LIVE UPDATES
Politike

 ”Ai shesh para kryeministrisë nuk duhet lëshuar”/ Ish-kandidati i PD-së: Protesta e 24 janarit duhet të jetë qytetare, jo vetëm partiake

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aga u shpreh se kjo protestë nuk duhet të jetë si “të tjerat”, as në formë dhe as në qëllim.

19 Janar 2026, 14:33 Nga E.d
 ”Ai shesh para kryeministrisë nuk duhet lëshuar”/
Ethem Aga

TIRANË- Ish-kandidat per deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të mbahet në 24 janar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aga u shpreh se kjo protestë nuk duhet të jetë si “të tjerat”, as në formë dhe as në qëllim.

Ai tha se vendi është në krizën më të madhe politike, ekonomike dhe ligjore, ndaj pjesëmarrja e qytetarëve nuk duhet parë si numër që mbush sheshin, por si një shpresë se nuk janë aty vetëm për një rrotacion politik. Sipas tij prania e çdo qytetari të panagazhuar politikisht, është vlera kryesore e një proteste.

Ish-kandidati tha se besimi te demokracia, qeverisja e mirë dhe te e drejta, nuk duhet të jenë domen i një grupi njerëzish politikbërës. Aga deklaroi se PD ka vetëm një rrugë: vendosmërinë dhe krijimin e besimit se janë të gatshëm të sakrifikojnë për çdo kauz që shkon në shërbimin qytetar dhe jo në kalkulimet politiko-partiake.

Në fund, ai tha se qeverisja e tanishme i ka bërë dëme të mëdha vendit, por përgjegjësi morale kanë edhe ata që forcën e tyre nuk e kanë përdorur mjaftueshëm për të ndaluar shkatërruesin.

Postimi i Ethem Agës

Ejani për të mos ikur, protesta e 24 janarit, jo vetëm e PD-së

Protesta e 24 janarit nuk duhet të jetë si “të tjerat”, as në formë dhe as në qëllim. Vendi është në krizën më të madhe politike, ekonomike dhe ligjore,- tre elementë madhorë për të qenë i bindur në pjesëmarrjen e madhe, por numrat nuk mjaftojnë. Protesta ka nevojë për vendosmëri, ide dhe qëllim të pastër se ku do të arrijë.

Mbi të gjitha qëllim të shfaqur. Edhe pse thirrja e protestës vjen nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës jam edhe unë, nevoja që sheshi të mbushet edhe nga qytetarë të paangazhuar politikisht është e madhe. Flamuri kombëtar është më i rëndësishëm se çdo rëndësi e flamujve politik. Vendi është në rrezik dhe armiku më i madh që mund të na çojë në një shteg pa krye, është koha. Çdo ditë që kalon është më vonë se vetë e vona. Çdo orë që shkon mban në këmbë vetëm një qeveri të kurruptuar dhe që dikton fatin e keq të një populli të varfër. Çdo minutë që ikën është vdekje e ngadaltë e demokracisë, çdo sekondë e shkuar dëm, është shpresë e humbur për fëmijët tanë.

Pjesëmarrja!

Anëtarët, simpatizantët dhe çdo votues i PD-së e ka detyrë shpirtërore dhe detyrim moral të jetë në shesh. Ata kanë një vlerë të madhe pasi nuk mbajnë në jetë një parti, por frymën e opozitarizmit politik, pa të cilën Shqipëria do ishte de fakto në diktaturë. Nga ana tjetër, sot askush nuk duhet lënë vetëm në kauzat e ngritura. Nevoja është për masivitet qytetarësh mbetet sfida më e rëndësishme e cila duhet arritur. Pjesëmarrja e tyre nuk duhet parë si numër që mbush sheshin, por cilësi dhe mbi të gjitha shpresë se nuk janë aty vetëm për një rrotacion politik ngjyrash qeverisëse. Ata duhet të diktojnë devizën e humbur se kushdo që do të vijnë nuk përngjan me ata që do ikin dhe pse jo të kenë kërkesa që gabimet e së shkuarës nuk do të përsëriten kurrë. Ky vend nuk ka me nevojë për eksperimente. Prania e çdo qytetari të panagazhuar politikisht do ishte vlera e çdo proteste dhe besimi se demokracia, qeverisja e mirë dhe e drejta, nuk duhet të jenë domen i një grupi njerëzish politikbërës. Demokracia, liria, e drejta e pronës, konkurrenca e ndershme dhe drejtësia e pavarur, janë “pronë popullore” dhe jo element i dorëzuar në duart e pak njerëzve që qeverisin sot, apo që do të qeverisin nesër.

Vendosmëria

Qytetarët janë të lodhur dhe zhgënjyer. Pakënaqësia mbetet e madhe ndërsa shkëndija që pakënaqësia të derdhet në shesh në protestë nuk po shihet. Arsyet janë të shumta, disa prej të cilave nuk varen nga opozitarizmi politik, por kjo e fundit ka për detyrë që në plan të parë të vendosë qytetarin.

Shembulli duhet dhënë nga vetja. PD ka vetëm një rrugë: vendosmërinë dhe krijimin e besimit se janë të gatshëm të sakrifikojnë për çdo kauz që shkon në shërbimin qytetar dhe jo në kalkulimet politiko-partiake. Ai shesh para kryeministrisë nuk duhet lëshuar. Vendosmëria për të arritur qëllimet duhet dhe kam besimin se do të jetë moto e PD-së, e cila sot ka një përgjegjësi të madhe para çdo qytetari.

Qeverisja e tanishme i ka bërë dëme të mëdha vendit, përgjegjës i madh është ai që e shkakton, por përgjegjësi morale kanë edhe ata që forcën e tyre nuk e kanë përdorur mjaftueshëm për të ndaluar shkatërruesin. Përballje dhëmb për dhëmb me të keqen dhe shembull se gjithkush duhet të sakrifikojë.

Çdo reagim dhe veprim kundër së ligës që ka mbërthuer qeverisjen në çdo qelizë e ind të saj, janë të përligjura për të arritur një të mirë publike. Qytetari në plan të parë, jo interesi i ngushtë politik! Ata, (qytetarët) janë vlera për tu mbrojtur. Çdo mjet demokratik duhet përdorur fort. Kthim pas nuk duhet të ketë! Sakrifica duhet nisur nga vetja!/Dosja.al

ethem aga protesta pd

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026