LIVE UPDATES
Politike

Akuza e fortë- Basha: Në kohën kur qeveriste PD, është bërë korrupsioni më i madh me naftën

Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.

5 Qershor 2023, 20:00 Nga A.B
Akuza e fortë- Basha: Në kohën kur qeveriste PD, është
Lulzim Basha

BERAT- Deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, nga ku ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si “një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”.

Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.

“Po vija nga Rruga e Dumresë, dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse nafte shumë të vjetra, të ndryshkura. Dhe u kujtova për premtimet dhe zotimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit, në gjithë keto vite, nga këta që kanë 10 vite ne pushtet por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë.  Unë vij nga një përvojë e veçantë në jeten time politike. Sikurse e dini përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen. Dhe kur hedh një hap pas, ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Ritmi ndryshon, ritmi i çmendur i politikës ndryshon. Distancë me atë që ndodh, zmadhohet dhe ke mundësi të shohesh gjërat më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara, dhe harron të shohësh të rëndësishmen.

Njerëzit flasin ndryshe kur je kryetar i partisë; dihet ti ke një axhendë politike. Ndryshe kur ti je i dorëhequr dhe ti po reflekton. Kam përshtypjen se njerëzit janë edhe më të sinqertë, me direktë.

Edhe vetë kupton disa gjëra. Kupton që ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, kupton që një pjesë e besueshmerisë tonë binte në fund për faktin se ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Per njerëzit që në qeverisjen tonë u bene miliarder nga hiçi me naften. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish. Kjo ka ndodhur. Drejtesia nuk ka bërë të vetën, por as ne nuk kemi bërë tonën. Dhe tani, për dy vite vjen ballafaqimi. Ka nga ata që mendojnë se ne duhet të “koracojmë” formacionin tonë politik, të ndërtojme sendukën tonë të fushatës dhe të bëjmë matematikën e numrave.  Matematika e numrave dikton të gjejmë edhe këta abuzuesit e para 10 viteve, të shtojmë numrat dhe të përballemi, tanet me tyret. Luftë totale. Por a është ky ndryshimi që prisni ju?

 A është ndryshimi që meritoni? Ky është rrotacion. Nëse ndodh. Ikin ata dhe vijnë keta.  Nëse vesi mbetet brenda i pandëshkuar, çfarë do ndryshojmë për Beratin? E meriton Berati dhe Shqipëria këtë?

Për mua jo! Ndaj jam kundër çdo bashkimi mekanik, nuk jemi ndarë për gjëra të vogla me ata që jemi ndarë një vit e gjysëm më parë. Jemi ndarë për bindje, per vlera. Jemi ndarë si parti e vlerave perëndimore. Jemi ndarë për luften kunder korrupsionit. Nëse i dorëzojmë këto kauza, me çfarë arsyetimi do u kërkojmë votën shqiptarëve?!

Ky bashkim, edhe po të ndodh, në bindjen time nuk ndodh dot në natyren njerëzore. Edhe po të ndodh, nuk është garanci për fitore. Por siç e tregoi 14 Maji, është garanci për humbje tjetër poshtëruese, dyshen siç e patë që bashkoi forcat, gjoja në emër të opozites.  Sepse në politike një dhe një nuk bejne dy; mund të bëjnë tre, mund të bëjnë pesë, por mund të bëjnë edhe zero. Zerojnë njëra-tjetrën”.

 

lulzim basha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës