LIVE UPDATES
Politike

Aksi Lekaj-Fier, Berisha: S'ka kurrë ngarkesë. Pse nuk ndërhyjnë tek Tiranë-Durrës apo Shkodër-Lezhë, përditë ka aksidente

Sali Berisha tha se pikërisht ky aks nuk ka kurrë ngarkesë ndërkohë që shtoi se nuk ndërhyhet në dy akset më të ngarkuara ku ndodhin përditë aksidente.

18 Nëntor 2022, 12:57 Nga k.m.
Aksi Lekaj-Fier, Berisha: S'ka kurrë ngarkesë. Pse nuk
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për rrugën Lekaj-Fier duke thënë se do të investohen 7 mln euro për zgjerimin e saj edhe pse nuk është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme. Në fjalën e tij gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se pikërisht ky aks nuk ka kurrë ngarkesë ndërkohë që shtoi se nuk ndërhyhet në dy akset më të ngarkuara ku ndodhin përditë aksidente. Si shembull, numri një i opozitës dha zgjerimin e akseve Tiranë-Durrës ose Shkodër-Lezhë, që sipas tij janë më shumë pak korsi dhe nuk e përballojnë dot fluksin që u shkaktohet nga lëvizjet. 

“Hap Balluku tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë karrierës sime 30 vjeçare këtë. Ajo që ndërton rrugën ka edhe skarpatet. Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve e papërmbajtur. Zbaton urdhrat e Ramës. Ajo në rrugën e Arbrit dhe Kardhiq- Delvinë, i kushton vendit 60-80 milionë euro. Këto do të dalin. Unë u them këtyre kompanive, me respektin për çdo punë të ligjshme PD do jetë e papajtueshme me çdo përfitim antilgjor që ata bëjnë me këtë organizatë kriminale. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim me këtë organizatë kriminale që qeverisë Shqipërisë. 20 mln euro skarparte, Po ato 300 mln euro që shpenzuat deri tani për çfarë ishin. Është kot t’ia thuash emrin asaj zonje. Është një vasal mekanik i Edi Ramës. Bën çfarë i thotë ai por ajo po shkel rregullat dhe ligjet dhe po abuzon fondet.

Merrni rastin e fundit. Shiko çfarë hajdutërie. Për të sistemuar me anësore aksin Lekaj-Fier, hap tenderin 340 mln euro, 7 mln euro për km. Kur ndërtimi nga fillimi në fund kushton maksimumi 3 mln euro. Ai është aksi më i lirë për të udhëtuar në Shqipëri. Unë udhëtoj por pse nuk zgjeron rrugën Tiranë-Durrës, apo Shkodër-Lezhë që ka fluksin më të madh të rrugës së Kombit. E dyta në Shqipëri. Me dy korsi dhe çdo ditë aksident. Këtu me 5-6 korsi dhe nuk ka kurrë bllokim dhe asnjë lloj problemi, por duhet të vjedhin me në krye ligj Fushën. E morët vesh.

Kur konsorciumi me në krye “Ligj Fushën”. Një rrugë me 7 mln euro për km. Prandaj nuk rriten pensionet dhe rrogat. Prandaj shqiptarët largohen përditë nga vendi. Studentëve nuk i afrohet asnjë mbështetje. Këta janë verbuar nga pasurimi i tyre. SI e justifikon ajo para qytetarëve shqiptarë këtë tende. Në fushë e tëra dhe në një pjesë dërmuese ka rrugë anësore, ish rrugën e vjetër. Normale fare. Këta kanë humbur sensin. Prandaj Shqipëria është në fazë eksplozive. Nuk ndalet kërrkund,"-tha Berisha në fjalën e tij. 

Rruga e asfaltuar, e zgjeruar dhe me dy korsi ndarëse anash do të jepet me koncesion nga fshati Lekaj deri në Fier. Koncesioni është fituar nga kompania, fusha e cila premton se do të investojë 320 milionë euro për 35 vjet dhe më pas do të krijohen të ardhura prej 1.3 miliard eurosh nga vendosja e traut. Pagesa minimale do të fillojë nga 2.1 euro për automjetet dhe që vjen me rritje për mjetet e tjera, si furgon, autobus apo kamion.

sali berisha berisha 18 nentor 2022 rruga lekaj-fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet