LIVE UPDATES
Politike

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë së drejtësisë

Berisha e ka cilësuar Brozin si një delokuent të paimagjinueshëm. Berisha ngre akuza se Brozi që duhej të ishte njeriu që të insistonte për zbatimin e vendimeve të gjykatës, lëshonte pusulla ‘mos zbatoni këtë vendim’.

17 Shkurt 2025, 10:51 Nga B.Z
‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se ish kryetari i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi dhe juristi Kreshnik Spahiu, janë sipas tij  figurat më të zeza të historisë së drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë para godinës së SPAK, Berisha e ka cilësuar Brozin si një delokuent të paimagjinueshëm. Berisha ngre akuza se Brozi që duhej të ishte njeriu që të insistonte për zbatimin e vendimeve të gjykatës, lëshonte pusulla ‘mos zbatoni këtë vendim’.

Berisha shprehet më tej se juristi Spahiu dhe Brozi në vend që të përballen me drejtësinë bëhen sipas tij çakenj të Edi Ramës nga ekrani në ekran tjetër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dallimi i protestës opozitare me protestën qeveritare, para një institucioni shtetëror, është dallimi midis ushtrimit të të drejtës demokratike të protestës dhe ushtrimit të grushtit të shtetit.
Kjo është esenciale, të themi atë që është.
Për protesta, ju po të bëni një ritual gjeni me qindra protesta, para Gjykatës së Lartë në SHBA, para Gjykatës së Apelit, protesta të njerëzve që janë të pakënaqur me një gjykim apo me një çështje apo që duan të dëgjohet zëri i tyre, janë një gjë e zakonshme, nuk kanë lidhje me asnjë lloj përmbysje.
Kurse protestat e administratës shtetërore, të ekzekutivit kundër pushtetit gjyqësor, janë shprehje absolute e përpjekjes për grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë...
...Meqenëse u riktheve te një person si Zef Brozi, unë mund t’u them ju se ai ishte turpi i njeriut dhe turpi i drejtësisë.
Çfarë ishte ai?
Merrej një vendim, vendoste gjykata, dhe pasi kishte vendosur trupa gjykuese, jo në një, por në shumë raste, kryetari lëshonte pusullën, ky vendim të mos zbatohet.
Pra, kryetari ishte një delinkuent i paimagjinueshëm.
Kryetari i Gjykatës të Lartë, që duhej të ishte njeriu që të insistonte për zbatimin e vendimeve të gjykatës, ky lëshonte pusulla ‘mos zbatoni këtë vendim’, kundrejt pagesave ose jo, nuk mund të them, por pusullë të tillë nuk mund të lëshonte kurrë.
Pra, ishte ky person që kryente një akt antikushtetues dhe nuk është bërë asnjë protestë para tij, por është nxjerrë jashtë dhe është bërë me prokurori, është ndjekur procesi për ta çuar atje ku e kishte vendin.
Një këshillë, të investoni në tipa si Zef Brozi apo Kreshnik Spahiu, duhet të ndjeheni të turpëruar po të ndodheni afër tyre.
Pse? Në kohën kur kishte Këshillin e Lartë të Drejtësisë ky turp-njeri, Komisioni Europian bënte raportin se për t’u transferuar nga Durrësi në Tiranë, duhet të paguajë gjykatësi 200 mijë euro.
Se për t’u emëruar në Tiranë, duhet të paguajë gjykatësi 300 mijë euro.
Prandaj dhe këta turpe, në vend që të shkojnë dhe të përballen me drejtësinë atje ku duhet, rrinë dhe plotësojnë, bëhen çakenj të Edi Ramës nga ekrani në ekran tjetër.
Nuk ka figura më të zeza në historinë e drejtësisë se këta që thashë.

Sondazh

Poll
Politike 17 Shkurt 2025, 10:27 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Elisa Spiropali TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend, për të vijuar diskutimet e seancës së...

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi