LIVE UPDATES
Politike

Agron Shehaj për VOA: Partia Demokratike nuk është më e përçarë

Mes deputetëve demokratë që ndodhen në Uashington për këtë takim është edhe deputeti Agron Shehajn me të cilin Zëri i Amerikës zhvilloi një intervitë gjatë emisionit televiziv Ditari.

7 Dhjetor 2022, 20:09 Nga k.m.
Agron Shehaj për VOA: Partia Demokratike nuk është më e
Agron Shehaj

Në Shtetet e Bashkuara po mbahet një forum i Partive të djathta konservatore ku po merr pjesë edhe Partia Demokratike. Mes deputetëve demokrat që ndodhen në Uashington për këtë takim është edhe deputeti Agron Shehajn me të cilin Zëri i Amerikës zhvilloi një intervitë gjatë emisionit televiziv Ditari.

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, Partia Demokratike është sot në pritje të vendimit të Gjykatës se cili fraksion i saj do të njihet zyrtarisht si Partia Demokratike. Pjesa e PD-së që drejtohet nga zoti Berisha organizoi së fundmi zgjedhjet e brendshme, atë që ju e cilësoni si sistem të primareve për të përzgjedhur kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e dates 14 maj, një proces i cili në fakt nuk kaloi pa kontestime. Disa kandidatë u tërhoqën nga gara dhe në disa bashki pati vetëm një kandidat ndërsa pas procesit pati gjithashtu akuza për manipulime me listat e votuesve. A e dëmtojnë gjitha këto Partinë Demokratike?

Agron Shehaj: Partia Demokratike ka ndërmarrë, pasi premtoj një iniciativë si është ajo e primareve për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët. Është partia e parë në Shqipëri në këto 30 vjet, që pyet anëtarësinë dhe sipmatizantët se kush do të jenë kandidatët. Nuk i vendos më kryetari apo vetëm forumet e larta të Partisë Demokratike. Sigurtisht, kjo është hera e parë që bëhet në Shqipëri, është hera e parë që e bënë Partia Demokratike dhe sigurisht ka patur edhe probleme, ka patur edhe kontestime. Por, unë mendoj që procesi në përgjithësi ka ecur shumë mirë dhe sigurisht zgjedhjet e ardhshme, primaret e ardhshme do të reflektojnë problemet që mund të kenë ndodhur në herën e parë që bëhet ky proces.

Zëri i Amerikës: Sa realiste janë pritshmëritë tuaja për rezultate të kënaqshme në zgjedhjet vendore që janë rreth pesë muaj larg, një proces ky ku duket se Partia Demokratike do të hyjë e përçarë?

Agron Shehaj: PD në fakt mund të quhej e përçarë kur fillojë procesi, kur fillojë përplasja brenda PD ku kishim dy pjesë që pretendonin se kishin shumicën. Por, pasi u bënë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, pasi votuan anëtarët e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit në zgjedhjet e parakohshme u bë e qartë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Aktualisht që flasim në PD vazhdon të mbetët një fraksion gjithnjë e më i vogël dhe ka një mbështetje gjithnjë e më të vogël brenda PD, po flasim për disa përqindje. Kështu që nuk do ta quaja të përçarë Partinë Demokratike, sigurisht kemi një problem në lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit të Shqipërisë ku një pjesë e deputetëve të zgjedhur me votat e Partisë Demokratike, me votat e demokratëve, nuk njohin vendimet e demokratëve dhe anëtarësisë edhe vazhdojnë të kenë pretendime, në këndvështrimin tim, të uzurpojnë në njëfarë mënyre, postet që iu takojnë përfaqësuesve të PD-së në parlament siç është kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare në parlament.

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, shumë kritikë thonë se zoti Berisha u riaktivizua në politikë pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni dhe po e shfrytëzon partinë për interesat e tij. A mendoni ju se partia po paguan koston e një njeriu? Si iu përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Agron Shehaj: Nëse po paguan....Partia Demokratike..sigurisht fakti që zoti Berisha është shpallur, lideri i opozitës është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara është një gjë që nuk ndihmon, ska dyshim që nuk ndihmon. Por nga ana tjetër zoti Berisha është zgjedhur lider i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike nga anëtarësia dhe pastaj ka marrë edhe konfirmimin e votuesve të Partisë Demokratike. Sigurisht që do të ishte më mirë të mos ishte shpallur non-grata, kjo ska dyshim.

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj do doja që të kalonim në një tjetër argument, aktualisht ju jeni deputet i Tiranës po ndërkohë rikujtojmë që mandatin e parë e keni marr si i zgjedhur i Vlorës. Ditën e sotme Konventa e Bernës, një instrument juridik detyrues ndërkombëtar ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1999, u ka kërkuar autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës për shkak të ndikimit të dëmshëm në mjedis. Cili është mendimi juaj, a duhet të vazhdojë më tej ky projekt?

Agron Shehaj: Tani çështja është që pjesa më e madhe e vendimeve të kësaj qeverie që ka të bëjë jo vetëm me ndërtimin e aeroportit të Vlorës por me portin e Durrësit apo me dhënien e konçesioneve, PPP-ve, janë të gjitha vendime që nuk merren as duke u bazuar në analizë, as në ligj, as në respekt edhe të konventave që janë nënshkruar nga shteti shqiptar. Në rastin konkret, edhe për aeroportin e Vlorës është ndjekur e njëjta procedurë që është ndjekur në të gjitha do të thosha aferat e tjera ku janë paracaktuar fituesit e garës ku kemi nëse mos gaboj (sepse aferat janë aq shumë të mëdha aty saqë është e vështirë të mbahen mend cilët kanë qënë përfituesit e asaj gare) nëse s’gaboj kemi të bëjmë me disa sipërmarrës të lindjes, nga Turqia në mos gaboj për të cilët përflitej prej vitesh në fakt – nuk është se shte në një farë mënyre jo vetëm e paracaktuar por edhe e paralajmëruar dhe plus një investitor nga Kosova që është një nga partnerët. Le të themi që ajo procedurë, si edhe në rastet e tjera, nuk bën asnjë përjashtim. Kemi të bëjmë me një procedurë ku vendimi për të bërë aeroportin, kush do ta bëj aeroportin, me çfarë forme do të bëhet aeroporti edhe në se do të bëhet aeroporti aty apo do bëhet diku tjetër, merret nga një njeri i vetëm. Vendimi merret nga kryeministri i cili nuk llogarit do të thosha asnjë zë që mund ta kundërshtojë apo nuk ndjek asnjë lloj procedure. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aeroportin e Vlorës. Ne jemi në një situatë fatkeqësisht ku në lidhje me çdo vendim që merr qeveria kemi një njeri që thotë që është ai që konstaton shkeljet, është ai që vendos cilat janë prioritetet dhe është ai që vendos se kush do ta bëj, pa pyetur absolutisht asnjë. Ajo që shohim është thjesht pasojat e një qeverie absolutisht të korruptuar – dhe kjo nuk është se e them unë po e thotë edhe raporti i Transparency International ku shteti shqiptar në katër vitet e fundit ka humbur 20 pozicione, ka kaluar nga vendi i 83-të në 2017, vitin e kaluar ka zbritur në vendin e 117. Kështu që në një situatë ku korrupsioni mbizotëron vendimet e qeverisë, sigurisht edhe në lidhje me aeroportin e Vlorës nuk respektohet, aq më tepër konventat ndërkombëtare./VOA

agron shehaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës