigimeve të BIRN, Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë, blerë nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduara në kallëzimin penal. Interesimit mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet. Ndërkohë që SPAK pret, vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim. Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë që Partia Demokratike e konsideron korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur.
- Çfarë pret Skapi, që të parashkruhen edhe veprat e tjera penale?
- Çfarë presim ne nga kjo drejtësi, që kundërshtarin politik të pushtetit e mban peng, kurse ministrin e partisë e çliron nga hetimet, duke i zvarritur ato derisa vepra penale të parashkruhet? Prova është e qartë: SKAP-i i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij./Dosja.al

albana vokshi ilir beqja spak

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit